“Po planifikoj të largohem nga Shqipëria kur të mbush 16 vjeç, do marr një gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe”. Kështu i tha gazetarit te gazetares britanike “Daily Ekspres” një fëmijë në fshatin Gostil të Kukësit.
Për të treguar se cfarë mendojnë fëmijët në shkollë gazetari britanik Zak Garner Purkis udhëtoi në fshatin e largët malor në veri të vendit ku mblodhi mendimet e fëmijëve të shkollës.
Ata ëndërrojnë të kalojnë kanalin e “La Manshit” pasi kërkojnë një jetë re në Britaninë e Madhe. Mësuesit thonë të shqetësuar se klasat nga viti në vit po tkurren. Arsyeja është e thjeshtë: Nxënësit po shkojnë të gjithë në Britani. “Vetëm fëmijët e vegjël mendojnë të jetojnë këtu, më të mëdhenjtë duan të ikin”, tha një 13-vjeçare nga Gostil për gazetën “Daily Express”. “Do të shkoj në Angli kur të jem 16 vjeç. Të afërmit e mi më thonë se kur je nën 18 vjeç është më mirë sepse shteti të ndihmon pasi nuk je i rritur.
Adoleshenti ka shumë të afërm që jetojnë dhe punojnë në Angli, shoku i tij i ngushtë ka 16 të afërm.
Është e lehtë të kuptosh pse djemtë tundohen të kalojnë kanalin shkruan gazeta pasi të mirat materiale atyre që kanë shkuar në Britani gjendet kudo në fshatin Gostil. “Xhaxhai im ndërtoi një shtëpi dhe bleu gjithashtu një Audi Q7 me vlerë 67,000 £” thotë një djalë duke ndezur Iphone-in tip i fundit që ja kishte dhuruar një i afërm në Angli. “Do të doja të kisha gjëra të tilla, gjëra të bukura dhe nuk kam asnjë mundësi nëse qëndroj këtu” shton më tej.
Rrjetet sociale si Tik Tok-u dhe Instagram-i i motivojnë ne këtë drejtim kur shohin nëpër video jetën luksoze të shqiptareve në Britani duke ngarë makina luksoze ndërsa në duar reklamojnë orët e shtrenjta. Djemtë i dinë mirë rreziqet e udhëtimit përmes kanalit me gomone, por janë kokëfortë për të ndërruar mendje. 13-vjeçari në fshatin Gostil tashmë po mëson anglisht në pritje të udhëtimit të tij në Britani të Madhe. I vetmi shqetësim është kostoja e udhëtimit që shkon në 4000 paund, kam të afërm aty thotë djali do e zgjidhin këtë punë” thotë djali për gazetën “Daily Express”.bw