Cristiano Ronaldo ka blerë një apartament në New York me vlerë 16.5 milionë euro.
Mediat amerikane theksojnë se pas blerjes së apartamentit, Ronaldo mund të shpërngulet në SHBA.
Futbollisti portugez ka blerë apartament në kullën e famshme Trump prej 58 katesh, të lartë 202 metra.
Apartamenti luksoz më parë ishte në pronësi të Alessandro Prot, një nga bashkëpunëtorët e biznesmenit amerikan Donald Trump, pronarit të kullës në Manhattan, ndërsa tani kandidatit potencial në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Ronaldo ka lidhur kontratë me Real Madrid deri në vitin 2018, kurse disa herë ka theksuar se do ishte interesante të provonte ligën amerikane MLS.
Komentet