VOAL

VOAL

Daniel Serwer i shkruan Hashim Thaçit: Jepini Kuvendit të Kosovës llogari të plotë dhe të sinqertë të bisedimeve me Vuçiçin (reagimi i plotë)

March 19, 2020

Komentet

Më 24 nëntor përurimi i bustit të Mustafa Merlika – Kruja në sheshin e qytetit të Krujës

Bashkia e Krujës, Shoqata “Trojet e Arbrit” – Prishtinë, Familja Merlika

Ftesë
Ftoheni të merrni pjesë në ceremoninë e vendosjës së bustit në sheshin e qytetit të Krujës të atdhetarit Mustafa Merlika – Kruja, nënshkrues për Krujën i Dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më, 28 nëndor 1912, shtetar, historian, gjuhëtar dhe publicist.
Ceremonia do të zhvillohet në sallën e Pallatit të kulturës “Ibrahim Berdaku”të qytetit Krujë, me ligjërimet e disa studiuesve nga Shqipëria e trojet e saj jashtë kufijve dhe nga mërgata shqiptare në botë, sipas programit të përcaktuar nga organizatorët e veprimtarisë.
Veprimtaria do të zhvillohet në orët 10.00 – 12.00 të datës 24 /11/ 2024.
Zbulimi i bustit do të kryhet në orën 12.30.
Nisja do të bëhet e organizuar nga salla e Pallatit të kulturës.
Pas përfundimit të asaj ceremonie jeni të ftuar të merrni pjesë në koktejlin e përgatitur nga Hotel – Restorant ”Panorama” në afërsi të bustit.

Ju mirëpresim Bashkia e Krujës, Shoqata “Trojet e Arbrit dhe Familja Merlika!

A po përgatit Ukraina një bombë bërthamore? The Times: Nëse SHBA ndërpret ndihmat, Kievi mund ta krijojë brenda pak muajsh

Ukraina mund të prodhojë një bombë bërthamore brenda pak muajsh nëse presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, refuzon të japë ndihmë ushtarake në Kiev, shkruan britanikja “Times”.

“The Times” i është referuar “një dokumenti të përgatitur për Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës ”, sipas të cilit vendi do të ishte në gjendje të ndërtonte me shpejtësi një pajisje bazë plutoniumi duke përdorur teknologji të ngjashme me bombën e hedhur në Nagasaki në vitin 1945.

“Krijimi i një bombe të thjeshtë atomike, siç bënë Shtetet e Bashkuara me Projektin Manhattan, nuk do të ishte një detyrë e vështirë 80 vjet më vonë”, thuhet në dokument.

The Times shtoi se pa kohë për të ndërtuar dhe operuar objektet e mëdha të nevojshme për pasurimin e uraniumit, Ukraina gjatë kohës së luftës do të duhej të mbështetej në përdorimin e plutoniumit të nxjerrë nga shufrat e karburantit të shpenzuar të hequra nga reaktorët bërthamorë ukrainas.

Ukraina ende kontrollon nëntë reaktorë operacionalë dhe ka përvojë të konsiderueshme bërthamore, pavarësisht se hoqi dorë nga arsenali i tretë më i madh bërthamor në botë në vitin 1996.

“Pesha e plutoniumit të reaktorit të disponueshëm në Ukrainë mund të vlerësohet në shtatë tonë… Për të krijuar një arsenal të konsiderueshëm armësh bërthamore, nevojitet shumë më pak material… Sasia e materialit është e mjaftueshme për qindra koka luftarake të fuqisë taktike të disa kilotone”, thuhet në dokument.

Një bombë e tillë do të ketë përafërsisht një të dhjetën e fuqisë së bombës “Fat Man” që SHBA shpërtheu mbi Nagasaki, përfundojnë autorët e dokumentit.

“Kjo do të mjaftonte për të shkatërruar një bazë ajrore të tërë ruse ose objekte të përqendruara ushtarake, industriale ose logjistike. Fuqia e saktë e një ngarkese bërthamore do të jetë e paparashikueshme, pasi do të përdorë izotopë të ndryshëm të plutoniumit,” tha autori i raportit, Alexey Yizhak, kreu i Institutit Kombëtar për Studime Strategjike të Ukrainës, një qendër kërkimore shtetërore që vepron si një organ këshillues për administratën presidenciale dhe Këshillin për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen e Ukrainës.

Ekspertët perëndimorë besojnë se Ukrainës do t’i duhen të paktën pesë vjet që të zhvillojë armë bërthamore dhe një mjet transporti të përshtatshëm, ndërsa Valentin Badrak, drejtor i Qendrës së Ushtrisë, këmbëngul se Ukraina do të zhvillojë raketat e veta balistike në më pak se një vit.

“Ukraina do të tregojë brenda gjashtë muajve se ka aftësinë për të krijuar raketa balistike me rreze të gjatë: ne do të kemi raketa me rreze fluturimi prej 1000 km”, pohoi Badrak.

Analistët, të cituar nga Times, thonë se nëse SHBA largohet nga Ukraina, Britania e Madhe mund të përmbushë detyrimet e saj të sigurisë sipas Memorandumit të Budapestit duke ndihmuar Ukrainën të zhvillojë një parandalues ​​bërthamor, duke qenë se Kievi nuk ka mjete konvencionale për të parandaluar Rusinë të pushtojë Ukrainën. Jižak deklaroi se ekziston rreziku që disa nga qytetet më të mëdha të Ukrainës, si Dnipro dhe Kharkiv, mund të bien përpara se të zhvillohen armët.

“Unë u befasova nga respekti që Shtetet e Bashkuara kanë për kërcënimin bërthamor rus. Ndoshta na kushtoi lufta. Ata i trajtojnë armët bërthamore si një lloj Zoti. Ndoshta është koha t’i lutemi edhe ne atij Zoti,” shtoi ai.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina nuk ka thënë kurrë se dëshiron të krijojë armë bërthamore, shton “The Times”.

Ai kujtoi memorandumin e Budapestit në bazë të të cilit Ukraina hoqi dorë nga armët bërthamore, por në këmbim, siç tha ai, “nuk mori garancitë e premtuara të sigurisë”.bw

VIDEO- Baku: Kryeministri ulet në gjunjë, batuta e përqafime me homologen italiane

Edi Rama dhe Giorgia Meloni kanë tërhequr vëmendjen në Baku të Azerbajxhanit teksa kanë marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Kreu i qeverisë shqiptare është takuar dhe me disa homologë të tij, ku mes tyre dhe me Georgia Melonin, kryeministren italiane, takim i cili ka qenë krejt ndryshe.

Rama kur ka parë Melonin t’i afrohej, është ulur në gjunjë me humor në shenjë përulje dhe më pas mes batutave dhe të qeshurave janë përqafuar të dy. Pamjet janë bërë virale në mediat azere.


Kryeministri ditën e sotme nga Samiti i Klimës kritikoi vendet e mëdha e të fuqishme, që nuk paraqiten në takim dhe nuk bëjnë sa duhet për ndryshimet klimatike.

Samiti i Klimës në Baku është një ngjarje ndërkombëtare e rëndësishme e cila mbledh së bashku liderë botërorë, ekspertë të klimës, përfaqësues të qeverive, organizata ndërkombëtare, dhe aktivistë mjedisorë për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet në lidhje me ndryshimet klimatike.

Ky Samit shërben si një platformë për dialog dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.bw

Si u shndërrua Kaspiku në fushëbetejë

Anijet e Flotës së Kaspikut të Rusisë gjatë stërvitjeve në prill të vitit 2021.

 

Sergei Dobrynin, Andrei Besedin, Ray Furlong

Forcat ushtarake ruse në dhe përreth Detit Kaspik duket se po sulmojnë Ukrainën dhe ende nuk dihet ndikimi që kanë këto sulme në mjedisin lokal apo sa i përket numrit të viktimave, shkatërrimit të shkaktuar apo caqeve që po godasin.

Zyrtarët ukrainas raportuan se avionët luftarakë rusë gjuajtën raketa nga deti në ditët e para të pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Moska më 2022, dhe vazhdimisht raportojnë për sulme të tilla.

Një plazh në Detin Kaspik.

Një plazh në Detin Kaspik.

