Kontrata e Ibrës e cila skadon në qershor, ka bërë që prej kohësh shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen në garë për të siguruar shërbimet e tij. Evropa nuk është i vetmi kontinent që përpiqet të josh Ibrën, nga Azia vjen një ofertë e pa besueshme: 75 milionë euro në sezon për të vazhduar karrierën në Kinë.
Super Liga kineze është rritur shumë vitet e fundit, vetëm këtë sezon është investuar rreth 336 milionë euro. Në Azi kanë zbarkuar lojtarë si: Lavezzi, Ramires, Gervinho, Jackson Martinez dhe Alex Teixeira por goditja më e madhe parashikohet të ndodhi këtë verë.
Mediat italianë raportojnë se: Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i shtetit komunist, është duke lëvizur personalisht për të vënë në jetë këtë marrëveshje që do të ishte historike. 75 milionë euro në vit do ti ofrohen suedezit për tu transferuar në Kinë.
Ibra do të shndërrohej jo vetëm në lojtarin më të paguar në botë por do të ishte një reklamë gjigande se futbolli kinez nuk është më i pa rëndësishëm.
Komentet