Fotot qe shikoni jane drure te dafines, qe gjenden ne Parkun Kombetar te Butrintit.
Dafina eshte nje dru/shkurre e makjes mesdhetare, ku ne zonat e thata arrin 5-7 metra dhe ne vende me kushte te mira, me toka te shkrifta, me lageshti dhe pjellore, si ne Butrint, behet dru me lartesi deri 20-metra dhe diameter 40cm.
Dafina ben pjese ne familjen Lauraceae.
Sipas ligjesise se zonalitetit vertikal, kjo bime shtrihet ne zonen qe mori emrin e saj, Lauretum.
Ajo shumezohet me fare qe grumbullohen ne vjeshte dhe mbillet po ne vjeshte pas nje perpunimi.
Njihet nga druret me shume vlera dhe veçohet nga te tjerret.
Jo me kot gjeniu Karl Lineu, i dha emertimin shkencor Laurus nobilis, ose dafina fisnike.
Vleresohet dhe çmohet per grumbullimin e gjethit e cila gjen perdorim te gjere ne artin e guzhines, ereza, parfumeri, sallameri, mjekesi, ne industrine e embelsirave, ruajtjen e robave nga mola, etj…
Ipokrati dhe nxenesit e tij , e rekomandojne ne semundjet gjinekollogjike, per luften e astmes, lodhjen, ndalimin e hemoragjise.
Dioskuridi e sugjeronte per semundjet e rematizmave, artritit,etj.
Ipokrati e sugjeronte per larjen e kokes te sapolindurve dhe ne vijim per dizinfektim dhe ruajtjen e tyre nga mos renja.
I pari qe u morr me studimin e saj shkencor ishte Theofrasti. Ai vecoi te dy llojet e dafines, dafinen flete gjere dhe dafinen fletengushte.
Grumbullimi i gjetheve fillon kur pema eshte mbi 3-vjecare. Gjethet ajo i nderron çdo dy vjet dhe jane keto gjethe qe grumbullohen, se jane te pasura me vajra eterike. Gjethet e reja kane shume pak vajra, prandaj nuk duhen grumbulluar.Grumbullimi i tyre behet vetem nga fundi i muajit shtator dhe perfundon ne 15-mars. Grumbullimi fillon duar duar,nga poshte .Grumbullohen gjethet dy vjeçare, duke lene rreth 30% te gjetheve, qe pema te vazhdoj jeten, proçesin e fotosintezes.
Proçesi i tharrjes vazhdon ne hije per 21 dite.
Sipas mitologjise greke ,Dafna,Dafnea, ishte nje nimfe qe personifikonte dafinen. Ishte e bija e Perendise se lumit Piniu dhe Gjeas(tokes).
Ajo preferonte te jetonte e lire, vraponte ne Natyre, ne pyje, male, merrej me sport, gjueti…
Kjo vazhdoi deri diten qe u njoh me nje nga 12-te Perendite e Olimbit, Apollonin.
Apolloni u magjeps nga bukuria e saj dhe deshironte ta bente per vete. Dafnea qe te shpentonte prej Tij iku duke vrapuar, por Perendia ishte me e shpejte. Kur Apolloni zgjati duart per ta rrembyer, Dafnea kerkoi ndihmen e babait te saj, Piniut, dhe ky e transformoi menjehere ne peme.
Kembet e saj u bene rrenje, trupi i saj i bukur u be trung , duart e saj u bene dege dhe floket e saj te magjishme, u bene gjethe.
Keshtu Perendia nuk perqafoi nje nimfe, por nje dru.
Ishte aq i madh pasioni , dashuria dhe deshira e Apollonit per kete nimfe, sa thirri:
“Deri sa nuk deshe te beheshe gruaja ime ,tani e tutje do te jesh pema ime e preferuar”.
Qe nga ajo dite , ajo quhet ndryshe dhe druri i Apollonit.
Kurora me gjethe dafine, u be simbol i lavdise, i nderit, i trimerise,i mencurise, fisnikerise etj.
Ne lashtesi , me kuroren e dafines nderoheshin heronjte, sportistat, poetet, fillozofet, dijetaret. etj. Romaket e mbillnin ne hyrje te pallateve mbreterore , jo me kot Plinio e quajti pema roje e Perandorise.
Kur thahej pema e dafines , ishte shenje e keqe per Perandorine, dicka e keqe do te ndodhte.
Shpesh ne fjalorin e perditshme, perdoret jo dipllomim, por eshte lauruar.Kjo ne shenje vleresimi te Dafines .Fjala Bachelor, niveli i pare i kualifikimit, vjen nga fjala bacca, frut , dhe laurens, dije, pra simbol i dijes..
Bashkia e Sarandes, mbi 95% te territorit te saj , e ka ne zonen Lauretum, ne zonen e dafines, pra jemi te privilegjuar dhe te bekuar nga Zoti ,nga Natyra.
Emri i qytetit te Sarandes ,vjen nga historia dhe manastiri i 40- te Shenjtoreve qe ndodhet ne kodren e qytetit. Vete Zona ku shtrihet Bashkia jone , eshte nje zone e shenjte, magjike, ku rritet ulliri, dafina, agrumet, xhixhibanozi, bananja, etj, etj.
Keto lloje te bekuara, jane barometri me i sakte natyror, ku i tregojne njeriut se ku eshte me mire te jetoj, ku ka privilegjin te kete det, liqen, klime te ngrohte dhe kurre ngrica, ku ka mbi 320 dite me diell ne vit.
Eshte nje zone ku arrin vlerat me te larta te diversitetit floristik, faunistik, turistik, eshte me gjithe kuptimin e plote te fjales, nje rezervuar jete.
Ne kete zone dafina formon habitat me vete.Grumbujt e dafines shoqerohen nga shkurret termo -mesdhetare.
Ne Parkun Kombetar te Butrintit, dafina konkuron denjesishte me rrenjen, bungen, bungebuten, frasherin dhe ka aritur lartesine 20 metra dhe 35cm.diameter.
Nje nga arsyet qe Butrinti vizitohet aq shume, eshte harmonia mbi 3000-vjeçare e vlerave ekollogjike me ato arkeollogjike. Ky kombinim, kjo harmoni e njeriut me natyren ne keto 35 shekuj, i jep shpirt, vlera, jete dhe magji PK te Butrintit.E bejne ate unik dhe te vecante, e bejne ate nga pese Parqet me te mira te Europes.
Ky eshte nje shembull unikal, i bashkejeteses dhe harmonise se njeriut me Natyren. Jashte murreve te Parkut Arkeollogjik , ne territore te caktuara, kjo bukuri dhe harmoni eshte kercenuar seriozishte, vlerat e saj jane tjetersuar.
Presioni mbi Parkun, turizmi i pakontrolluar, bujqesia e pa studjuar, marrja peng e territoreve nga “pronaret”, ndertimet vend e pa vend, kane krijuar probleme serioze.
Rjedhoje e ketij presioni, edhe dafina dhe mbi 32 -lloje, u futen ne llojet e kercenuara dhe me status te vecante.
Vetem nje menaxhim i mençur, korrekt, shkencor i territorit,,mbrojtja e ekosistemeve ,habitateve, vetem nje akt-marreveshje me Natyren, vetem zbatimi i ligjeve ,ndergjegjesimi, rehabilitimet do ta mbrojne kete bukuri do rrisin vlerat e saj dhe do tua percjellin brezave.