Njerëzit që jetojnë pranë Kaspikut kanë raportuar po ashtu për lëshime raketash. Gjatë këtij viti, madje ata kanë publikuar një video që me sa duket shfaq lëshimin e një rakete lundruese të llojit, Kalibr.

Disa banorë lokalë kanë thënë se ky aktivitet ushtarak po shkakton ndotje, ndërkaq disa gazetarë kanë sugjeruar se ka një lidhje mes lëshimeve të raketave dhe ngordhjes së fokave të Kaspikut.

Rusia nuk ka konfirmuar se përdor Kaspikun për të kryer sulme ndaj Ukrainës, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Në tetor të vitit 2015, media zyrtare citoi ministrin e atëhershëm rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të ketë thënë se Flota e Detit Kaspik kishte sulmuar caqe në Siri duke përdorur raketat Kalibr. Po ashtu, për një sulm nga Kaspiku kishte edhe një raportim një vit më pas.

Anija e Flotës së Kaspikut duke lëshuar një raketë drejt Sirisë.

Anija e Flotës së Kaspikut duke lëshuar një raketë drejt Sirisë.

Raportimet për sulme që nga viti 2022 kryesisht kanë qenë për bombarduesit që kanë fluturuar mbi Kaspik dhe që kanë gjuajtur raketa lundruese të llojit X-55.

Është e mundur që Flota e Kaspikut ka gjuajtur raketa Kalibr, por forcat e armatosura ukrainase kanë thënë se nuk ka dëshmi të qarta për këtë.

Një video e publikuar në qershor nga një peshkatar tregoi dy raketa. Lëvizja e bishtit të raketës ishte më e ngjashme me atë të një rakete Kalibr sesa të një rakete lundruese të lëshuar nga ajri.

Por, shqetësimet lokale për ndikimin në mjedis të Flotës Kaspik të Rusisë datojnë para nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Moska veçse ishte duke ndërtuar një bazë të re për flotën në Kaspik, në Dagestan, dhe në qershor të vitit 2020 atje kishte mbajtur një paradë detare.

Një banor vendas i tha Radios Evropa e Lirë se ngjarja, e cila që atëherë është mbajtur në baza vjetore, e mbulon detin me naftë dhe pas kësaj parade, brigjet mbushen me peshq të ngordhur.

“Rreth 30 vjet më parë, deti ishte plot jetë. Nuk është më. Notova te anijet gjatë verës dhe pash se çfarë po ndodhte. Flota e Kaspikut është një nga faktorët”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë është shpallur “organizatë e padëshirueshme” nga Moska, prandaj emri i këtij personi nuk mund të zbulohet. Nëse do të zbulohej emri i bashkëbiseduesit, ai do të përfundonte prapa grilave.

Një banore lokale, e cila po ashtu duhet të mbetet anonime, tha se është zhvendosur në Kaspik nga kryeqyteti rajonal, Makaçkala, nëntë vjet më parë, duke shpresuar se uji do të ishte më i pastër.

Ajo tha se situata kishte “ndryshuar shumë” në atë kohë dhe foli për ndikimin që kanë paradat vjetore detare.

“Anijet nuk janë në port, ato janë të ankoruara në det të hapur. Ato djegin karburante pandërprerë, gjithmonë dëgjohen motorët e tyre dhe sigurisht i gjithë ky emetim shkon në det”, tha ajo.

“Më pas anijet nisin të qëllojnë. Është një atmosferë e tmerrshme. Vjen era e djegies edhe nëse dritaret janë të mbyllura… është e pamundur të marrësh frymë”.

Flota po ashtu mban stërvitje çdo shtator. Këtë vit, mbi 30 anije ishin të përfshira në stërvitje.

Pavarësisht se stërvitjet mbahen më thellë në det, burimet e REL-it thanë se karburanti i derdhur dhe peshqit e ngordhur grumbullohen në breg.

Gazetarët i kanë lidhur stërvitjet dhe aktivitetet luftuese me nivelin e ndotjes dhe ngordhjen masive të fokave.

Foka në Kaspik.

Foka në Kaspik.

Si Kalibr, ashtu edhe raketat lundruese X-55, përdorin karburante toksike që mund të derdhen në det.

Por asnjë e dhënë e pavarur shkencore nuk është mbledhur në Kaspik për të vlerësuar ndikimin e aktiviteteve ushtarake të Rusisë ndaj mjedisit atje.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Kë po emëron Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet kyçe?

VOA/Ken Bredemeier

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po vepron me shpejtësi për të plotësuar postet në administratën e tij të sapolindur me zyrtarë republikanë, të cilët kanë qenë më besnikët politikisht ndaj tij gjatë katër viteve që ai nuk ishte në detyrë.

Presidenti i zgjedhur Trump, sipas njoftimeve të ndryshme të mediave amerikane, synon të emërojë Senatorin e Floridas, Marco Rubio si sekretar të shtetit.

Të martën në mbrëmje, ai njoftoi se guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, do të jetë drejtuesja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ndër të përzgjedhurit e tjerë për anëtarë të kabinetit qeveritar është edhe Pete Hegseth, i cili do të drejtojë Departamentin e Mbrojtjes. Zoti Hegseth është ish-ushtarak dhe ka drejtuar emisione në kanalin televiziv Fox News.

Zoti Rubio dhe zonja Noem radhiteshin në listën e kandidatëve të mundshëm për nënpresident disa muaj më parë. Ndërsa zoti Trump më vonë përzgjodhi senatorin e Ohajos JD Vance, tashmë nënpresidenti i zgjedhur, si zoti Rubio ashtu edhe zonja Noem vazhduan ta mbështesin zotin Trump, që fitoi bindshëm zgjedhjet javën e kaluar përballë Nënpresidentes demokrate Kamala Harris.

Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi gjithashtu se do të emërojë ish-drejtorin e Zbulimit Kombëtar John Ratcliffe për të shërbyer si drejtor i CIA-s. Zoti Ratcliffe ishte drejtuesi i gjashtë i zbulimit kombëtar, që shërbeu gjatë tetë muajve të fundit të administratës së ish-Presidentit Trump. Zoti Trump njoftoi gjithashtu të martën se ka përzgjedhur zotin William McGinley si këshilltar ligjor të Shtëpisë së Bardhë.

Ndër njoftimet e tjera të bëra nga presidenti i zgjedhur, është se dy sipërmarrësit Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy do të bashkëdrejtojnë Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë. Në njoftim thuhet se ata do të ofrojnë këshilla dhe udhëzime “për të drejtuar reformën strukturore në shkallë të gjerë” të qeverisë federale.

Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu vendosi të emërojë si këshilltar për sigurinë kombëtare ligjvënësin nga Florida, Michael Waltz. Zoti Waltz në fillim të këtij viti mbështeti një përpjekje të ligjvënësve republikanë për t’i vënë emrin e zotit Trump aeroportit ndërkombëtar të Uashingtonit.

Presidenti i zgjedhur Trump të hënën emëroi edhe Thomas Homanin, ish-drejtuesin për emigracionin, si “drejtuesin kombëtar për çështjet e kufirit”, për të drejtuar përpjekjet për të deportuar drejt vendeve të origjinës ndoshta miliona emigrantë pa dokumente që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Mediat njoftuan se Stephen Miller, një tjetër këshilltar i zëshëm kundër emigracionit, që shërbeu në mandatin e parë të ish-Presidentit Trump, do të emërohej si zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të zgjedhur për politikat.

Presidenti i zgjedhur përzgjodhi një tjetër mbështetëse të vendosur, ligjvënësen nga Nju Jorku, Elise Stefanik, si ambasadoren e re amerikane në Kombet e Bashkuara. Ai emëroi ish-guvernatorin e Arkansasit, Mike Huckabee, si ambasador në Izrael.

Elise Stefanik

Elise Stefanik

Pak përpara zgjedhjeve, zoti Trump, i cili rrallë pranon publikisht gabime, i tha drejtuesit të një emisioni podcast Joe Rogan se gabimi i tij më i madh gjatë mandatit të tij nga 2017 deri në 2021 ishte punësimi i “njerëzve të këqij, ose njerëz jo besnikë”.

“Përzgjodha disa njerëz që nuk duhej t’i kisha zgjedhur”, tha ai.

