VOAL

VOAL

CNN grek: 5 qytetet shqiptare ku janë groposur lëndët kimike të 1300 kontejnerëve

March 6, 2017

Komentet

Punonjësit e kryetares së Roskovecit dhunuan gazetarët e ‘Piranjave’- Bardhi: Sjellja e dhunshme veçse provon vërtetësinë e investigimit

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga punonjësit dhe kryetarja e Bashkisë Roskovec ndaj gazetarëve të emisionit investigativ “Piranjat” në Syri Tv.

Në reagimin e tij Bardhi thekson se sjellja e dhunshme ndaj gazetarëve është provë se investigimi i kryer është i vërtetë.

Reagimi i plotë:

Dhuna e nxitur në mënyrë të përsëritur nga Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi, ndaj gazetarëve në krye të detyrës, është një akt kriminal që meriton ndëshkimin dhe reagimin e duhur ligjor dhe pa asnjë vonesë nga institucionet ligjzbatuese.

Investigimi profesional i emisionit “Piranjat” që ka provuar disa herë abuzimet me detyrën të Kryebashkiakes Bufi, nuk janë arsye për të urdhëruar vartësit që të ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve që i shërbejnë interesit publik dhe transparencës.

Sjellja e dhunshme veçse provon vërtetësinë e investigimit të kryer. Fshehja nga gazetarët, dhunimi i tyre, apo mbyllja e institucionit ndaj medias, janë akte që i kryen vetëm një zyrtar që i trembet transparencës, të vërtetës dhe që ka abuzuar me detyrën.

Duke dënuar me forcë dhunën ndaj gazetarëve, ri-apeloj institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë. Media e lirë dhe ushtrimi i pafrikësuar i profesionit nga gazetarët janë themelore për demokracinë në vend. sn

Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar- Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim- Nga Florim Zeqa

 

17.04.1933-19.11.2009

 

 

Halil Zeqa lindi më 17.04.1933 në fshatin Bokshiq (komuna e Klinës). Ishte i pari djalë i arsimuar i familjes Zeqa, i pari mësues nga fshati dhe lokaliteti ynë në përgjithësi. Për disa vite rresht kishte punuar në shkollën fillor të Gllogjanit (Lugu i Baranit), për t’u avancuar më pas në punë të ndryshme administrative në rrethin e Pejës, e më pas si zyrtarë dhe arkëtar në Kuvendin Komunal të Klinës deri në largimin nga puna nga regjimi pushtues i Millosheviqit pak kohë para pensionimit të rregullt.

Atdhetari në shënjestër të antishqiptarëve

 

Si një personalitet i rrallë, i arsimuar dhe i mirë edukuar nga prindërit Meta dhe Cyma, Halili në kohën e antishqiptarit Aleksandër Rankoviqi shumë shpejt bie në shënjestër të pushtetarëve të atëhershëm, të cilët e ndoqën hapë pas hapi, duke e ftuar në biseda informative për veprimtarinë e tij edukativo arsimore, me ç’rast e largojnë nga mësimdhënja në Gllogjan.

Më pas Halili detyrohet të kryejë punë të tjera administrative në Kooperativa të ndryshme Bujqësore në Zahaq të Pejës dhe Jashanicë të Klinës deri në rënjën e famëkeqit Aleksandër Rankoviq.

Por, asgjë nuk përfundon më kaq, me ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, përseri policët serb iu vërsulen atdhetarëve, ku ndër të parët në fshatin tonë e përzgjodhen përseri babain tim, Halilin, nën pretekstin e kërkimit të armëve.

Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1992, kur regjimi pushtues i Millosheviqit në Kosovë, kishte nisur vazhdimin e aksionit famëkeq të kërkimit të armëve nga shqiptarët, i mbetur në gjysmë nga antishqiptari Aleksandër Rankoviq.

Pre e ndjekjes dhe torturës për armë nga koha e Rankoviqit e deri të ajo e Millosheviqt ishte edhe babai im i ndjerë (Halil Zeqa), i torturuar disa herë nga policia serbe, por asnjëherë i nënshtruar.

Herën e parë pas torturave ç’njerëzore që i bën policët serb në Stacionin Policor në Klinë, i thashë, “Ah bre babë çka të paskan bërë!” Ai, i qetë ma ktheu: “Jo asgjë nuk është kjo, por një gjë ta dini mirë, këtë sakrificë e kam bërë për ju, se përndryshe, për të gjallë nuk iu kisha rënë në dorë policëve të Millosheviqit, duke aluduar në mua, vëllaun Ismetin dhe familjen në përgjithësi”.

Kjo e dëshmon nivelin e lartë të përgjegjësisë njerëzore dhe të kujdesit që kishte për mbrojtjen e familjes së tij.

Herën tjetër pas kthimit nga Stacioni Policisë në Klinë, babai me plagë të rënda trupore nga tortura e policisë serbe gjendej duke u kuruar në shtëpi, ndërsa unë gjatë kthimit nga procesi edukativo-arsimor, u ndala në shitoren e fshatit për të blerë diçka. Aty brenda ishte nje tollovi e madhe e njerëzve që debatonin me shqetësim për aksionin e policisë serbe për grumbullimin e armëve.

Me të dalë nga shitorja, më ofrohet një familjarë i një personi, për të cilin ne i kishim dyshimet për spiunim të babait tek policia serbe, me fjalët; “Unë sonte së bashku me disa të tjerë (i citoi me emra, ndër ta edhe një gazetarë) do të vijmë për ta vizituar babain tënd…”. Përgjigja ime ishte e prerë, jo nuk keni fare nevojë të vini, babai im është mirë dhe se asgjë e keqe nuk i ka ndodhë!

Ishte hera e parë që vendosa kështu pa u konsultuar ne babain, pasiqë nuk doja t’ia pëserisja edhe një herë torturën psiqike që kishte përjetuar nga policia serbe!

Me të kthyer në shtëpi, nga frika se mos po më çorton babai Halili për vendimin e marrë, me gjysëm zëri i tregova për rastin, ndërsa babai me plot entuziazëm ma ktheu; “Mirë ua paske bërë, të njëjtën përgjigje do ta merrnin edhe nga unë”.

 

Mesazhi i babës

 

Pas sulmit të 23 shkurtit të vitit 1993, të forcave të mëdha policore mbi Bokshiq, në fshatin tonë erdhi një delegacion i LDK-së dhe KLDMNJ nga Prishtina të shoqëruar nga autoritetet komunale të kohës për të vizituar të lënduarit nga torturat fizike në Stacionin Policor në Klinë.

Me të hyrë në konakun tonë, zyrtarët e lartë nga Prishtina e shprehën keqardhjen për torturën fizike ndaj babait tim dhe bashkëfshatarëve tjerë në përgjithësi.

Ata mbetën të trondituar, por edhe të impresionuar nga rrëfimet rrënqethëse të bababit tim, Halilit, i cili ndër të tjera ua tha edhe këto fjalë: “Aq të rënda dhe ç’njerëzore kanë qenë torturat në Stacionin Policor në Klinës saqë fjalët janë të pamjaftueshme për t’i treguar të gjitha, por janë gjurmët e goditjeve në fytyrën time që flasin më së miri për këtë.

