Prej pak orësh, është njeriu më i kërkuari në Shqipëri, në krye të listës së njerëzve personave që duhen arrestuar nga “Interpoli”. Është polici shqiptar Dritan Zaganin, i cili prej dy ditësh është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në Shqipëri ai akuzohet për dekonspirim të aksioneve të policisë.
Por për policinë italiane ai është i vlerësuar, pasi ka bashkëpunuar në hetimin dhe shkatërrimin e disa operacioneve. Pas urdhrit të arrestit ndërkombëtar, 43-vjeçari Zagani, i martuar dhe baba i tre vajzave, është zyrtarisht duke u ndjekur nga agjentët e çdo kombi. “Il Corriere” e ka takuar atë. Ai ndodhet në Zvicër, ku u arratis në muajin gusht nga arresti shtëpiak; jeton në një vend të fshehtë, ka kërkuar azil politik dhe është i vendosur për të “luftuar deri në fund të betejës”.
“U arratisa sepse donin të më vrisnin. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë. Tek ju mafia shqiptare është e fuqishme dhe gjendet kudo dhe mund të gjejë këdo. Ndodhi dhe disa vite më parë. Vranë një ish-agjent policie që kishte bezdisur një boss droge.
Shpërndante vetëm gazetat, ishte bërë një fantazëm, por sërish e kanë gjetur. Aktualisht më kanë mbetur disa kolegë besnikë dhe ndonjë informator. E di që edhe në Zvicër, vrasësit janë duke më ndjekur. Më duan të vdekur”,- është shprehur Zagani për “Corriere della Sera”.
Në vitin 2014, bashkë me “Guardia di Financa” ishin duke ndjekur gjurmët e një trafiku droge nga Shqipëria, për në Lombardi dhe Zagani kishte mbërritur duke pretenduar, pranë lidhjeje me persona të fuqishëm pranë qeverisë (mund ta vërtetojë thotë) dhe më pas gjithçka ra.
E kanë ndjekur, arrestuar me akuzën e abuzimit me detyrën “pasi kishte shitur informacione sekrete” hetuesve italianë, duke u dhënë fakte për implikimin në trafiqe të personave pranë qeverisë. Dhe më pas e kanë arrestuar. Gjashtë muaj burg në qeli dhe më pas në “arrest në shtëpi”.
Nga polici brilant në “tradhtar”
Qeveria shqiptare është e bindur dhe e ka shprehur se Zagani është fajtor. Fitoret brilante gjatë punës kundër kriminalitetit është një llogari e veçantë dhe dhënia e informacioneve policisë italiane e jo atyre të vendit të tij është një tjetër histori, shkruan “Corriere”.
Zagani nuk ka frikë për faktin e thjeshtë se nuk ka çfarë të mundur, përveç se të shpëtojë familjen e tij.
“U lutem autoriteteve zvicerane që të më sigurojnë gruan dhe fëmijët. Nëse është e nevojshme unë kthehem më pas edhe në Shqipëri, për tu mbrojtur. Deri tani nuk ma kanë bërë të mundur.
Kur më futën në qeli, aty ndodheshin disa kosovarë të cilët i kishte arrestuar për trafik droge. Pas me dashamirësinë e rojeve, më dërguan në një sektor të burgut ku ndodheshin personalet me probleme mendore … ishte një tjetër ferr … më dhanë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, 6 muaj pasi ranë akuzat, ndërsa nisi edhe procesi”,- ka thënë Zagani për gazetarin Andrea Galli të “Corriere della Sera”.
Komentet