VOAL- Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka votuar unanimisht për të deklasifikuar informacionin e “inteligjencës” mbi origjinën e Covid-it, sipas raporteve të mediave amerikane. Masa, e miratuar tashmë nga Senati javën e kaluar, tani duhet të nënshkruhet nga Joe Biden.
Komuniteti i “inteligjencës” amerikane mbetet i ndarë për këtë çështje, me FBI që pretendon se virusi e ka origjinën nga një gabim në laboratorin e Wuhan.
Një përfundim, ai i FBI-së, i cili u arrit edhe nga një raport i Departamentit të Energjisë, i zbuluar pak ditë më parë nga “Wall Street Journal”, ndërsa për agjencitë e tjera amerikane, Covid kishte origjinë natyrale, një kërcim nga kafsha. tek njeriu që mund të ketë ndodhur pikërisht në tregun Wuhan, 40 kilometra larg laboratorit. Për ndarjen brenda komunitetit të inteligjencës, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby u detyrua të specifikojë se nuk ka konsensus për këtë temë në administratën amerikane. rsi-eb