Disa nga zyrtarët e lartë që ish-Presidenti Trump zgjodhi në atë kohë, përfshirë ish-shefin e kabinetit John Kelly dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton, u bënë kritikë të ashpër publikë të zotit Trump, pasi ai i hoqi nga detyra. Zoti Kelly tha gjatë fushatës së këtij viti se ish-Presidenti Trump përmbushi përkufizimin e një sundimtari fashist. Ish-Presidenti Trump i sulmoi të dy ish-zyrtarët, duke e quajtur zotin Kelly “një ngacmues, por një person të dobët” dhe duke e nënçmuar zotin Bolton si “një idiot”.

Përpara zgjedhjeve, zoti Bolton tha se: “Ajo që Trump-i do të kërkojë nga kandidatët për postet e larta në një mandat të dytë është besnikëria. Ai dëshiron burra që thonë vetëm ‘po’ dhe gra që thonë vetëm ‘po’.”

Senatori Rubio u përplas ashpër me zotin Trump gjatë kandidimit të tyre në vitin 2016 për marrjen e kandidaturës zyrtare për president të Partisë Republikane, që u fitua nga zoti Trump. Zoti Rubio bëri shpoti ndaj zotit Trump duke i thënë se kishte duar të vogla dhe një nxirje të lëkurës ngjyrë portokalli, ndërsa zoti Trump e nënçmoi duke e quajtur “i vogli Marko”.

Por senatori Rubio, si shumë kritikë të tjerë të dikurshëm të zotit Trump, ishte një mbështetës i vendosur i tij gjatë fushatës së këtij viti. Vitet e fundit, zoti Rubio ka mbajtur haptazi një linjë të ashpër në politikën e jashtme, duke mbajtur qëndrime të ashpra për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën, Iranin, Venezuelën dhe Kubën.

Ai ka qenë ndonjëherë në mosmarrëveshje me republikanët që ishin skeptikë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konfliktet e largëta, si ndihmat për financimin e luftës së Ukrainës ndaj sulmit të Rusisë në vitin 2022. Por kohët e fundit, ai votoi kundër dërgimit të ndihmave të mëtejshme ushtarake amerikane në Ukrainë, ndërsa zoti Trump ka shprehur gjithashtu skepticizëm për vazhdimësinë e ndihmave amerikane për Kievin.

Zoti Rubio i tha kanalit NBC News në shtator se, “Mendoj se ukrainasit kanë qenë kaq të guximshëm dhe të fortë në përballjen me Rusinë. Por në fund të fundit, ajo që po financojmë këtu është një luftë në ngërç dhe duhet të arrihet në një përfundim, ose ai vend do të kthehet 100 vite prapa”.

“Unë nuk jam në anën e Rusisë – por për fat të keq, realiteti është se mënyra se si do të përfundojë lufta në Ukrainë është me një zgjidhje të negociuar”, tha zoti Rubio.

Zonja Noem mori vëmendje në nivel kombëtar dhe fitoi lëvdata nga konservatorët pasi refuzoi të miratonte një urdhëresë për mbajtje maskash gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2021.

Zonja Noem me Presidentin e zgjedhur Trump

Zonja Noem me Presidentin e zgjedhur Trump

Presidenti i zgjedhur Trump mendohet se po e shqyrtonte madje emrin e saj si kandidate për nënpresidente. Por ajo u përball me kritika të gjera, pasi shkruajti në një libër kujtimesh se pati vrarë me armë një qen “të patrajnueshëm” që ajo “e urrente”, në fermën e familjes së saj.

Zoti Waltz është një ish-ushtarak i njësive të forcave speciale të ushtrisë amerikane, i cili ndan pikëpamjet e Presidentit të zgjedhur Trump për emigracionin e paligjshëm dhe skepticizmin për mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për Ukrainën.

Zoti Waltz, i cili gjithashtu ka shërbyer në Gardën Kombëtare me gradën kolonel, ka kritikuar aktivitetin e Kinës në rajonin Azi-Paqësor dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë gati për një konflikt të mundshëm në rajon.

Po aq të rëndësishëm sa përzgjedhjet fillestare të Presidentit të zgjedhur Trump janë edhe emrat e dy ish-zyrtarëve që ai i ka refuzuar deri më tani për postet kryesore në administratën e tij të re: Nikki Haley, ish-ambasadorja e tij në Kombet e Bashkuara dhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Zonja Haley kandidoi përballë zotit Trump për të marrë kandidimin zyrtar republikan për president në vitin 2024 dhe zoti Pompeo shqyrtoi mundësinë e kandidimit përballë zotit Trump, por më pas u tërhoq.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump shkon në Uashington të mërkurën për t’u takuar me Presidentin Joe Biden, që fitoi përballë zotit Trump në zgjedhjet e vitit 2020. Bisedat pritet të përqëndrohen tek transferimi i pushtetit kur Presidenti i zgjedhur Trump të inaugurohet më 20 janar. Zoti Trump po planifikon të takohet edhe me ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Lala: Policia drejtohet nga njerëz të lidhur me krimin! Shumë ngjarje fshihen

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe, për të cilët ka dyshime se kanë lidhje me krimin.

Lala tha se policia sot është “në pikë të hallit” dhe se shumë ngjarje fshihen, çka rrit problematikën për qytetarët.

“Mua nuk më shqetësojnë emrat sepse emrat ikin dhe vijnë. Më shqetëson procesi dhe sistemi. 

Sot policia është në pikë të hallit. Ka punonjës të demotivuar, të frikësuar, i drejtojnë njerëz që kanë lidhje me krimin. Më shqetësojnë qytetarët e thjeshtë që përballen me këtë strukturë.

Nuk e keni idenë sa ngjarje mund të fshihen. Kemi raportuar lajm që vëllai i Rrahman Rrajës ishte në kërkim policor sepse dhunoi një familje në zonën e Niklës. Vetëm fakti që nuk pati video, nuk tërhoqi vëmendje, por policia nuk kishtë bërë transparencë.

Më shqetësojnë qytetarët që përballen me represion. Nëse nuk pastrohet policia, do të ketë problematika edhe në dhjetëvjeçarin e ardhshëm”, tha Lala.

Pakti kapilar i qeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës me oligarkinë dhe pushtetet e padukshme – Nga Ndriçim Kulla

Një shtet i përdorur për të ruajtur pushtetin dhe një pushtet i degjeneruar deri në atë farë feje, sa të mos ruajë dot as funksionet e veta më kryesore, nuk është shkak në vetvete, është vetëm pasojë e faktit që grushti i oligarkisë, çdo vit e më shumë, është bërë kaq i rëndë e goditës, sa ka arritur ta shkallmojë parzmoren e politikës shqiptare. Fuqisë ekonomike i është hapur rrugë të sundojë fuqinë politike.

Ushtrimi i fshehtë i fuqisë politike – e drejtuar drejt sekretësisë dhe gënjeshtrës – përforcon sot një problem të rangut më të lartë në qeverisjen e sotme të regjimit, që pret zgjidhje qoftë në nivelin e veprimit politik, ashtu dhe në një nivel më të përgjithshëm, në atë të aktivitetit shoqëror. E kjo për faktin se një aspekt i saj i rëndësishëm ka të bëjë drejtpërdrejt me vetë fatin e demokracisë së një vendi. Pushteti i padukshëm nuk konsiston thjesht në një pengesë për realizimin më të plotë apo më të mirë të një demokracie, por përbën faktorin bazë të degjenerimit të kësaj forme të qeverisjes. Transparenca e politikës dhe pushtetit është mënyra më qenësore e çdo modeli demokratik. Aty ku sfera e qeverisjes është e mbuluar nga errësira nuk mund të flitet më për menaxhim apo kontroll të pushtetit nga ana e qytetarëve.

Aty, ushtrimi i fshehtë i pushtetit i transformon njerëzit nga individë politikisht të lirë në individë të nënshtruar. E kjo për faktin se errësira, nga njëra anë, nevojitet të fshehë nga sytë e të qeverisurve veprimet e pushtetit që bien ndesh me parimet e legjitimitetit demokratik, dhe nga ana tjetër, kërkon të mbulojë strategjitë që pushteti përdor shpesh për të neutralizuar veprimet apo lëvizjet e “segmenteve të tjera të caktuara të klasave udhëheqëse”. Për rrjedhim, korrupsioni, menaxhimi instrumental i informacionit dhe i konflikteve sociale, përgjimi, shantazhimi (për të mos shkuar deri në mjete më të dhunshme si urrejtja apo si hakmarrja e kryeministrit të sotëm që është emblematike!), janë disa prej instrumenteve përmes të cilëve synohet të arrihet një neutralizim i tillë.