“Të gjitha i përballuam më lehtë sesa sharjet dhe fyerjet në baza nacionale, saqë atë natë (23 shkurt 1993) jam betuar, se edhe 100 herë le të më shanë një bashkombas i imi, nuk do të më shkojë mendja për t’i bërë gjë, vetëm do t’i themë, faleminderit vëlla të qoftë për nder, pasi na rrahën dhe torturuan, na fyen dhe na shanë nënën shqiptare shkijet dhe s’patëm mundësi të bëjmë asgjë, nuk do të marr kurrë hak ndaj vëllezërve të mi”!

Në atë moment që e dëgjova një mesazh kaq të fuqishëm kombëtar dhe gatishmëri për vetëflijim të prindit tim, jo vetëm që u ndjeva mirë, u kalita edhe më shumë për përballjen e radhës me pushtuesit serb, të cilën e përjetova dy javë më pas në post-bllokun policor në Vitomiricë të Pejës, ku, sa herë që më godisnin policët serbë, bëhesha akoma më i fortë, pasi gjithnjë i mendoja fjalët e babait tim, Halil Zeqa.

 

Momente të rënda, por edhe krenarie kombëtare

 

Megjithatë, momenti më i vështirë i jetës sime mbetet ai kur na rrethuan forcat policore më 23 shkurt 1993. Ishte ky një moment tepër i rëndë, kur në njërën anë e lashë babain vetëm, ndërsa para syve të mi i shihja duke ikur të gjithë djemt dhe burrat e lagjes nga mosha 10 vjeçare e sipër të ndjekur nga tre kordon të policisë serbe.

Shkaku i shqetësimeve për babain kam qenë i fundit që jam futur në mal, me brengen dhe ankthin e madh që i lash pas familjet e pambrojtura, pleq e plaka, nëna e vajza të vetmuara nën mëshirën e barbarëve serb.

Gjatë kapërcimit të përroit dhe futjes në mal, u dëgjuan krismat e automatikëve serb. Në atë moment jam ndalur dhe e kam kthyer kokën prapa për të shiquar se kush mbeti vrarë nga familjarët tonë!

Pikërisht në ato momente, me sytë e mi e pash kur e arrestuan dhe goditën me kondak të pushkëve babain tim policët serb, të cilët mëpastaj e tërhoqën zvarrë duke e goditur pamëshirshëm në të gjitha pjesët e trupit.

Në atë moment u shtanga në vend, nuk më mbeti forcë të vazhdojë tutje! Mirëpo më erdhi në ndihmë kushëriri Idriz Musa i cili më kapi për krahu dhe hynëm së bashku në mal.

 

Mugesë e pakompensueshme familjare

 

Tani kur u bënë 15 vite që babai im Halili u largua nga kjo botë, duke na lënë të pikëlluar, por duke na lënë pas një trashëgimi të pasur dhe të begatë. Ai sot do të ishte në moshën 91 vjeçare, unë do të isha më i pasur me ide dhe më i fuqishëm në qëndrime. Edukata e shëndosh dhe në frymën e pastër kombëtare e babait Halilit, e pishtarit të arsimit shqip e ka trasuar rrugën e shumë brezave, të familjes Zeqa në veçanti.

Halil Zeqa ishte personalitet i rrallë, i urtë dhe i matur, por i pakthyeshëm në vendime. Ishte njohës i mirë i rrethanave politike dhe vizionar i së ardhmës. Parashikimet e tij ishin aq të sakta dhe largëpamëse, saqë shpesh na dukeshin të paimagjinueshme, por për fatin tonë të keq, të gjitha që ai i parashikojë i përjetuam dhe po i përjetojmë edhe në ditët e sotme!

Për t’ia bërë të qartë lexuesit largëpamësinë e tij, për fund po e ndaj edhe një rrëfim interesant. Ishte viti i parë i lirisë së Kosovës, kur unë mendova të kthehem bashkë me familje në vendlindje, porqë ishin fjalët e babait që më ndaluan: “Mos i merrë në qafë fëmijët, le të rriten dhe shkollohen në vend të sigurtë, se do të kalojnë edhe 30 vite e mirë nuk do të bëhet në këtë vend”!

Mungesa e tij na ka lënë zbrazëtirë që nuk plotësohet me askë dhe me asgjë në këtë jetë, por njëherit është edhe krenari dhe histori familjare të cilën përveqse e ruajmë dhe kultivojmë, e kujtojmë me nostalgji dhe pietet të lartë.

Prehu në paqe vizionari ynë!

31 vjet nga fatkeqësia ajrore në Ohër ku humbën jetë edhe shqiptarë nga Kosova

Më 20 nëntor të vitit 1993, fluturimi 110 i Avioimpeksit fluturoi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Gjenevës në ora 22:00, me fluturim të rregullt çarter për Shkup, Maqedoni e Veriut, përcjell TV21.

Në avionin kanë qenë 108 udhëtarë, prej të cilëve shumica shqiptarë nga Kosova të cilët kanë qenë duke punuar në Zvicër, dhe të cilët ktheheshin në shtëpi për pushime dimërore, bashkë me 8 anëtarë të ekuipazhit.

Për shkak të kushteve të këqija të motit, avioni është rikahëzuar për në Ohër ku edhe u rrëzua rreth 4 kilometra prej pistës, ndërmjet fshatrave Lakoçerej e Epërme dhe Orovnik.

Në fatkeqësi humbën jetën 116 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhin, kurse ka mbijetuar vetëm një persona, i cili më vonë iu dorëzua plagëve.

Moti i keq dhe komunikimi i vështirë mes pilotëve dhe kontrollit të fluturimit, janë disa nga shkaqet e fatkeqësisë.

Kjo është nga një fatkeqësitë më të mëdha ajrore në historinë e Maqedonisë.

Video nga rasti i rikonstruuar:

Gjermania furnizon për herë të parë Ukrainën me dronë luftarakë, 4000 fluturake të pajisura me inteligjencë artificiale

Për herë të parë Gjermania do të furnizojë Ukrainën me dronë luftarakë. Këta dronë komandohen nga një sistem i ri i inteligjencës artificiale, detaje të mëtejshme mbahen sekret.

Është një software, që i dallon këta dronë: Bashkë me një prodhues ukrainas firma gjermane e inteligjencës artificiale(IA) Helsing ka zhvilluar një dron të ri luftarak, që sipas informacioneve, mund të komandohet në mënyrë autonome drejt destinacionit. I programuar njëherë i ashtuquajturi dron kamikaz fluturon autonom në destinacion dhe e sulmon atë. Kur ai përplaset në destinacion shpërthen dhe shkatërrohet.

4000 copë të këtij droni luftarak të pajisur me IA të zhvilluar në Gjermani do të marrë tani qeveria në Kiev. Detajet teknike dhe vendi i saktë i prodhimit mbahen sekret nga të dyja palët për arsye sigurie. Deri tani nuk ekzistojnë fotografi të këtyre dronëve.

“Droni i shmanget sistemit elektronik të mbrojtjes”
Ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius bëri të njohura disa informacione të përgjithshme lidhur me këta dronë: “Këta dronë janë në gjendje që të depërtojnë 30 deri në 40 km në brendësi të vendit, ku mund të sulmojnë pozicione luftimesh, nyje logjistike e të tjera objekte.” Droni ka aftësinë që edhe “nëse atakohet nga sistemi i mbrojtjes elektronike të palës kundërshtare mund ta devijojë atë dhe të arrijë në destinacion”, shtoi Pistorius.

Shumica e dronëve komandohen me radio, e disa edhe me GPS. Me ndihmën e bllokuesve, të ashtuquajturit Jammer, ato mund të devijohen nga kursi dhe të rrëzohen. Dronët, që mund t’i bëjnë ballë mbrojtjes elektronike të kundërshtarit, kanë një përparësi të madhe strategjike.

