(në linja të përgjithëshme)
Të ndodhur ose përballur me folklorizmin ose romantizmin patriotik në njerën anë, si dhe me idealizmin, materializmin, ekzistencializmin dhe realizmin ose realitetin e njohur praktik dhe teorik në anët tjetër, është e natyrshme, e arësyeshme dhe plotësisht e justifikueshme që spektrit, mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme politike ose partiake në Kosovë, të mos iu mungojnë shfaqjet ose skenat e ndryshme abstrakte, absurde, imagjinare, fiktive, ekstatike, anarkiste, fataliste, pllakative, ataviste, abolitive (abolicioniste), poroze, fraxhile, heterogjene, hipokrite, dogmatike, demagogjike, diabolike, infantile, patologjike dhe të tjera me simptome dhe elemente të theksuara paradoksale, reaksionare dhe anakronike. Shtoja këtu edhe “historinë” e “popullit të ri” artificial ose johistorik “kosovar”, gjegjësisht, historizmin, nacionalizmin, patriotizmin, kauzalitetin ose ideologjinë e munguar shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), etnokulturore, etnohistorike, egnogjeografike etj.
Agjitacioni ose “propaganda fine”, eksperimentale, përverse, abolitive (abolicioniste), papusiste, guenoniste, forumiane ose kabinetike e sëcilit krah ose subjekt politik mbi shquarjen, revulocanirizimin, mistifikimin, valorizimin, glorifikimin dhe përjetësimin e politikanëve ose liderëve të tyre partiak, institucional ose politik nga lider ditor ose periodik në ‘”lider të pazevëndshueshëm” ose “historik” të ngjajnë në anarkizëm, misticizëm, mitizëm, alkimizëm, ezoterizëm ose eshatologjizëm mesjetar ose arkaik.
Në këtë rrafsh, pos mitizmit ose misticizit mesjetar, ose inflator dhe inflamator në politikën dhe politikëbërjen kosovare, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të ‘kapitalizmit të ri’ evrolindorë, kosovar ose ballkanikë, të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i “një bote të administruar nga “mbinjerëzit” ose “supermenët e lartë” pushtetmbajtës ose politik, ku njeriu ose qytetari i thjeshtë së bashku me popullin ose elektoratin e tyre, përkthehen në instrumente ose vegla tè thjeshta manuale, mekanike, akustike, elektorale ose kakofonike. Apo, me konkretisht, në qenie të thjeshta “monodimensionale” ose “multidimenzionale” për t´iu shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të larta pushtetmbajtëse ose politike” që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë.
Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale. Gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta relative.
Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste si Kosova, ku e bukura bëhet konkubinë ose kurtizane e industrisë politike, forumiane ose kabinetike. Mbase, kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
Se këndejmi, ajo çfarë mendohet, thuhet (flitet) dhe shkruhet për edukatën ose kulturën e lartë shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, politike ose diplomatike, shpesherë ose vazhdimisht është shumë larg nga funksioni dhe ndikimi i tyre real dhe esencial (substancial) në jetën e njerëzve ose qytetarève kosovar, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre. Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron, reflekton dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e qytetarëve, duke iu përshtatur në një masë të dukshme pushtetit dhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Pa i harruar këtu edhe shpërfilljen, anashkaimin, prolongimin ose mungesën e hetueshme (të pafalshme mbase) të dialektikës, teorisë dhe praktikës së njohur të evolucionit, revolucionit, zhvillimit, ngritjes, emancipimit dhe përparimit të përgjithshëm ose siitematik së bashku me fenomenologjinë e njohur të njeriut, shpirtit, qenies, materies, botës, natyrës dhe karakterit të njohur të shqiptarit. Idenë, teorinë, praktikèn, idealin, vizionin, formulën, tezën ose sintezën e njohur të rezistencës, mbijetesës ose ekzistencës së qenies (species) ose flores dhe faunës së njohur shqiptare së bashku me formulën ose sintezën e preferuar të iluminizmit, reformimit, restauurimit, transforimit dhe të ecjes ose levizjes (shkuarjes) përpara në hap me kohën dhe botën moderne ose bashkohore.
