VOAL – Nga 26 korriku në Ulqin po mbahet Panairit pesëditor i Librit, ku, për të 19-tin vit radhazi, janë mbledhur botues nga hapësira mbarëshqiptare. Panairi prej sivjet jep çmimet “Liburnia” dhe “Dega e Ullirit”.
Çmimin letrar “Dega e Ullirit” Ulqin 2019 – iu dha Visar Zhitit për librin me poezi “Të rritesh nga dashuria”, me vizatime të Atjon Zhitit dhe esé të Eda Zhitit, që hap librin.
Krahas prezantimit të titujve të rinj të letërsisë shqipe dhe asaj të përkthyer e cila dominon stendat, nuk mungojnë edhe takimet me autorë. I ftuar special do të jetë shkrimtari Fatos Kongoli për të prezantuar romanin e tij të fundit “Gënjeshtarë të vegjël” si dhe për të komunikuar me publikun.
Paniri i Ulqinit 2019 mbahet nga data 26 deri në 31 korrik ku komuna e Ulqinit një vend të veçantë në sezonin turistik i dedikon edhe ofrimit të turizmit kulturor.



Komentet