Ministri i Mbrojtjes the, se ka parë disa prototipe para disa muajsh në Ukrainë dhe se është i bindur që këta dronë do të jenë “një aset vërtetë i rëndësishëm” për Ukrainën. Deri tani Gjermania në kuadër të ndihmës ushtarake për Ukrainën ka dërguar vetëm dronë zbulues. Kancelari Olaf Scholz i përmbahet qendrimit të tij për të mos dërguar raketat luftarake Taurus në Ukrainë, me të cilat ajo mund të luftojë edhe në territorin rus.

Dronët në vend të artilerisë
Dronët janë mjaft të pranishëm në fushëbetejë në Ukrainë. Si rusët edhe ukrainasit i përdorin ato në mënyrë të shumëfishtë. Rusia vazhdimisht sulmon me dronë edhe objektiva civile dhe infrastrukturën në Ukrainë. Forcave të armatosura ukraianse dronët u shërbejnë edhe si zëvendësim i artilerisë dhe municioneve që asaj i mungojnë. Ushtria ukrainase përdor dronët me çmim të leverdisshëm të telekomanduar, të cilët i pajis me lëndë shpërthyese dhe i nis drejt pozicioneve ruse.

Inteligjenca artificiale për qëllime ushtarake

Helsing është një sipërmarrje me seli në Mynih, që është specializuar për zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për sektorin e armatimeve. Që prej themelimit të saj në vitin 2021 kjo sipërmarrje ka marrë një sërë porosish nga industria e armatimeve. Ndër të tjera Helsing punon edhe për komandim elektronik lufte në avionët gjerman të tipit Eurofighter si dhe në infrastrukturën e inteligjencës artificiale të “Future Combat Air System” (FCAS), avionit luftarak të së ardhmes./DW

Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?

VOA/Marrë nga Associated Press

Presidenti rus Vladimir Putin uli zyrtarisht pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia. Ky vendim pason vendimin e Presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë objektivat brenda territorit rus me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi.

Vendimi lejon një kundërpërgjigje të mundshme bërthamore nga Moska edhe ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë nga ndonjë shtet që mbështetet nga një fuqi bërthamore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Ukraina gjuajti gjashtë raketa ATACMS, prodhim amerikan, të martën në një objekt ushtarak në rajonin rus Bryansk, afër kufirit me Ukrainën. Ministria ruse shtoi se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi pesë prej tyre dhe dëmtoi një tjetër.

Pavarësisht se doktrina parashikon një përgjigje të mundshme bërthamore nga Rusia ndaj një sulmi të tillë konvencional, formulimi i saj është shumë i gjerë, për të mos e bërë të detyruar përdorimin e armëve bërthamore dhe i ofron mundësinë Presidentit Putin që t’i mbajë opsionet të hapura.

Miratimi i dokumentit tregon gatishmërinë e presidentit rus për të shfrytëzuar arsenalin e tij bërthamor për të detyruar Perëndimin të tërhiqet, ndërsa Moska vazhdon ofensivën e cila po përparon me hapa të ngadaltë në Ukrainë. Lufta në Ukrainë ka filluar para 1000 ditësh.

I pyetur të martën nëse një sulm ukrainas me raketa amerikane me rreze të gjatë mund të shkaktojë një përgjigje bërthamore, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj pozitivisht. Ai përmendi dispozitën e doktrinës që mban derën hapur për këtë si përgjigje ndaj një sulmi që kërcënon “sovranitetin dhe integritetin territorial të Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë”.

Duke komentuar nëse doktrina e re u publikua qëllimisht pas vendimit të Presidentit Biden, zoti Peskov tha se dokumenti u publikua “në kohën e duhur”. Ai shtoi se Presidenti Putin udhëzoi qeverinë ta ndryshonte doktrinën në fillim të këtij viti, në mënyrë që të jetë “në përputhje me situatën aktuale”.

Presidenti Putin njoftoi për herë të parë për ndryshime në doktrinën bërthamore në muajin shtator. Ai ka paralajmëruar më parë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s, se lejimi i Ukrainës për të përdorur armë me rreze të gjatë të furnizuara nga Perëndimi, për të goditur territorin rus, do të thotë se Rusia dhe NATO janë në luftë.

Uashingtoni e lejoi Ukrainën t’i përdorë armët me rreze të gjatë për të goditur objektiva brenda Rusisë, pasi mijëra trupa të Koresë së Veriut u vendosën në rajonin rus të Kurskut për të luftuar kundër forcave ukrainase.

Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi doktrinën e rishikuar bërthamore si “shembullin më të fundit të papërgjegjshmërisë” nga “qeveria e shthurur ruse”, sipas zëdhënëses Camilla Marshall.

“Rusia është ajo që vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë dhe përdorimi i trupave të Koresë së Veriut është vetëm shembull i kësaj”, tha zonja Marshall. “Ai mund t’i tërheqë trupat e tij, t’i kthejë tanket në Rusi dhe t’i japë fund sulmit dhe gjakderdhjes së panevojshme si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi. … Ne ia kërkojmë ta bëjë këtë.”

Doktrina e përditësuar thotë se një sulm kundër Rusisë nga një fuqi jobërthamore me “pjesëmarrjen ose mbështetjen e një fuqie bërthamore” do të shihet si “sulmi i tyre i përbashkët ndaj Federatës Ruse”.

Doktrina thotë se çdo sulm masiv ajror ndaj Rusisë mund të nxisë një përgjigje bërthamore, por shmang bërjen e këtij vendimi të domosdoshëm.

Dokumenti gjithashtu thekson se agresioni kundër Rusisë nga një vend anëtar i një blloku ushtarak shihet si “agresion nga i gjithë blloku”, një referencë e qartë për NATO-n.

Doktrina e re megjithatë ofron më shumë detaje, krahasuar me versionet e mëparshme, për kushtet që duhet plotësuar për përdorimin e armëve bërthamore. Ajo vë në dukje se armët bërthamore mund të përdoren në rast të një sulmi masiv ajror që përfshin raketa balistike, të lëshuara nga anijet, avionët, dronët dhe mjete të tjera fluturuese.

Formulimi duket se zgjeron ndjeshëm listën e shkaktarëve për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në krahasim me versionin e mëparshëm të dokumentit. Versioni i mëparshëm thoshte se Rusia mund ta përdorte arsenalin e saj atomik në rast të një sulmi me raketa balistike.

Presidenti Alexander Lukashenko, i cili ka sunduar Bjellorusinë për mbi 30 vjet dhe është mbështetur në subvencionet dhe mbështetjen ruse, e ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e vendit të tij për të dërguar trupa në Ukrainë dhe për të vendosur disa nga armët bërthamore ruse.

Që kur Presidenti Putin dërgoi trupa në Ukrainë, ai dhe zyrtarë e analistë të tjerë rusë, e kanë kërcënuar shpesh Perëndimin me arsenalin bërthamor të Rusisë për ta dekurajuar atë që të rrisë mbështetjen për Kievin.

Për muaj të tërë në Rusi ishin shtuar kërkesat për forcimin e doktrinës, duke argumentuar se versioni i mëparshëm nuk arriti të pengonte Perëndimin nga shtimi i ndihmës për Ukrainën, si dhe krijoi përshtypjen se Moska nuk do t’i përdorte armët bërthamore.