Duke sjellë ndërmend këto radhë të mësimeve politike, rrëqethesh me përpikërinë me të cilën puthitet ky shpjegim me gjendjen e sotme të qeverisjes shqiptare të bojaxhiut të shkarravinave. Sa herë me radhë këto 12 vjet qytetarët kanë qenë të fundit që janë informuar ose në shumicën e herës nuk janë informuar fare për ligje, norma, tenderë e trafiqe të kryera në errësirë nga shteti e qeverisja, e që kanë nxjerrë në dritë vetëm majën e tyre të ajsbergut, falë shpërthimit të vjedhjeve apo të një prej skandaleve fenomenale. Sa herë kemi dëgjuar për video që pritet të dalin, por nuk dalin kurrë, ose dalin vetëm ato video që i interesojnë pushtetit ose shtresave udhëheqëse të partive politike. Sa dosje skandaloze të korrupsionit qeveritar që disponon SPAKU dhe heziton t’i aktivizojë hetimet e tyre për shkak të presionit personal të kryeministrit të gjithëpushtetshëm?! Po skandalet e shpërthyera të përgjimit që si një flluskë fryhen dhe shfryhen dhe në fund shpesh dalin barazim si në ndeshje futbolli, ndoshta nga të dyja palët e politikës, a nuk janë shenja alarmante se pushteti i padukshëm në Shqipëri ka zënë rrënjë të forta, gati të pashkulshme, aq sa së fundi ai arrin të plekset me një masë të madhe njerëzish duke i orientuar ata me “forcën e parasë dhe të skamjes” drejt rrugës së kanabizimit.

Por ajo që e bën akoma dhe më të tmerrshëm kontrastin midis pushtetit të padukshëm dhe demokracisë sonë është se ky ka lindur dhe po vazhdon të zhvillohet si në planin e parimeve politike ashtu dhe në planin e konflikteve të interesit. Kjo e fundit është ajo që e bën kaq të rrezikshëm këtë fenomen, duke e shndërruar jo thjesht në një limit, siç përpiqet shumëkush ta thjeshtëzojë, por në një virus vdekjeprurës për demokracinë. Ky është skenari ku ka rrëshqitur shoqëria jonë, që bart mbi supe aq e aq konflikte të pazgjidhura pronash apo dhe interesash thjesht mbijetese apo të karakterit të padrejtësisë sociale.

Pushtetet e padukshme i kanë shtrirë metastazat në të gjithë sektorët e jetës, kryesisht ose tërësisht nëpërmjet oligarkisë kapilare në qeverisje. Mjafton të bëhen VKM (Vendimet e Këshillit të Ministrave) për ta bërë çdo tekë dhe fjalë të ligjshme, për ta dekretuar mendimin edhe për gjëra sipërfaqësore. Edhe vjedhjet gjigante këto vitet e fundit, nëpërmjet kësaj rruge kanë funksionuar. Kryeministrit tonë të paprekshëm nga ligji i kanë mjaftuar  justifikimet – edhe absurde – për të ngritur kurthe, rrjetën e merimangës, për të tejshkuar deri në atrofizimin, ose edhe neutralizimin edhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo tendencë (e kthyer në histori dramatike) është bërë gara e ethshme e kryeministrit, alias Djallit tonë, që po lë pas në rrugën e tij të moskthimit vetëm tym e flakë…

Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale

Valona Tela

Forcat e armatosura amerikane “ndaluan nazizmin dhe komunizmin” dhe “të këqija të tjera, si spastrimi etnik serb”.

“Ato ndihmuan në lindjen e demokracive – nga Gjermania në Irak”.

Këto deklarata i bëri Marco Rubio, senator i Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, gjatë një fjalimi për rolin e Amerikës në botë, në vitin 2011.

Trembëdhjetë vjet më vonë, emri i tij përflitet për pozitën e sekretarit amerikan të Shtetit.

Disa media amerikane raportuan se Rubio është në bisedime me ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për pozitën e lartë.

Aktualisht, ai shërben si nënkryetar i Komitetit të Senatit për Inteligjencë dhe është anëtar i Komitetit për Marrëdhënieve me Jashtë.

Si përfaqësues nga Florida në Senat, 53-vjeçari u zgjodh për herë të parë në vitin 2010.

Përgjatë karrierës, rajonin e Ballkanit e kishte disa herë në fokus.

Në vitin 2022, ai iu bashkua një grupi senatorësh, i cili i dërgoi letër presidentit amerikan, Joe Biden, për ta inkurajuar që ta mbajë Ballkanin në vëmendjen e tij.

“Ballkani është një zonë e cenueshme e Evropës dhe, megjithëse Ukraina duhet ta ketë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund ta humbasim nga sytë këtë rajon, ku NATO-ja, prej kohësh, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes”, u tha në atë letër.

Aty po ashtu theksohej se Rusia, për kohë të gjatë, ka luajtur rol destabilizues në Ballkan, për t’i penguar vendet që aspirojnë NATO-n të anëtarësohen në këtë aleancë.

“Në veçanti, ne i bëjmë thirrje NATO-s që ta rrisë angazhimin e saj në rajon dhe t’i marrë parasysh masat emergjente, në rast se Rusia vë veto ndaj rinovimit të misionit të Forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më vonë këtë vit”, u tha në atë letër.

Në vitin 2021, Rubio mirëpriti lajmin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të dyja vendet, si dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shkroi Rubio në X.

Vitin e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osamni, gjatë një vizite në Uashington, u prit nga një grup senatorësh dhe kongresistësh amerikanë, në mesin e të cilëve ishte edhe Rubio.

Në atë takim, Osmani vlerësoi “kontributin e jashtëzakonshëm që Kongresi ka dhënë në forcimin e pozitës ndërkombëtare” të Kosovës.

Në vitin 2018, me Rubion u takua edhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Folëm për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për mundësitë euroatlantike të Kosovës dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, tha atëkohë Thaçi.

Rubio njihet për qasje të ashpër në politikën e jashtme, sidomos ndaj Kinës dhe Iranit.

Ndërsa shprehu vazhdimisht mbështetje për Ukrainën, në një rast më herët tha se konflikti i vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës duhet “të arrijë në një përfundim”.

Rubio ishte në mesin e disa senatorëve që votuan kundër ndihmës ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, e cila kaloi në muajin prill.

“Ajo që ne po financojmë, është një ngërç që duhet të marrë fund”, tha Rubio për televizionin NBC News, pas zgjedhjes së Trumpit, javën e kaluar.

një intervistë për rrjetin televiziv, CNN, po atë javë, Rubio tha se “bota po ndryshon me shpejtësi”.

“Kundërshtarët po bashkohen – Koreja e Veriut, Irani, Kina, Rusia po koordinohen gjithnjë e më shumë. Do të na duhet të jemi shumë pragmatikë dhe të zgjuar, në atë sesi investojmë jashtë shtetit dhe çfarë bëjmë”, tha Rubio.

Ai, po ashtu, shprehu vazhdimisht mbështetje për luftën e Izraelit në Gazë.

Në fund të vitit të kaluar, kur u pyet nga një aktiviste e paqes se çfarë mendon për vrasjen e civilëve palestinezë, Rubio tha se Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – “është 100 për qind fajtor”.

“Hamasi duhet të ndalojë të fshihet pas civilëve. Hamasi duhet të ndalojë ngritjen e instalimeve ushtarake poshtë spitaleve”, tha Rubio.

Marrëdhëniet mes Rubios dhe Trumpit nuk ishin gjithmonë në harmoni.

Të dy garuan për president në vitin 2016 dhe zhvilluan një rivalitet të ashpër.

Ata u përplasën për një sërë çështjesh – sidomos për imigracionin – dhe mosmarrëveshjet i çuan edhe në fyerje të ndryshme.

Trump iu referua shpesh senatorit si “Marco i vogël”, ndërsa Rubio tallej me, siç thoshte, “duart e vogla” të Trumpit.

Por, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, Rubio nisi t’i rregullonte gjërat me të, duke shërbyer si këshilltar joformal i politikës së jashtme dhe duke e ndihmuar atë në përgatitjen e debatit të tij të parë me Bidenin në vitin 2020.

