Kopenhagë
Danimarka ka zgjatur distancën kohore midis dozës së parë dhe të dytë të vaksinave BioNTech/Pfizer dhe Moderna kundër COVID-19 me tre javë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror DR, duke iu referuar informacionit nga Instituti Shëndetësor tha se Danimarka, e cila dëshiron të vaksinojë sa më shumë persona që të jetë e mundur me dozën e parë, në kuadër të programit të vaksinimit, ka rritur distancën kohore midis dy dozave nga tre në gjashtë javë.
Theksohet se personat që do të marrin dozën e parë do të vaksinohen të paktën një javë më herët.
Zyrtarët parashikojnë se vaksinimi i shpejtë do të sjellë deri te krijimi i imunitetit kundër COVID-19.
Në vendin me një popullsi prej rreth 5.8 milionë banorë, deri tani dozën e parë e kanë marrë 1.142.046 persona ndërsa dozën e dytë 549.173.
Komentet