Kosovë, lajmet e rreme dhe vërtetimi i fakteve nga mediat

VOA/Leonat Shehu

Shoqata të gazetarëve, punonjës të mediave dhe grupe për të drejtat e tyre, theksuan të martën se vetërregullimi i mediave mund të luajë rolin kryesor në parandalimin e dezinformatave në Kosovë, ndërsa hodhën poshtë pretendimet se mediat janë burimi i tyre.

Këto komente u bënë në tryezën e organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe misioni i OSBE-së me temën “Lajmet e rrejshme dhe verifikimi i fakteve në mediat online”.

Media online në Kosovë aktualisht vet rregullohet nëpërmjet Këshillit të Mediave të Shkruara duke u mbështetur në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Drejtori i këtij Këshilli, Imer Mushkolaj, tha se ky mekanizëm vazhdimisht trajton mënyrën e raportimit nga mediat.

“Kemi arritur që të marrim vendime, sipas nesh gjithmonë meritore duke adresuar çështje të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me lajme që kanë qenë të plota e që janë publiku në mediat e shkruara përkatësisht në mediat online. Gjitha këto vendime janë marrë siç mund ta dini bazuar në Kodin e mediave të shkruara të Kosovës, i cili në një far forme është Kushtetuta e mediave të shkruara dhe online në Kosovë”, tha ai.

Kryeredaktorja e grupit Koha, Brikenda Rexhepi, tha se mungesa e redaktorëve nëpër media mund të çojë në publikimin e lajmeve të paverifikuara.

“Edhe kjo mund të jetë një problem shumë i madh sa i përket keqinformimit, dalin lajme të paverifikuara jo me ndonjë qëllim të keq, që ka bërë dikush qëllimisht të tilla, por thjesht mungojnë kapacitetet me i lexu edhe njëherë”, tha ajo.

Juristja e mediave Flutura Kusari thotë se shteti ka dështuar në krijimin e një sistemi që e mbron vendin prej dezinformatave pasi sipas saj ato nuk vijnë prej mediave por vendet tjera që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk mundet që barra e përgjegjësisë komplet me ju hedh mediave dhe të thuhet ju luftoni dezinformatën e ndërkohë me i akuzu për dezinformata. Gjithë njerëzit e pushtetit por edhe opozitës sa herë që flasin për dezinformata flasin për media, e bëjnë qëllimisht në mënyrë që të krijojnë një lloj mburoje që nëse sulmohen atëherë do të akuzojnë mediat për shpërndarje të dezinformatave dhe këtë po e shohim tash kur ka filluar fushata zgjedhore edhe pse jo juridikisht”, tha ajo.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Jahiri tha se problemi kryesor me keqinformimin lidhet me mediat që nuk janë të besueshme dhe përdorin një hapësirë publike për qëllime dhe përfitime individuale.

“Prandaj gazetarët, komuniteti, organizatat e ndryshme duhet me çdo kusht të bëjnë të pamundurën që të ketë vetërregullim më të madh. Sepse zgjidhja e vetme është vetërregullimi dhe kur ne vendosim standarde, në të njëjtën kohë pra mudemi edhe t’i luftojmë dukuritë e këqija por edhe në të njëjtën kohë pra të mbrojmë njëri tjetrin në kauzën e drejtë që është në profesionin e shenjtë që është dhe ka vetëm një qëllim që të jetë zëri më përfaqësues i publikut”, tha zoti Jahiri.

Organizatat që merren me luftimin e dezinformatave thonë se kjo dukuri është e përhapur në Kosovë ndërsa bëjnë thirrje që edukimi medial të përfshihet si lëndë në shkolla në mënyrë që gjeneratat e reja të mësojnë t’i dallojnë lajmet e rreme.

Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi

Gjatë përdorimit të Sistemeve Taktike të Raketave të Ushtrisë Amerikane (ATACMS)

 

VOA/Marrë nga Associated Press

Shtetet e Bashkuara vendosën ta lejojnë Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë, për të sulmuar në thellësi të territorit rus. Ukraina u kishte kërkuar aleatëve perëndimorë leje për t’i përdorur këto armë të avancuara për të goditur Rusinë, që nga viti i parë i luftës. Por çfarë janë saktësisht raketat ATACMS dhe çfarë i bën ato kaq efektive?

Ukraina përdori sot për herë të parë Sistemet Taktike të Raketave të Ushtrisë Amerikane, të njohura ndryshe si ATACMS, për të goditur objektiva brenda Rusisë.

Shtetet e Bashkuara i dërguan këto raketa në Ukrainë vitin e kaluar dhe ato janë përdorur për të goditur objektiva ushtarake në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia – por jo në territorin rus. Ukraina u kishte kërkuar aleatëve prej muajsh që të lejohej të godiste me këto armë objektiva përtej kufirit.

Pra, çfarë i bën këto raketa më efektive se ato që Ukraina ka përdorur deri më tani? Matthew Savill, është drejtues shkencor për çështjet ushtarake në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, në Britani.

Deri më tani janë përdorur raketa të tipit HIMARS, që janë relativisht të vogla dhe që nisen në grup për t’iu drejtuar me saktësi një objektivi. Nga një sistem HIMARS lëshohen rreth tetë raketa njëkohësisht… Sistemi ATACMS, nis vetëm një. Por ajo është një raketë balistike. Është e vogël, por efektin e ka të madh. Duke qenë se është një raketë balistike, zbret në një kënd të vështirë dhe me shpejtësi shumë të madhe. Dhe është gjithashtu e drejtuar me saktësi. Avantazhi është se ka një rreze shumë më të gjatë”, thotë zoti Savill.

Raketat balistike të sistemeve ATACMS, të prodhuara nga kompania amerikane e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, Lockheed Martin, kanë gati dyfishin e distancës së goditjes se shumica e raketave që disponon Ukraina – deri në 300 kilometra. Ato mund të bëjnë goditje të sakta ndaj pistave të avionëve, depove të municioneve dhe infrastrukturës strategjike.

Ekziston gjithashtu opsioni që sistemet ATACMS të përdorin një variant municionesh thërrmuese, që mund të rezultojnë shkatërrimtare në fushëbetejë.

Flitet për dhjetëra municione që shpërndahen në terren; ato do të ishin të shkëlqyera për t’u përdorur kundër aeroporteve p.sh., sepse në thelb nëse do të kishte avionë në pista, mund të shpërndahen municionet në të gjithë aeroportin, pa patur nevojën të shkatërrohet pista. Në fakt është mjaft i vështirë shkatërrimi i një piste avionësh”, shpjegon zoti Savill.

Pa këtë teknologji perëndimore, Ukraina e ka goditur rregullisht Rusinë me armë të prodhuara në vend, disa prej të cilave madje mund të përshkojnë distanca deri në 1000 kilometra, por Kievit i mungojnë sasitë e mjaftueshme për të bërë dëm serioz afatgjatë.

Me zhvillimin e programit të tyre të dronëve, ukrainasit kanë përftuar disa armë me rreze të gjatë veprimi. Dhe disa prej atyre dronëve kanë fluturuar në distanca prej 1000 kilometrash. Pra, flitet për trefishin e distancës së raketave ATACMS. Dallimi është se dronët mbartin mbushje më të vogla, kështu që nuk janë të efektshëm kundër objektivave të mbrojtura“, thotë zoti Savill.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë armë me rreze më të gjatë për të ndryshuar balancën e fuqisë në këtë luftë, ku Rusia ka burime më të shumta.

