Voal – Nisur nga një “hakmarrje” e palës serbe, si kundërpërgjigje e ngritjes së atij droni me të ashtuquajturin flamur i “Shqipërisë së Madhe”, FSHF-ja dhe qeveria shqiptare do të marrin masa ekstreme për këtë ndeshje eliminatore në Grupin I.
Burime pranë federatës konfirmojnë se shumica e biletave do t’u shpërndahen institucioneve, me qëllim që në stadium të ketë sa më shumë zyrtarë, të përgjegjshëm për pasojat e çfarëdolloji sjelljeje të gabuar në shkallët e stadiumit.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka filluar shitjen online të biletave të ndeshjes së 8 tetorit, Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Kjo kualifikuese, e parafundit për kuqezinjtë tanë, do të jetë e një rëndësie të veçantë jo vetëm për pikët që na duhen, në luftën drejt finaleve të “Euro 2016”, por edhe për rrezikshmërinë që mbart kthimi me serbët, duke ditur se çfarë ndodhi më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd.
Asokohe, ndeshja u ndërpre në minutën e 41-të, për t’u kaluar në shqyrtim komisioneve juridike të UEFA-s. Ato u dhanë 3 pikët në tavolinë Serbisë, por KAS-i i Lozanës hodhi poshtë gjithçka, duke e dërguar hakën tek i zoti. Vendi organizator penalizohet në çdo rast, kur ka incidente, ndërkohë që në Beograd u goditën lojtarët kuqezinj, fusha e mësy nga tifozët vendas, pa llogaritur racizmin, që gjatë intonimit të himnit shqiptar e deri në fund ishte në shkallën maksimale.
Nisur nga një “hakmarrje” e palës serbe, si kundërpërgjigje e ngritjes së atij droni me të ashtuquajturin flamur i “Shqipërisë së Madhe”, FSHF-ja dhe qeveria shqiptare do të marrin masa ekstreme për këtë ndeshje eliminatore në Grupin I. Burime pranë federatës konfirmojnë se shumica e biletave do t’u shpërndahen institucioneve, me qëllim që në stadium të ketë sa më shumë zyrtarë, të përgjegjshëm për pasojat e çfarëdolloji sjelljeje të gabuar në shkallët e stadiumit, shkruan Telesport.
Se sa bileta do të jenë të disponueshme për tifozët kuqezinj, për ata që nuk mungojnë në shi e vapë, në Shqipëri e jashtë vendit, nuk dihet ende. FSHF-ja nuk bën me dije sa bileta do të jenë në shitje dhe sa do të jepen “nën dorë”, në zyrat e saj, por vetëm ka njoftuar se ato kanë dalë në shitje online. Çmimet e biletave te tribunat kryesore variojnë nga 6000 deri në 10000 lekë (të rinj). Po ashtu, qeveria e futbollit shqiptar zbulon se çmimet varjojnë si më poshtë:
Tribuna C2 dhe G2 = 1000 lekë
Tribuna C1, C3 dhe G1 = 1500 lekë
Tribuna D dhe F = 2000 lekë
Tribuna E = 3000 lekë
Komentet