Ai shprehu mbështetje për Trumpin edhe në zgjedhjet e atij vitit, edhe në të fundit, që u mbajtën më 5 nëntor.

Si djalë i imigrantëve kubanezë, Rubio është i martuar dhe ka katër fëmijë.

“Nëse konfirmohet nga Senati si kryediplomat amerikan, Rubio do të bëhej fytyra e politikës së jashtme të Trumpit, duke përshkuar globin me një aeroplan qeveritar, për të artikuluar doktrinën e presidentit të zgjedhur ‘Amerika e para’”, shkroi gazeta Washington Post.

Radio Evropa e Lirë

Të ikur nga mobilizimi e persekutimi rus, çeçenët arrijnë në kufirin mes Bosnjës e Kroacisë

Një grup çeçenësh në pikëkalimin kufitar midis Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë në Gradishkë, Bosnje e Hercegovinë, më 8 nëntor 2024.

 

Millorad Millojeviq, Goran Katiq

Është ora 6:00 e mëngjesit. Temperatura është pak mbi zero gradë celsius.

Nëpër mjegull duken rreth 15 persona – shtetas rusë nga Kaukazi i Veriut – mes të cilëve ka edhe fëmijë e të moshuar.

Vend i tubimit të tyre është një kafene në Gradishkë, pranë pikës kufitare nga Bosnje e Hercegovina në Kroaci, që i bie veriu i largët i Bosnje e Hercegovinës.

Ata presin për një kohë të shkurtër dhe më pas përqafohen. Njëri prej të rinjve çeçenë niset drejt Kroacisë, për të kaluar në Bashkimin Evropian.

Të tjerët e shikojnë me shpresën se do të lejohet të kalojë. Por, ai kthehet dhe grupi pret që dikush tjetër të provojë sërish.

Njëri thotë se ka ikur nga Rusia, për shkak të mobilizimit të detyruar ushtarak për luftën në Ukrainë.

Një grup çeçenësh përballë një kafeneje në Gradishkë, afër kufirit me Kroacinë, 8 nëntor 2024.

Një grup çeçenësh përballë një kafeneje në Gradishkë, afër kufirit me Kroacinë, 8 nëntor 2024.

Të tjerë kanë ikur nga persekutimi politik, për arsye fetare apo shëndetësore.

Disa edhe për të ndihmuar familjen.

Në mesin e qytetarëve rusë që ekipi i REL-it i takoi pranë pikës kufitare në Gradishkë, më së shumti ka çeçenë.

Ata thonë se mblidhen aty çdo mëngjes, në përpjekje për të kaluar kufirin midis Bosnjës dhe Kroacisë dhe për të kaluar azil në ndonjërin nga vendet e BE-së.

Magomed ishte i vetmi çeçen që pranoi të fliste me gazetarët e REL-it.

Ai këmbëngul që të mos fotografohet askush, e nëse po, të turbullohen fytyrat e personazheve, nga frika e hakmarrjes ndaj tyre dhe familjeve të tyre në Rusi.

Thotë se në grupin e tij, rreth 80 për qind janë çeçenë, por se ata vijnë edhe nga republika të tjera ruse, si Ingushetia dhe Karaçajevo-Çerkesia, ndërsa disa janë edhe nga Tatarstani.

Sipas llogaritjeve të tij, rreth 170 njerëz nga Kaukazi i Veriut presin ta kalojnë kufirin në veriperëndim të Bosnjës.

Ikim nga “persekutimi i autoriteteve”

Magomed thotë se të gjithë ikin nga “persekutimi i autoriteteve”, kryesisht për arsye politike dhe fetare, ose nga mobilizimi për shkak të luftës në Ukrainë.

“Aktualisht, po bëhet mobilizim, mobilizim i detyruar. Thjesht, njerëzit blihen – deshe ti a po nuk deshe. I blejnë njerëzit dhe i dërgojnë me forcë”, thotë ai.

Magomedi nga Çeçenia (me shpinën e kthyer) gjatë bisedës me gazetarin e Radios Evropa e Lirë në Gradishkë, 8 nëntor 2024.

Magomedi nga Çeçenia (me shpinën e kthyer) gjatë bisedës me gazetarin e Radios Evropa e Lirë në Gradishkë, 8 nëntor 2024.

Për të riun çeçen që u përpoq ta kalonte kufirin atë mëngjes, por pa sukses, Magomed thotë se ishte në burg në Çeçeni, ku u mbijetoi rrahjeve dhe llojeve të tjera të abuzimit, për shkak të pikëpamjeve të tij politike.

Ai qëndroi pranë Magomedit ndërsa ai fliste për të, por vetë nuk donte të fliste, përveçse tundte kokën në shenjë miratimi.

Magomed thotë se të gjithë në Gradishkë kanë frikë nga paditë e mundshme kundër tyre në Rusi. Sipas tij, refugjatët nga Kaukazi i Veriut “jetojnë kudo me frikë”.

Shton se Rusia është duke i ndalur të gjitha proceset për marrjen e vizave, ndaj njerëzit përpiqen të arrijnë në BE përmes Bosnje e Hercegovinës, e cila ka ende në fuqi regjimin pa viza me Rusinë.

Nga të grumbulluarit aty, thotë se disa kanë punë, por shumica jo.

“Edhe nëse keni punë, paga për mundin që bëhet, është minimale. Shumica e njerëzve nuk shkojnë, për shkak të pagës”, thotë Magomed.

Çeçenët në Gradishkë presin të kalojnë në Kroaci, nga ku planifikojnë të shkojnë në një vend tjetër të Bashkimit Evropian. Fotografi e bërë më 8 nëntor 2024.

Çeçenët në Gradishkë presin të kalojnë në Kroaci, nga ku planifikojnë të shkojnë në një vend tjetër të Bashkimit Evropian. Fotografi e bërë më 8 nëntor 2024.

Ai tregon se edhe shëndetësia është në gjendje të keqe dhe drejton gishtin kah një i ri që ishte në karrocë, për shkak të, siç thotë, gabimit të mjekëve.

I riu në karrocë nuk pranoi të fliste.

Magomed thotë se të gjithë ata që janë atje, po përcjellin rastin e Selima Khadisovës, një grua çeçene, e cila është në paraburgim në qytetin e Tuzllës në Bosnje, duke pritur vendimin e autoriteteve për ta ekstraduar në Rusi ose për t’i dhënë azil.

Khadisova u arrestua në bazë të një urdhërarrestimi të INTERPOL-it, pasi ajo dhe tre fëmijët e saj fluturuan me avion nga Turqia në Sarajevë, në fund të shtatorit.

Rusia e akuzon atë për terrorizëm.

Ajo i mohon akuzat dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, e ndarë nga fëmijët e saj.

“Kroacia nuk shpjegon asgjë”

Magomed është një nga disa dhjetëra shtetas rusë që qëndrojnë pranë kufirit çdo mëngjes nga ora gjashtë, duke pritur që të thirren.

Pasi kalojnë kontrollin e pasaportave në anën e Bosnjës, kalojnë tek ana kroate.

Çdo ditë kalojnë afërsisht nga dhjetë.

Nganjëherë, sikurse më 7 nëntor kur ekipi i REL-it ishte i pranishëm, kthehen mbrapa të gjithë.

“Kufitarët nuk na shpjegojnë asgjë, ndaj duhet të vijmë herët. Këtu ka shumë gra me fëmijë, me pesë-gjashtë fëmijë, asnjë burrë. Edhe ata vijnë këtu dhe presin kur mund të kalojnë, sepse nuk i lënë të kalojnë. Një ditë i lejojnë, të nesërmen i ndalojnë”, thotë Magomed.

Ai thotë se, më herët, linin nga 20-30 persona në të njëjtën kohë, por se, së voni, numri është kufizuar në dhjetë.

Shton se nuk marrin asnjë shpjegim nga Policia Kufitare e Kroacisë.

Kërkesës së REL-it për koment nuk iu përgjigj as Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë.

“Disa njerëz janë këtu që dy javë”, thotë Magomed.

Ai shton se asnjëri prej tyre nuk qëndron në Kroaci, sepse atje njerëzit “i shikojnë me mosbesim”, dhe se synimet e tyre janë Franca, Gjermania, Belgjika dhe Holanda.