Ukraina shpreson që armët do të ndihmojnë në dobësimin e fuqisë ajrore të Rusisë dhe të linjave të furnizimit, që i nevojiten për të bërë sulmet e përditshme kundër Ukrainës.

BIRN: “Qeveria britanike po shikon me interes marrëveshjen e Italisë për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri”

Marrëveshjet e reja midis Britanisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkatërrimin e rrjeteve të bandave që merren me trafikim emigrantësh shihen nga ekspertët si më realiste sesa ideja e qeverisë së mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e emigrantëve në Ruandë.

 

Qeveria e re laburiste e Britanisë nën drejtimin e Keir Starmer është zotuar të bëjë më shumë për emigracionin dhe të zvogëlojë numrin e kalimeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ka anuluar planin e diskutueshëm të qeverisë së mëparshme konservatore për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, por disa raportime sugjerojnë se ajo po shikon me interes marrëveshjen e Italisë për dërgimin e azilkërkuesve për t’u përpunuar në Shqipëri.

Bashkëpunimi për emigracionin u zgjerua javën e kaluar, kur Mbretëria e Bashkuar njoftoi marrëveshje të reja me tre vende të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë.

Sipas Mbretërisë së Bashkuar, marrëveshjet e reja bazohen në përvojën e marrëveshjes së mëparshme Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar për trajtimin e emigracionit, nënshkruar në maj kur ministri i jashtëm i atëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron vizitoi Tiranën.

Ndërsa emigracioni i paligjshëm mbetet një prioritet i lartë për publikun në Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat më të fundit nga agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex, zbuluan një rënie të madhe prej 80 për qind në kalimet e parregullta përgjatë “rrugës së Ballkanit Perëndimor” gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti.

Kjo mund t’i shtojë besueshmëri planit të Laburistëve për të frenuar kalimet e paligjshme.

Megjithatë, shtrirja e marrëveshjeve të sapo nënshkruara me tre vendet e Ballkanit mbetet e paqartë. Përveç shkëmbimit të inteligjencës dhe bashkëpunimit, ka pak informacion të disponueshëm publikisht në lidhje me detajet. Zyra Punëve të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut nuk zbuluan detaje kur iu kërkua një koment.

Kontrabandistët konsiderohen si “kërcënim serioz për sigurinë globale”

Ndryshe nga Partia Konservatore, e cila mbështeti skemën e Ruandës, Starmer është zotuar t’i bëjë gjërat ndryshe dhe në vend të kësaj të fokusohet në ndalimin e bandave që merren me trafikimin e emigrantëve dhe të prishë modelin e tyre të biznesit.

Duke folur në asamblenë e përgjithshme të Interpolit në Glasgou, Skoci, në fillim të këtij muaji, ai deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do t’i trajtojë kontrabandistët si “terroristë” dhe do të mbështetet më shumë në taktikat kundër terrorizmit.

“Kontrabanda e njerëzve duhet të shihet si një kërcënim global i sigurisë, i ngjashëm me terrorizmin. Ne duhet të kombinojmë burimet, të ndajmë inteligjencën dhe taktikat dhe ta trajtojmë një problem duke punuar së bashku për të mbyllur rrugët e kontrabandës”, tha Stamer në asamble.

Andi Hoxhaj, një pedagog në King’s College në Londër, e përshkruan qasjen e Starmer si më të moderuar se ajo e qeverisë së mëparshme konservatore. Megjithatë, ai nënvizon se politikat janë të ngjashme në thelb, pasi të dyja fokusohen në parandalimin.

Është një qasje që “funksionon në përputhje me perceptimin e votuesve se qeveria e re duhet të jetë e ashpër ndaj krimit, e kështu me radhë”, shpjegoi ai.

I pyetur për marrëveshjet e fundit me Ballkanin, Hoxhaj i konsideron ato një “fitore të lehtë diplomatike për Laburistët”, duke iu referuar hapësirës kohore relativisht të shkurtër në të cilën u përfunduan këto marrëveshje pasi Partia Laburiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme këtë verë.

Ai thekson se punimet përgatitore kishin kohë që po vazhdonin në prapavijë. “Ka pasur tashmë bisedime në vazhdim nga qeveritë e mëparshme, kështu që nuk ishte se laburistët filluan krejt papritur nga e para, sepse ata tashmë po e diskutonin këtë gjë”, tha ai për BIRN.

Ndarja e informacioneve në qendër të marrëveshjeve të reja

Marrëveshjet me tre vendet e Ballkanit Perëndimor u njoftuan javën e kaluar në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Në dritën e pasojave nga Brexit, qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar po e bën përparësi përmirësimin e partneriteteve të sigurisë me vende të ndryshme evropiane. Marrëveshjet e sigurisë pas Brexit kanë pakësuar aksesin e Mbretërisë së Bashkuar në bazat e të dhënave dhe aftësitë jetike evropiane të shkëmbimit të inteligjencës.

Sipas Dauning Strit, mbi 100,000 emigrantë përdorën të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar dhe kjo rrugë është përshkruar si një “rrugë kyçe” për ata që shohin BE-në dhe Britaninë e Madhe si ndalesa përfundimtare.

“Marrëveshjet do të rrisin shkëmbimin e inteligjencës, ekspertizës dhe bashkëpunimit për të gjurmuar bandat kriminale ndërsa ata kalojnë tranzit njerëz vulnerabël nëpër këto vende, për t’i arrestuar ata dhe për të shkatërruar modelet e tyre të punës që në burim”, thuhej në njoftimin për shtyp.

Ndarja e informacioneve është në qendër të këtyre marrëveshjeve sepse luan një rol të madh në të kuptuarit se si funksionojnë grupet e krimit, tha Magdalena Lembovska Young, një analiste e asociuar në “Sibylline” në Londër.

Ajo pret që, përveç shkëmbimit të informacioneve, fokus do të vendoset edhe në mekanizmat e integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve të përfshira për shkak të të dhënave të tyre të mëparshme.

“Për fat të keq, në të tre vendet e Ballkanit Perëndimor ka pasur raste ku integriteti i operacioneve kundër grupeve të krimit të organizuar është cenuar. Anëtarët e tyre janë informuar, ose informacione konfidenciale kanë përfunduar në media”, vuri në dukje ajo.

Andi Hoxhaj në mënyrë të ngjashme vëren se qeveritë e mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar shpesh e kanë parë Ballkanin Perëndimor me mosbesim dhe qeveritë e tij “si të korruptuara”. Megjithatë, ndërsa presioni u rrit mbi qeverinë e ish-kryeministrit Rishi Sunak mbi kalimet me gomone, këto qëndrime kanë ndryshuar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor tani kanë një histori të suksesshme pune me partnerë evropianë dhe ndërkombëtarë. Që nga viti i kaluar, Maqedonia e Veriut ka pritur një mision të Frontex të BE-së, me roje dhe patrulla evropiane në kufirin e saj me Greqinë. Marrëveshje të ngjashme janë në fuqi midis Greqisë dhe Shqipërisë. Diskutimet janë në një fazë të avancuar për një mision të ngjashëm në Bosnje dhe Hercegovinë.

Bashkëpunimi i suksesshëm me agjencitë evropiane si Europol-i tregon se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë “kapacitete të caktuara për të bashkëpunuar në mënyrë efektive”, vuri në dukje Lembovska Young.