Sipas Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, reformatore, pèrparimtare, shtetformuese dhe patritriotike e një populli (kombi) përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tij. Ndaj, çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqëndrim eventual nga maksima ose formula e lartëpërmendur hegeliane, e ç’veshin dhe ç’armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.
Për me tepër ndërkaq, për shkak të ksrakteristikave dhe specifikave të posaçme ose të veçanta të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare: Kosovës sikur i duhet patjetër hartimi ose formulimi i një Kushtetute të re, të ngjajshme ose analoge me Kushtetutën e famshme Amerikane “Constitucion of United States of Amerika” ose “Cheks and Balances” dhe kështu me radhë së bashku me ngritjen ose formimin e një Komisioni ose Kolegji të lartë zgjedhor ose elektoral (Electoral College) të monitoruar nga Gjykata Supreme (Suprem Court) dhe një Komision i posaçëm (Impeachment) i legjislativit dhe juridikativit kosovar. Mundësisht, edhe shpallja (rishpallja) e amandamentuar Kosovës si Republikë Federale me sistem të njohur presidencial ku Presidenti i R. Kosovës do ishte udhëheqësi me i lartë i shtetit, njëherësh edhe bartës dhe garantues kryesor i ligjit, kushtetutès dhe autoritetit të shtetit dhe pushtetit, si dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ndryshe nga kjo, u mor vesh se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose postkomuniste si Kosova, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror, politik, kulturor ose artistik përmes ndërmjetësimit të njohur institucional, politik, gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Ndaj, nëpërmjet subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës dhe kluturës së lartë shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale ose profesionale në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale. Ndërkaq, përmes kategorive shoqërore ose qytetare, teoria etike dhe estetike, paraqet konceptin dhe modelin paradigmatik të dialektikës politike. Duke e bërë ravijezimin, konturimin, konvencionalizimin dhe unifikimin e preferuar të së veçantës me të përbashkëten, globale ose universalen në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirikë ose dialektikë të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionë, ëndërrave, dëshirave, dashurive, imagjinatave, fantazive, mitëve, idealeve ose vizionëve të përbashkëta njerëzore ose qytetare që e bëjnë çlirimin e subjektivitetit për të gjetur lidhjen organike, empatike ose empiriko-dialektike midis atyre elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që filozofët e quajnë ” opus magnus” ose “general intellect”.
Kjo mbase është ajo “vlera globale ose universale” liderit ose politikanit. Kultura është frytë i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore, qytetare ose politike.
Ndonëse, midis motiveve ose stimujve të ndryshëm në kritikën e njohur shkencore, kulturore, politike ose humaniste, në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose postkomuniste, një vend të veçantë zë edhe motivi i gënjeshtrës. Ku kultura paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore që nuk ekziston fare; i mbulon, valorizon, glorifikon ose disajnon kushtet ose rrethanat materiale dhe ekzistencialiste. Sidomos aty ose atje ku ngrihet çdo gjë që është njerëzore, dhe me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e këqia politike, sociale, ekonomike dhe të tjera të ekzistencës ose mbijetesës.
Është pra teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit (si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës), e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional, institucional ose politik.
Kjo sidomos atëherë kur mediokritët, skizofrenët, oligofrenët, demagogët, hipokritët, maniakët, psikopatët ose “pacientët e lartë” institucional ose politik, qofshin të majtë apo të djathtë, menjëherë e “vejnë dorën në brez ose revole” sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e rivalit, oponentit ose kundërshtarit të tyre. Aty ku gënjeshtrës së njerës palë, e stisur, rimuar, kamufluar, sofistikuar, idealizuar, valorizuar dhe glorifikorifikuar, i kundërvihet rrena ose gënjeshtra e palës tjetër kundërshtare që e deoncon ose akuzon të parën.
Ndërkohë që politika aktuale kosovare, me prodhime, komponime, slogane, parulla, banderolla, pamflete, recidive ose fiksione të njohura autoritare dhe totalitriste, si dhe pa kurrfarë postulimi dhe unitetit të njohur plural, shkencor (politologjik), etik dhe estetik, do mund të ishte quajtur ose vlerësuar si një “status quo”, apo si mish-mash i fragmetarizuar dhe antropomorfizuar pa asnjë lidhje me realitetin, kohën, jetën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore.
Komentet