“Në ato vende, e dimë se do të kemi mbrojtje”, shprehet ai.

Një grup çeçenësh përballë një kafeneje në Gradishkë, afër kufirit me Kroacinë, më 8 nëntor 2024.

Një grup çeçenësh përballë një kafeneje në Gradishkë, afër kufirit me Kroacinë, më 8 nëntor 2024.

Njerëz të mirë dhe çmime të larta në Bosnje e Hercegovinë

Magomed thotë se në Bosnje, përveç çmimeve shumë të larta për xhepat e tyre, nuk kanë probleme. As me banorët vendas, as me policinë.

“Sipas të gjithë njerëzve tanë që janë këtu, në Bosnje, raportet janë të shkëlqyera. Njerëzit na trajtojnë mirë. Janë të këndshëm, na buzëqeshin, si në restorante, në taksi…”, tregon Magomed.

Disa jetojnë në bujtina, ndërsa të tjerët marrin me qira apartamente ose shtëpi, thotë ai. Megjithatë, financat mbeten problem.

“Është e vështirë, sidomos për gratë që janë këtu me fëmijë. Djemtë e rinj dhe të rriturit ia dalin disi. Por, nuk mund t’i shpjegosh një fëmije dhe një gruaje këtu se nuk do të mund të hanë dot, se është shtrenjtë në dyqan, se duhet të qëndrojmë ende këtu, se kufiri sot është i mbyllur, se sot është një lloj feste…”, thotë Magomed.

Çfarë thonë në polici?

Nga Drejtoria e Policisë së Gradishkës thonë se, në dy muajt e fundit, gjithnjë e më shumë shtetas rusë kanë filluar të shfaqen pranë kufirit dhe se “të gjithë kanë pasaporta të vlefshme, kanë hyrë legalisht në vend dhe u lejohet qëndrimi”.

Ata thonë se me marrëveshjen mes Bosnjës dhe Rusisë u lejohet qëndrimi pa viza për një periudhë deri në 30 ditë – pas së cilës ata nuk mund të jenë më në këtë vend dhe policia i kontrollon më shpesh.

Në këtë qytet në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës, policia sqaron se të huajt kanë kryer disa vjedhje gjatë këtij viti, ndërsa një prej tyre është arrestuar me urdhër të INTERPOL-it dhe i është dorëzuar Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës.

Sipas policisë, liria e lëvizjes mund të kufizohet nëse është në interes të sigurisë publike.

Edhe më herët – prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022 – në Bosnje e Hercegovinë kanë arritur çeçenë.

Çeçenët, qytetarë rusë, thonë se po ikin nga mobilizimi i detyrueshëm dhe persekutimi politik, Gradishkë, 8 nëntor 2024.

Çeçenët, qytetarë rusë, thonë se po ikin nga mobilizimi i detyrueshëm dhe persekutimi politik, Gradishkë, 8 nëntor 2024.

Disa prej tyre kërkohen përmes urdhërarrestimeve nga Rusia, si Selima Khadisova, ndërsa REL-i ka regjistruar edhe rastin e një tridhjetepesëvjeçari – banor i Groznit – i cili ka kërkuar mbrojtje në Bosnje që nga tetori, për shkak të persekutimit politik në Rusi.

Për të hyrë në Bosnje e Hercegovinë, qytetarët rusë nuk kanë nevojë për viza, duke qenë se Bosnje e Hercegovina zbaton një regjim pa viza me Rusinë, në bazë të një marrëveshjeje të arritur qysh në vitin 2013.

Për shkak të pushtimit të Ukrainës, Bashkimi Evropian ka rikthyer vizat për rusët në shtator të vitit 2022. Nga viti 2007 deri në atë kohë, ata e kanë pasur të lehtësuar hyrjen në BE.

BE-ja ka kërkuar disa herë nga autoritetet e Bosnjës që ta harmonizojnë politikën e tyre me politikën e vizave të BE-së.

Megjithatë, regjimi pa viza me Rusinë mbetet në fuqi, për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve të Republikës Sërpska të Bosnjës, të udhëhequr nga lideri prorus, Millorad Dodik.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Gozhdoi Blinkenin për non gratan e Berishës- Kush është i emëruari i Trumpit në krye të Agjencisë së rëndësishme

Lee Zeldin, ish-kongresmeni amerikan, nga më të zëshmit, është emëruar nga Donald Trump në krye të Agjecisë për Mbrojtjen e Mjedisit.

Çështjet e mjedisit kanë qënë një nga pikat më të rëndësishme të fushatës elektorale në SHBA, çështje e cila ka ndikim në të gjithë botën, përveç Shteteve të Bashkuara.

Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin, është një republikan që ka përfaqësuar një rajon të Nju Jorkut.

Ai njihet për publikun shqiptarë për kerkesat e tij të njëpasnjëshme drejtuar Anthony Blinken, pasi ky i fundit, në cilësinë e Sekretarit të Shteti shpalli non grata liderin e opozitës shqiptare pa asnjë provë e fakt, por me artikuj gazetash të sponsorizuara nga miliarderi i ekstremit të majtë, George Soros.

Zeldin në letrat e tij i kërkoi informacion të menjëhershëm Blinkenit për çështjen e Sali Berishës.

Në letër thuhej se DASH nuk po jep informacion për këtë çështje.

Kongresmeni nënvizonte se kjo gjë pengon të drejtën e Kongresit për të kërkuar transparencë, duke e quajtur të papranueshme dhe të dyshimtë.

Ndërkohë në njoftimin për shtyp që shoqëronte letrën, kongresmeni nënvizonte se Berisha është aleat i presidentëve Bush dhe kundërshtar i aktivistit të majtë George Soros.

“Kongresmeni Lee Zeldin, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në vazhdim të kërkesave të përsëritura të kongresmenit për të diskutuar në thellësi dhe për të rishikuar informacionin që flet për ‘korrupsion të rëndësishëm’ lidhur me procesin që Departamenti i Shtetit përdori për të sanksionuar Berishën.

Në një seancë dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni Zeldin pyeti Sekretarin Blinken në lidhje me sanksionimin nga administrata e Biden te ish-presidentit shqiptar, Sali Berisha, një aleat i dy presidentëve Bush dhe kundërshtar i donatorit kryesor të Partisë Demokratike dhe aktivistit progresist, George Soros. Në të njëjtën ditë me seancën dëgjimore, kongresmeni Zeldin i dërgoi një letër Departamentit të Shtetit duke kërkuar informacion në lidhje me vendimin për sanksionimin e Berishës.

Pasi mori një përgjigje të paqartë nga Departamenti i Shtetit, kongresmeni Zeldin dërgoi një tjetër letër, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin përkatës të Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar kriteret, informacionin dhe procesin që administrata përdori për të përcaktuar nëse do kishte apo jo sanksione ndaj Berishës. Kjo letër ka mbetur pa përgjigje nga Departamenti i Shtetit,” thuhet në njoftim.

LETRA E PLOTE

Po ju shkruaj sot në vazhdim të letrës time të datës 27 gusht 2021, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin e duhur të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar informacionin që përshkruan “korrupsionin domethënëse” në lidhje me procesin që Departamenti i Shtetit ka përdorur për të sanksionuar Sali Berishën.

Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.

Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë në mënyrë alarmuese pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti  i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.

Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju kërkoj që t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe pres përgjigjen tuaj të menjëhershme.

O qeveri, pensionistët nuk janë numra, janë njerëz! – Nga Agim Xhafka

Këto ditë po flitet shumë për të moshuarit. Veçanërisht pas indeksimit me 4% të pensioneve të tyre. Është pak ta quash tallje. Dhe për më keq është kriminale t’u thuash atyre,nuk kemi fonde që t’ua rritim pensionin. Në këtë klimë ngarkuar me dhimbje e trishtim i shoh pensionistët të dy nga dy,tre nga tre ose te ndonjë cep lulishte,duke luajtur tavëll e domino,ose te ndonjë cep dyqani të fruta-zarzavateve,duke mbushur qeset plastike me mallrat që janë gjysmë të kalbura e shitësi i ka nxjerrë që t’i marrin falas nevojtarët. Dhe në këto kohë më nevojtarë se të moshuarit nuk ka shtresa të tjera të shoqërisë. Ata që rrëmojnë kazanëve dhe ata që lypin në rrugë janë më të kamur. Se e nxjerrin një 2 mijë të lekësh në ditë. Ndërsa pensionistëve shqiptarë qeveria u jep lëmoshë. As 500-600 lekë në ditë. I shoh ata duke u çapitur në shtëpi me domate e speca gati të qullur nëpër duar e më dhemb zemra. Njoh midis tyre plot inxhinierë që ndërtuan hidrocentrale,pedagogë që përgatitën aq e aq kuadro,mjekë që ndenjën roje te shëndeti ynë ndaj këlthas:

-Qeveri,mos i shih pensionistët si numra! Shihi si njerëz! Se ata janë njerëz!

