Voal.ch – Ka reaguar Analisti amerikan dhe Profesor i Universitetit Johns Hopkins Daniel Serwer pas postimit të Ambasadorit Richard Grenell, të dërguarit të posaçëm të Presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi në Twitter i cili njofton se Shtëpia e Bardhë është dakord me vendimin e Hashim Thaçit për anullimin e udhëtimin e tij për në Washington DC.
Richard Grenell në Twitter: “Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale.
Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen.”

Reagimi i Daniel Serwer: Padyshim duket sikur amerikanët vendosën të preferojnë të merren me kryeministrin e Kosovës. Prokurori i Gjykatës Speciale është një Amerikan i emëruar nga Administrata Trump. E kam të vështirë të bindem se @RichardGrenell nuk ishte informuar paraprakisht.”

/EB
Komentet