Çliromi duart e mia
dhe zemrën, çliromi!
Lermi gishtat të bredhin
përmes shtigjeve të trupit tënd.
Vrull dashurie — gjak, flakë, puthje —
ndizmë në flakët që dridhen.
Ah, ti s’e di se ç’është kjo!
Është stuhia e shqisave të mia
që xhunglëmajisurën e nervave të mi zbut.
Është mishi që thërret me gjuhët përveluese!
Është zjarri!
E këtu je ti, grua, si një pemë e paprekur
tani që e gjithë jeta ime e shkrumbosur fluturon
drejt trupit tënd mbushur, si nata, me yje!
Çliromi duart e mia
dhe zemrën, çliromi!
Vetëm unë të dua, vetëm unë të dua!
S’është dashuri, është dëshirë që thahet e shuhet,
është rrebesh tërbimesh,
është afrimi i të pamundurës,
por je ti,
për gjithçka që më dhe,
që me dhe atë çka mbart toka erdhe
që të të mbaj,
që të të dua,
që të të pres!
Komentet