Megjithatë, dinamikat politike rajonale ende mjegullojnë bashkëpunimin e qetë rajonal dhe ndërkombëtar. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është një shembull i kësaj.

“Kosova shpesh nuk është pjesë e forumeve të bashkëpunimit të sigurisë në nivel rajonal dhe të BE-së, gjë që pengon kapacitetin e saj për të trajtuar në mënyrë efektive emigrimin e parregullt”, tha Dani Ilazi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

“Shkëmbimi i informacionit dhe operacionet policore transnacionale janë vendimtare në luftimin e kësaj çështjeje, megjithatë Kosovës i mungon aksesi, ose shpesh është një arsye pse rajoni nuk mund të përmirësojë bashkëpunimin, për shkak të pozicionit të Serbisë për shtetësinë e Kosovës”, shtoi Ilazi.

Partneriteti me Shqipërinë vepron si precedent

Marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar e nënshkruar në maj, për të cilën qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se shërben si bazë për tre marrëveshjet e reja me Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë, kishte një qasje shumë më të gjerë.

Ajo përfshiu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në polici dhe gjyqësor. Një shembull nga marrëveshjet e mëparshme midis dy vendeve përfshinte oficerët e forcave kufitare të Mbretërisë së Bashkuar që inkorporoheshin në aeroportin e Tiranës.

Hoxhaj pret që marrëveshjet e reja të vendosin baza për bashkëpunim, i cili do të zhvillohet më tej me projekte praktike dhe mbështetje.

Por ai tha se Mbretëria e Bashkuar mund të ketë marrë një qasje të veçantë me Shqipërinë, krahasuar me pjesën tjetër të rajonit, pasi ata e shohin atë si më vendimtare.

“Sipas pikëpamjes së Zyrës së Punëve të Brendshme, krimi i organizuar nga pjesët e tjera të Ballkanit Perëndimor (përveç Shqipërisë) nuk është aq aktiv në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, këto vende shihen më shumë si vende tranzit, që luajnë një rol në elementin logjistik për sa i përket kalimeve”, tha ai.

“Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar i shohin shqiptarët si një faktor në Britaninë e Madhe, ndaj kjo është arsyeja pse marrëveshja me Shqipërinë ishte pak më e përshtatur, por kishte edhe arsye politike pas saj.”

“Në vitin 2022, kombësia më e madhe që mbërriti me gomone ishte shqiptare dhe nëse shikojmë statistikat e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar, shqiptarët në pesë vitet e fundit zakonisht renditen ndër tre kombësitë e para”, shtoi ai.

Teodora Kjoseva, nga Shoqata e Juristëve të Rinj Maqedonas, një organizatë e shoqërisë civile që ofron ndihmë juridike për azilkërkuesit, thotë se njerëzit në lëvizje zakonisht qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut vetëm për një periudhë të shkurtër, e cila e klasifikon vendin vetëm si pikë tranziti.

Maqedonia e Veriut ofron pak sa i përket mundësive integruese, thotë ajo. Por ajo gjithashtu thekson se ata që përdorin rrugën e Ballkanit Perëndimor rrallë përmendin Britaninë e Madhe si destinacion, me Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën në krye.

Rrezik i fuqizimit të narrativave të së djathtës ekstreme

Pavarësisht rënies së raportuar të kalimeve të parregullta të njerëzve që përdorin rrugën ballkanike për të hyrë në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, fokusi i ripërtërirë i Britanisë mbi emigracionin ka ngjallur frikën se mund të nxisë diskurset e krahut të djathtë në planin afatgjatë.

Kur Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, në vitin 2022 i përshkroi shqiptarët që mbërrinin me gomone si një “pushtim”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e akuzoi atë për ksenofobi.

Partneriteti i ri është një hap pozitiv në drejtimin e duhur, tha Ilazi. Megjithatë, ai paralajmëron se një fokus i ripërtërirë mbi emigracionin mund të shërbejë “në një farë mase për të përjetësuar imazhin e Ballkanit Perëndimor si një zonë problematike dhe për të ndihmuar në demonizimin e emigracionit, gjë e cila nga ana tjetër ndihmon në fuqizimin e narrativave të së djathtës ekstreme”/BIRN

Prokurori i Përgjithshëm i Trumpit kërkon hetimin e aferës Rama-McGonigal: FBI u përdor si armë politike

Matt Gaetz do të jetë Prokuror i Përgjithshëm i SHBA dhe njëkohësisht ministër i Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar të Donald Trump.

Ai njihet si një kundërshtar i rreptë i miliarderit majtist, George Soros, pasi ka deklaruar publikisht se drejtësia në SHBA është sorosëzuar.

Por Gaetz ka premtuar se do të luftojë kundër përdorimit të agjencive shtetërore amerikane si armë politike ndaj kundërshtarëve.

Për këtë arsye, në shkurt të vitit të shkuar, kongresmeni Gaetz kërkoi që të hetohej afera e kryeministrit Edi Rama me ish-kryezbuluesin e FBI, Charles McGonigal.

Siç raportonte SYRI një vit më parë, kryetari republikan i Komisionit Hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, i dërgoi një letër FBI-së, duke kërkuar detaje për skandalin Rama-McGonigal.

Letra për drejtorin e FBI, Chris Wray është nënshkruar nga kryetari i komisionit, Jim Jordan dhe kongresmeni republikan Matt Gaetz.

Republikanët kërkojnë edhe informacione nëse FBI ka nisur një hetim për rastin e McGonigal, përfshi këtu edhe rishikimin e çdo dokumenti për të zbuluar se si ka qenë e mundur që të korruptohet një zyrtar kaq i lartë i FBI.

“Kjo sjellje e keqe gërryen më tej besimin e publikut në sjelljen e FBI-së dhe veprimet e zbatimit të ligjit,” thuhet në letrën e republikanëve, që janë pjesë e një komisioni hetimor që do të shqyrtonte përdorimin e agjencive federale amerikane si armë politike.

Ndërsa letra mban datën 2 shkurt 2023, një ditë më vonë mediat amerikane njoftuan se Kongresi ka nisur zyrtarisht hetimet për këtë aferë.

Sipas Fox News, kongresmenët Jordan dhe Gaetz, e kanë njoftuar drejtorin e FBI, Christopher Wray se ‘komisioni po vazhdon të hetojë akuzat për politizim dhe paragjykim nga ana e FBI’.

Në letër thuhet se aktakuza ndaj McGonigal i tregoi popullit amerikan sërish se sa të përhapura janë problemet brenda FBI-së.

Jordan dhe Gaetz thanë se aktakuza ngre gjithashtu pyetje të reja në lidhje me përpjekjet kundërzbuluese të FBI-së gjatë kohës kur McGonigal ishte i punësuar.

Tani Gaetz është Prokuror i Përgjithshëm dhe do e ketë vetë në dorë dosjen. Pikërisht atë dosje, të cilën mjaftonte që Altin Dumani ta merrte nga SHBA dhe Edi Rama do përfundonte në burg, njësoj si miku i tij, Charles McGonigal, i dënuar dhe pas hekurave prej muajsh tashmë. sn

ImageImageImage

Vetëm 150 mijë euro janë shpenzuar nga universitetet shqiptare për kërkim shkencor- Nga Taulant Muka

Vetëm 150 mijë euro janë shpenzuar nga universitetet shqiptare për kërkim shkencor në 12 muajt e fundit, ndërsa miliona euro për roje! Tani, me “Komitetin e Hajdutërisë Intelektuale” të propozuar në ligjin e ri të shkencës me ministra dhe rektorë plagjiatorë dhe pa shkencë, duket se jemi gati të thyejmë rekordet, duke e kthyer Shqipërinë nga një vend me potencial intelektual, në “majmunët e Evropës” me buxhet për gardianë!
Reference: Studimi i Qëndresa Qytetare

Filozofia si art dhe arti si filozofi… – Esé nga AGRON SHABANI

Kritika dhe filozofia e artit në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur krijuese ose artistike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur mënyrën dhe formën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ia bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale, edhe vlerat dhe aspiratat e njohura shkencore, intelektuale, intelegjente, krijuese ose artistike.