Si njerëz që kanë dinjitet,por që Rilindja ua ka nëpërkëmbur. As cakton minimum jetik,as nuk cakton një pension minimal që ata të marrin frymë. Të jetojnë normal. Jo me sytë dhe dorën nga fëmijët,nga farefisi,apo fqinji. Mos i përmendni me shifra,mos thoni që janë 700 mijë. Mos thoni që jetojnë gjatë. Të gëzohemi që jeta e tyre zgjatet. Por të urojmë që ditët e shtuara t’i kenë pa halle,pa vuajtje,pa zvarritje pafuqie.

Veçanërisht Rilindja kësaj shtrese u ka borxhe me shumicë. Ndaj duhet t’u gjendet sa më pranë. Se ata janë depozita e votave. Pa ata për 101 vite Rama nuk shkonte dot te zyra ku sot bën arrogantin.

Po ku do i gjejë qeveria fondet për shtesën e pensioneve? E thjeshtë fare; atje ku i gjen paratë kur shton miliona euro në kontratat e rrugëve me shpjegimin se qenka rritur çimento,hekuri,kosto e punës e dhjetëra justifikime. Te abuzimet e tenderave që përherë fiton ai që kap vlerën e 99% të shumës së caktuar. Te shpenzimet marramendëse të administratës,te fryrja e saj me dhjetëra mijë të punësuar. Te koncesionet që po e vdesin buxhetin. Te…

Ka plot rrugë që të moshuarve kjo qeveri t’u gjendet. Por ajo i gjendet vetes dhe kriminelëve që ka rreth vetes. Pensionistët për Rilindjen janë veç numra. Kaq. Nuk i sheh si njerëz. Madje me aq pensione mizerabël nuk i quan as njerëz…

Ulsi Manja aplikon për ndërtimin e një kompleksi vilash në Farkë! Investigimi i BIRN: Transaksionet e ministrit të Drejtësisë me pronat ngrenë pikëpyetje

INVESTIGIMI I BIRN/ Pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke buzë liqenit të Farkës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro nën dyshimet për anashkalimin e çmimeve të tregut dhe konfliktin e interesit.

 

Dhjetë vjet më parë, Isuf Kërçiku vendosi të shpërngulej nga Kamza e zhurmshme drejt Farkës së Vogël, asokohe një fshat piktoresk në periferi të Tiranës me një liqen të vogël në qendër të tij.

Kërçiku, 78 vjeç, thotë se e zgjodhi Farkën për qetësinë, natyrën e bukur dhe ajrin e pastër. Por brenda një dekade, kjo “parajsë” e dikurshme u zhduk nga vala e ndërtimeve dhe zhurma e makinerëve të rënda.

“Shikoni vetë si është bërë, kantier,” thotë Kërçiku, duke zgjatur dorën drejt godinave në ndërtim e sipër. “Dakord, duhet t’i hapim rrugë zhvillimit, por jo çdo gjë beton. Të lemë diçka edhe për natyrën,” shtoi ai.

Farka e Vogël ndodhet vetëm 9 kilometra larg qendrës së Tiranës dhe është sot destinacioni më të ri i rezidencave dhe komplekseve të vilave për banorët e pasur të kryeqytetit. Të paktën 15 komplekse vilash dhe dy pallate gjenden aktualisht në proces ndërtimi, ndërsa të tjera projekte janë në pritje të miratimit të lejeve nga Bashkia e Tiranës.

Presioni i lartë për ndërtim ka sjellë gjithashtu një rritje të vlerës të tokës. Banorët thonë se preferojnë gjithsesi që të mos shesin, por ta japin tokën për zhvillim në këmbim të sipërfaqeve të ndërtimit.

Ky është edhe shembulli i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

 

Pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke prej 1 mijë metrash katrorë në vitin 2021, Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro brenda një kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit të Farkës.

Tre vjet pas blerjes së tokës, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan për leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës për projektin e një kompleksi vilash, së bashku me pronarë të tjerë të tokave fqinje në Farkë.

Transaksionet e kryera nga ministri i Drejtësisë ngrenë pikëpyetje, pasi ai e bleu tokën nën vlerën e tregut nga një zyrtar lokal i Partisë Socialiste dhe synon që ta zhvillojë atë përmes një kompanie fituese të një koncesioni nga qeveria “Rama”.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga tre agjenci imobilare dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës sugjerojnë se ministri i Drejtësisë e bleu tokën me një çmim thuajse 3-fish më të lirë sesa vlera e tregut dhe gati sa gjysma e vlerës mesatare të shitjeve të deklaruara në të njëjtën periudhë në këtë zonë.

“Transaksionet e zyrtarëve të lartë, të cilat janë jashtë kushteve të tregut, janë subjekt i dyshimit të arsyeshëm dhe e meritojnë të eksplorohen në detaje për të parë përfshirjen e personave të tretë si maskim për interesa korruptive dhe shkëmbime favoresh,” thotë Zef Preçi, ekspert i ekonomisë dhe drejtues i Institutit për Studime Ekonomike.

Ministri Manja nuk iu përgjigj pyetjeve të detajuara, por i tha BIRN përmes një zëdhënësi se ai dhe familjarët e tij i nënshtroheshin ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive nga  Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

“Deklarimi është i disponueshëm për shqyrtim sipas procedurave të parashikuara nga ligji dhe unë jam plotësisht transparent në lidhje me pasurinë time,” tha Manja.

Toka prej 1 mijë metra katrorë në pronësinë e ministrit Ulsi Manja ndodhet në zonën kadastrale 1605 në Farkë të Vogël me numër pasurie 397/9 dhe është regjistruar në hipotekë në vitin 2014 mbi bazën e një Akti të Marrjes së Tokës në Pronësi, AMTP. Prona rezulton me kufi në jug të saj me liqenin e Farkës dhe në pjesët e tjera rrethohet nga dy pronarë të tjerë.

Manja e bleu tokën në vitin 2021 nga Arben Maloku, i cili mbante në atë kohë detyrën e administratorit të njësisë vendore të Zall Herrit, pjesë e Bashkisë së Tiranës.

Maloku njihet gjithashtu për sipërmarrjet e tij në fushën e ndërtimit si themelues i kompanisë Arb& Trans 2010; e cila u hetua në vitin 2022 për ndërtimin e kateve shtesë pa leje në një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se tokën që i shiti Manjës, Maloku e kishte blerë në tetor 2019 për një çmim prej 20 mijë eurosh ose 20 Euro për metër katror. Pasi e rivlerësoi pronën, Maloku ia shiti Manjës për 3 milionë lekë ose 3 mijë lekë m2.

Tre agjenci imobiliare të kontaktuara nga BIRN e vlerësojnë këtë transaksion si anomalisht të ulët, ndërsa raportojnë çmime toke të paktën 120 Euro për metër katror ose 4 herë më të larta në të njëjtën zonë.  Agjentët theksuan gjithashtu se kërkesa për prona në Farkë të Vogël ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe se në vijën e parë të liqenit është e pamundur që të gjenden toka në treg.

“Janë shitur të gjitha,” tha një agjent imobiliar.

Edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës raporton çmime më të larta se sa kontrata e shitjes mes Malokut dhe Manjës në vitin 2021.

“Çmimi mesatar i shitjeve të pasurive arë në zonën kadastrale 1605 në Farkë të Vogël për periudhën janar-dhjetor 2021, sipas akteve të regjistruara rezulton 5753 lekë/m2, ndërsa çmimi i referencës është 448 lekë/m2,” tha ASHK në një përgjigje me shkrim.

Vlera është disa herë më e ulët krahasuar edhe me një tjetër tokë të blerë nga Maloku në të njëjtën zonë në vitin 2017.