 

Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të tregut të ri’ vlerave, mallërave dhe kaapitalit, ë të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i “një bote të administruar nga mbinjerëzit ose supermenët e lartë politik, ushtarak, finansiar, tregtar ose ekonomik” ku objekti individual reduktohet në subjekt ose në një qenie “mono-dimensionale” për t´u shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, koniukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të ndryshme pushtetmbajtëse ose politike” që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë.

 

Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale, gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta relative. Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste si Kosova, Serbia etj… ku e bukura bëhet konkubinë ose kurtizane e industrisë kulturore dhe politike. Mbase, kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.

 

Se këndejmi, ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për artin, kulturën, letërsinën, shkencën, teknikën, politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë larg nga funksionimi dhe ndikimi i tyre real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre.

 

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve, duke iu përshtatur në një masë të dukshme pushtetit dhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.

 

Në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova etj… edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror, politik, kulturor ose artistik përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk ose publicistik, duhet patur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politikë, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.

 

Nderkaq, nëpërmjet subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, artit, shkencës ose letërsisë në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë e larta intelektuale, profesionale ose intelegjente (qëndrore) të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

 

Ndaj, nëpërmjet kategorive shoqërore ose qytetare, teoria etike dhe estetike, paraqet konceptin dhe modelin dterminant dhe paradigmatik të dialektikës politike. Duke e bërë ravijezimin, konturimin, konvencionalizimin dhe unifikimin e preferuar të së veçantës me të përbashkëten, globalen ose universalen, në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirikë ose dialektikë të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionë, ëndërrave, dëshirave, dashurisë, idealeve ose vizionëve të përbashkëta njerëzore ose qytetare që e bëjnë çlirimin e subjektivitetit nga objekti, për të gjetur lidhjen empirike, evolutive ose dialektike midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që filozofët e quajnë ” opus magnus” ose “general intellect”. Kjo mbase është vlera globale ose universale e individit krijues ose inovator. Kultura është frytë i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore ose qytetare.

 

Për me tepër ndërkaq, në një shoqëri të avancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale i bashkëngjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset neutralizuese,- si puna e transformimit të kulturës në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdollojë marrëdhënie me praxis-in, bën të mundur integrimin e artit dhe kulturës në kuader të një shoqërie të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose birokratike. Midis motiveve ose stimujve të të kritikës së artit dhe kulturës në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova etj,, një vend të veçantë zë edhe motivi i gënjeshtrës. Kultura paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore që nuk ekziston fare; i mbulon, valorizon, glorifikon ose disajnon kushtet ose rrethanat materiale ku ngrihet, vaslorizohet dhe glorifikohet çdo gjë që është njerëzore, dhe me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e këqia politike, sociale, ekonomike dhe të tjera. Thuase se Kosova dhe shqiptaret, nuk ia bejnë dot pa Hashim Thaçin, Albin Kurtin dhe tjetrin, të cilët pa asnje dite pune dhe pervoje ne jeten e tyre, zbriten dhe erdhen nga mali, rruga ose rrugicat e ndryshme provinciale, paranormale ose parapolitike ne postet e Presicdentit ose Kryeministrit te Kosoves!!!

 

Është teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal (ndonëse si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës), e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shteror, nacional, politik, kulturor etj. …ku për dallim të mediokritëve të ndryshëm ‘pseo’ , ‘anti’ ose ‘kontrakulturorë, ose atyre shkatërruesve të zellshëm të shkencës, artit dhe kulturës, qofshin të majtë apo të djathtë, të cilët “venë dorë në brez ose revole” sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e shkenctarit, pedagogut, letrarit, kruijuesit ose artistit: Përballë gënjeshtrës së botës së vlerave, mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër që e denoncon atë.

 

U mer vesh se detyra e një kritiku dialektik të kulturës nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit nga administrimi, të kulturës nga qytetërimi, dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare. Detyra e tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar ose glorifikuar tej mase ne përbërjen e secilës premtimi i saj për lumturi, drejtesi dhe barazi, domund të ishte realizuar vetëm e vetëm me përgjithësimin e një kulture me kuptimin më të gjerë, ndërsa në të njëjtën kohë varësia e saj nga rrethanat materiale të një pushteti (qeverie), apo shoqërie aktuale, si dhe të atyre të së kaluarës , dp kontribuonte në frustracionin e këtij realizimi.

 

Me fjalë të tjera, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar të kulturës , doduhej të vendoseshin në kundër funksionit të palës kundërshtare “antropologjike”. Ndërkohë që impulset progresiste të së dytës, do duhej t’u kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.

 

Në vitin 1947, pas ngjarjeve të rënda të L2B, e sidomos pas zbulimit të laboratorit të vdekjes nepër kampet e ndryshme të përqendrimit, Adorno-ja asokohe shprehu tronditjen e tij me një aforizëm të lagtuar kur tha se :”të shkruash poezi është një akt barbar.”

 

Socioilozofi gjerman, Theodor Adorno, shkroi në bashkëpunim me kolegun e tij madhor ose gjenial, Max Horkheimer edhe”Dialektikën e Iluminizmit” (Dialektikm der Aufklärung). Ishte një tentativë e qartë dhe serioze për të gjetur shkaqet racionale e iracionale të një katastrofe humanitare si tmerri totalitar, ku autorët gjetën ose zbuluan një nga shkaqet kryesore tek koncepti i arsyes instrumentale (arsyes subjektive).

 

Iluminizmi, i cili do duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive), domethënë do duhej të ishte një proces çmitizues, i cili prodhoi të kundërtën e tij: një mitizim të ri ,- më të qëndrueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari,- atë të arsyes instrumentale.

 

Këtu mbase qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore dhe politike”,- koncept që Adorno dhe Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive”, ku përthithja e kulturës, reduktimi dhe mono-dimensionalizimi i saj shihen, si rrjedhim i një administrimi negativ nga ana e totalitetit social dhe politik, në funksion të logjikës së fitimit, në mundësinë latente dhe permanente për t’iu përgjigjur nevojave të shoqërisë ushtarake, politike, industriale, teknologjike dhe ekonimike të avancuar me ushtri dhe polici. Kundërshtare të rrymave moderne ose bashkëkohore, prej nga ku Adorno-ja mundohej t’i studionte dhe analizonte ato në raport ose krahasim me prodhimet skllavopronare ose feudaliste të borgjezisë në momentet e zbehjes dhe shkëlqimit të tyre më të madh.

 

Ndërkohë që politika borgjeze, skllavopronare ose feudaliste prodhonte vetem slogane, parulla ose recidive totalitare dhe autoritariste, nga të cilat koherencat dhe distancat e ndryshme, si dhe vet uniteti i tyre etik dhe estetik do mund të ishin vlerësuar vetëm nga njerëzit intelektual dhe intelegjent. E sidomos atëherë kur përballë tyre si një mish-mash fragmetaristiko-vokabularistik qëndrojne elemente dhe instrumente borxheze, skllavopronare ose feudaliste pa asnjë lidhje me njera-tjetren, dhe, të cilat nuk mund tët akceptohen, konceptohen, anticipohen dhe përceptohen si tërësi në kuptimin e plotë të fjalës.

 

Kosova i shembull ose model i keq se si fetishizimi , himnizimi , valorizimi dhe glorifikimi i politikanit dhe politikës ditore ose periodike, çon në një regresion, amnezion, konfuzion, amorozitet dhe degradim të pëgjjithshëm individual dhe kolektiv, ku populli ose elektorati politik, janë të programuar të pranojnë një politikë pa asnjë vlerë, moral, normë ose parim shkencorë dhe humanist, e cila i shërben dhe kontribuon gjithmonë të njejtës ose identikes me anë të dehjes ose topitjes individuale dhe kolektive të popullit kolsovar me anën përforcimin e status quo-së politike si një fat i paevitueshëm individual dhe kolektiv.

 

Zëvendësimi aparent i një modeli me një tjetër politik në politikën komerciale ose afariste, është në të vërtetë thjesht një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që i ruajnë sistemin dhe pushtetin (regjimin) në tërësinë e tyre pra.

 

Ndaj, kontributi filozofik dhe politologjik në kritikën sociale të shoqërisë postmoderne mbetet nga më aktualët dhe koherentët në zbulimin dhe identifikimin e thelbit dhe tërësisë problematike.

 

Adorno-ja, Horkheimer-i, Marcuse-ja, Foucault-i, Deleuze-i, Derrida-ja janë shembujt konkretë se si pati tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe kritik në instancë ose institucion moral, gjë që do kishte bërë të mundur përthithjen e tyre si vlerë shkëmbimi nëpërmjet institucionalizmit të vet kritikës shkencore ose akademike. Bota nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për rende ose sisteme të pandryshuara natyrore ose ordinare, si dhe bindje të palëvizshme ose statike: Bota ka nevojë për pyetje dhe peergjigjie.

Sipas Ziegmund Freudit” të jesh gjithmonë i ndershëm, i sinqertë dhe i kënaqur me veten ose vetvetën tënde, është një fiskulturë ose ushtrim i këndshëm”.

“Një person ose personalitet i lartë intelektual, profesional ose intelegjent, mund t’u bëjë keq të tjerëve jo vetëm me veprimet, por edhe me mosveprimet e tij. Ndaj, në cilindo rast, ai ligjërisht është përgjegjës për atë që bën dhe për atë që nuk e bën.” Do thoshte dikur John Stuart Mill në kuader të veprës ose shkrimit të tij të njohur “On Liberty” ( “Për Lirinë”).

Se këndejmi, të gjithë ne ose shumica prej nesh, jemi thjeshtë aktorë ose “protagonist” të ndryshëm që tentojmë të kontrollojmë ose menaxhojmë fatin, reitingun dhe imazhin tonë publik ose politikë. Në veprojmë ose reagojmë kryesisht duke u bazuar në atë se si na shohin, njohin dhe pranojnë të tjerët dhe jo se si e shohim, njohim dhe pranojmë ne vetën ose vetvetën tonë. Duke e vënë theksin në imponimet ose nënshtrimet tonaenorme dhe ekstreme para faktorëve të jashtëm, duke i mohuar ose anashkaluar të kaluarën, historinë, traditat, kulturën, njeri tjetrin ose vetvetën tonë objektive dhe subjektive në emër të do farë “lebarilizimëve” ose “integrimëve” të ndryshme rajonale, kontinentale ose interkontinentale.

 

Ndërkohë që sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Gjorgj Orvelit (Georg Orwell): Mënyra më efektive për t´i shkatërruar njerëzit, popujt ose kombet e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, shtetin, popullin (kombin), kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë.

 

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë.

 

“Krimi është protestë ose rezistencë spontane kundër padrejtësive të ndryshme sociale dhe politike!” ( Fjodor Dostojevski në “Krimi dhe Denimi”)

 

Ndryshe nga kjo, sipas Siegmund Freudit, shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë të lirë, sepse liria individuale dhe kolektive përmban edhe obligime ose përgjegjësi të larta morale, ligjore, politike, institucionale, konstitucionale etj. Ndaj, mu për këtë shkak, shumica e njerëzve sikur ikin dhe frikësohen nga liria dhe përgjegjësia.

 

Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, poroze, fragjile, heterogjene, inkompakte ose kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe premtojnë në bazë të ëndërrave, pritjeve ose shpresimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose reagojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga jeta e ndoidhur në mes “krimit dhe fasadës”! Gjegjësisht, në mes lirisë së rrezikuar dhe “robërisë së qetë”!

 

Në këtë prizëm ato gjëra që i bëjnë të dashur, të ndërgjegjshëm, të moralshëm, të sinqertë, integral ose koperativë më të tjerët liderët e ndryshëm kosovarë, pos tjerash janë amoroziteti, animoziteti, indolenca dhe paaftësia e tyre për t´i njohur, kuptuar dhe duruar paditurinë, nebulozën, mediokritetin dhe vetminë e madhe në brendinë ose vetvetën e tyre të ikur ose emigruar dikund largë nga ta.

 

“Ekzistojnë disa kategori njerëzish: Ata që duan të dijnë, ata që duan të mësojnë, ata që duan të besojnë dhe ata që duan të ëndërrojnë dhe shpresojnë.” Do thoshte dikur një filozof i shquar gjerman.

RËNIA e BUNKIERIT (17 Nëntor 1944)- Nga NDUE HOTI

~~~~~~~~~~~~~
Atëher’ trimi rrëshqanthi u nis,
I mbuluar me zjarr,
Mitralozi i tmerrshëm,
Nuk qëllonte sheshazi,
As në hijet e bunkierit te zi,
Ia doli nga frëngjia,
Të derdhte benzinën,
Një granatë angleze ia hodhi fill,
Mitralozi u fik,
Bashkë me mitralierin,
Bunkierin e mbuloi flaka e tymi,
Ky ishte “Luani i Gurzit”,
Pasardhës i patriotëve,
Të kryengritjeve finale për pavarsi,
Të Shqipërisë.
Historia e harroi,
E mohoi,
Anonim e lanë emrin e guximtarit,
Shpërthyesit,
Të Bunkierit Vdekjeprurës,
Përgjithsuar,
Me Lufttarin e Panjohur,
Sot identifikohet me të.
Lufta per çlirimin e Tiranës,
Nuk ishte e tillë,
Ishte një marrveshje me objekt:
“Mosgoditjen e njëri-tjetrit”.
Kështu deri në mesin e nëntorit,
E vetmja “luftë”,
Ishte marrja e bunkierit,
Vendosur në mes të Tiranës,
Kjo asht’ e verteta,
Gjek Miri protagonist.
~~~~~~~~~~~~~~~
VO: Por kjo lufte me emer te mire e burrnore degjeneroi ne lufte ideologjike, duke u marre jeten shume partizanve si LLesh Miri, Gjek Miri, Frano Miri, te cilet ishin kunder vrasjeve, masakrave mbi popullsine e pambrojtur, per arsye fetare, krahinore, ideologjike, partiake, etj.
~~~~~~~~~~
Ne foto Gjek Zef MIRI(1912-1947).

Send this to a friend