Parcela ka një sipërfaqe prej 1650 m2 dhe është blerë nga Maloku për një çmim mbi 22 milionë lekësh ose 134 Euro m2 – mbi 4-fish më shtrenjtë se toka që ai i shiti Manjës.

Maloku i tha BIRN përmes një bisede telefonike se vlera e tokave në atë zonë dhe në të gjithë Tiranën ndryshon me metra, ndërsa këmbënguli se tokën e kishte shitur me të njëjtin çmim që e kishte blerë.

Ai shtoi gjithashtu se e kishte blerë atë në vitin 2019 me qëllimin për të ndërtuar një shtëpi për vete, por më pas kishte ndërruar mendje dhe kishte vendosur t’ia shiste Manjës.

Maloku e lidhi çmimin e ulët të tokës me ekzistencën e një shtylle tensioni të lartë pranë saj.

“Ajo tokë ka qenë poshtë një shtylle te tensionit të lartë, ka një shtyllë të tensionit të lartë. Është afër liqenit, me hamendje 100 metra larg liqenit dhe sipër toka ka shtyllën e tensionit të lartë, prandaj ka patur këtë çmim,” tha Maloku.

“Zotëria në fjalë nuk ka qënë as ministër kur ia kam dhënë tokën në dijeninë time. Në kohën që e kam shitur, ta them me bindje të plotë nuk ka qenë ministër,” shtoi ai.

Diferenca mes çmimit të blerjes dhe vlerës së tregut në transaksionin e kryer nga ministri i Drejtësisë krijon hapësirë për dyshim.

“Këtu mund të ketë vend për një hetim me dyshimin e një kontrate fiktive për fshehje të të ardhurave, pasi mund të lindin dyshime që pagesa tjetër të jetë bërë në cash ose me një përfitim që mund të ketë marrë shitësi në një formë tjetër nga zyrtari publik,” tha ish-prokurori Gentian Trenova, i cili punon sot si jurist.

“Vetëm me analizën e kontratës kjo lidhje është e pamjaftueshme, por ka vend për hetim të mëtejshëm,” shtoi ai.

Komplekset-ne-Farke--1536x1152

Trajektorja e pasurisë

Ulsi Manja punoi për dy dekada si ndihmës-gjyqtar, prokuror dhe avokat, përpara se të përfshihej në politikë në vitin 2013 si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Manja ka shërbyer gjithashtu si anëtar i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi dhe si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Prej shtatorit 2021, ai drejton Ministrinë e Drejtësisë në kabinetin “Rama”.

Manja është subjekt i deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesave që prej vitit 2003, kur mbante pozicionin e prokurorit. Analiza e deklaratave të pasurisë, e kryer nga BIRN, tregon një trajektore të pasurisë familjare të nisur nga zeroja dhe që në fund të vitit 2023, kap vlerën e 46.5 milionë lekëve – me një rritje mesatare prej 2.7 milionë lekësh në vit.

Rritja e pasurisë së Manjës e ka burimin te transaksionet me pasuritë e paluajtshme.

Në vitin 2004, ai deklaron se bleu një apartament në Tiranë me vlerë 5.4 milionë lekë me ndihmën e dy huave të marra nga vëllai dhe motra e tij, ndërsa në vitin 2010 bleu një apartament të dytë në Kavajë me vlerë 30 mijë euro me të ardhurat e fituara nga puna si avokat.

Por tre vitet e fundit rezultojnë të jenë intensive në fushën e shit-blerjeve të pasurive të patundshme për ministrin Ulsi Manja.

Në vitin 2021, familja e ministrit Manja blen tokën në Farkë të Vogël, ndërsa në vitin 2022 shet apartamentet që zotëronte në Tiranë dhe Kavajë për çmimet respektive 140 mijë euro dhe 50 mijë euro, duke krijuar likujditete bankare me vlerë gati 200 mijë euro në fund të vitit 2022.

Po gjatë vitit 2022, Manja blen një tjetër apartament në Tiranë me sipërfaqe 156.7 m2 për vlerën totale 115 mijë euro, ose 734 Euro për metër katrorë. Ai deklaron se deri në fund të vitit 2022, ka shlyer 68,350 Euro për blerjen e apartamentit përmes një linje kredie, ndërsa pjesa e mbetur prej 46, 650 Euro është detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit.

Transkasionet në pasuri të patundshme janë një burim i konsiderueshëm i të ardhurave për familjen Manja; ato përbëjnë gati 19% të të ardhurave totale në dy dekada.

Pas një kërkese për të drejtë informimi, BIRN priti tre muaj për të aksesuar deklaratat e pasurisë së ministrit të Drejtësisë nga ILDKPKI. Fillimisht, ILDKPKI refuzoi të kthejë përgjigje dhe vetëm pas një ankese të depozituar në zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe një kërkese të re i vuri ato në dispozicion. ILDKPKI nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte kryer ndonjëherë hetim administrativ për deklaratat e pasurisë së Manjës.

Komplekset-ne-Farke-te-Vogel--1536x1152

Konflikt interesi?

Liqeni i Farkës në periferi të Tiranës është një ujëmbledhës artificial i ndërtuar në vitet ’80 me qëllim ujitjen e tokave bujqësore që shtrihen poshtë digës së tij. Zona e ruajti karakterin e saj rural për më shumë se një dekadë pas rënies së komunizmit, por nuk i shpëtoi gjatë presionit të diktuar nga sektori i ndërtimit.

Liqeni është sot një atraksion natyror, i rrethuar nga komplekse vilash dhe rezidencash banimi, që reklamohen në faqet e agjencive imobiliare me çmime që variojnë nga 300 mijë deri në mbi 1 milion euro në varësi të sipërfaqes dhe pozicionit të tyre.

Edhe toka e blerë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duket se ka për destinacion një kompleks të shtrenjtë vilash.

Në nëntor të vitit të kaluar, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan së bashku me fqinjët e tyre kufitarë, kompaninë “Brunes” dhe pronarët e saj Geront dhe Bledar Çela, për një leje zhvillimi në Bashkinë e Tiranës me qëllim ndërtimin e një kompleksi banimi dhe shërbimi me godina 1,2 dhe 3 kate, me pishina dhe mur rrethues në këtë zonë. Detajet e marrëveshjes mes pronarëve të tokës dhe kompanisë “Brunes” janë të panjohura dhe nuk rezultojnë të jenë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023.

Bashkia e Tiranës tha në një përgjigje për BIRN se ata kishin aplikuar për leje ndërtimi më 26 prill, kërkesë e protokolluar në bashki më 10 qershor të këtij viti. “Kërkesa ndodhet në fazën e shqyrtimit administrativ,” tha Bashkia.

Kompania “Brunes” operon prej vitit 2003 në Shqipëri në fushën e tregtisë së pajisjeve hidrosanitare dhe shtëpiake si dhe shitjes së materialeve të ndërtimit.  “Brunes” është gjithashtu përfituese e një kontrate koncesionare nga qeveria “Rama” për ndërtimin e Marinës së Vlorës si dhe pjesë e konsorciumit që përfitoi tokë publike me qira simbolike 1 Euro përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave në tetor 2021, në kohën kur Manja ishte gjithashtu pjesë e kabinetit qeveritar.

Ministri Manja nuk iu përgjigj pyetjes mbi një konflikt të mundshëm interesi me kompaninë “Brunes”, ndërsa Këshilli i Ministrave refuzoi të vinte në dispozicion qëndrimin e Manjës gjatë mbledhjes ku u miratua dhënia me qira e tokës publike.

“Vlerësimet, debatet dhe raportimet në mbledhjet e qeverisë mbeten konfidenciale,” u përgjigj Këshilli i Ministrave.

Por për ekspertët e ligjit, një marrëdhënie e tillë ngre “flamuj të kuq”.

“Nga viti 2021 deri në momentin që është lidhur kontrata ka një flamur të kuq që të çon drejt dyshimeve për të hetuar,” tha Trenova. “Ka raste kur këto përfitime janë konsideruar forma të pagesës korruptive, sepse korrupsioni nuk është vetëm dhënia nën dorë, por edhe përfitime të tjera me leje, licensa apo leje ndërtimi, sidomos kur kemi të bëjnë me një zyrtar të lartë publik që ka influencë në institucionet e tjera,” përfundoi ai.


Send this to a friend