Disa shqiptar që lexojnë ( jemi populli që lexojmë ma së paku në botë ) diku kishin pas lexue se i ashtuquajtuni baba i kombit serb Dobrica Qosiq paska thanë; ” secili serb duhet me rrejt , dhe rrenën duhet me e perseritë nga disa herë në ditë që ajo të bahet e vertetë “. Këtë thanje të Qosiqit e bajnë publike si shpesh tash disa turbopatriot shqipfolës kur në portale interneti në debate me serb jua perkujtojnë serbve se ata janë popull rrenc patologjik.
Unë skam tash faj pse shkrimin e hapa me ato çka flitet per serbët si popull , dhe e hapa sepse po krijojë bindjen se jemi neve ata si duket që serbve ua paskemi pas mësue rrenën. Ata kur kan ardhë në Gadishullin Ilirik na kan gjetë neve aty. Disa “studjues ” shqipfolësa thonë se kur erdhen ardhacakët serb prej neve mesuen të bahen blegtor dhe bujq të mirë sepse ishin të egër. Unë po them; pse mos ta ken mësue edhe mjeshtrinë e rrenës prej neve?!
Meqense jam prej të parve mergimtar në Suedi që u angazhue të formohet Dega e LDK-së në këtë shtet Skandinav besojë se edhe kam bukur shumë njohuni per LDK-në dhe per njerzit e sajë që kan pas dhe kan poste e pozita në LDK. Unë që nga fillimi i janarit 1990 e tutje isha nji nga veprimtarët e Degëve të LDK-së së pari në Suedi e pastaj nga nandori 1990 e deri sot në Norvegji. Kam qenë Kryetar i nendegve së pari në regjionet Lapland dhe Norboten në Suedi dhe në qytetin ma verior në Kiruna pata formue Nendegen e LDK-së në bashkveprim me z. Florin Hysa , z. Mujë Mushkolaj, z. Shefqet Buçaj, z. Feriz Peci, z. Haki Alaj etj, etj dhe u zgjodha Kryetar i kësaj nendege. Pothuej nga tri herë në ditë kam folë me telefon me Sekretarin e Degës së LDK-së në Suedi me z. Ramadan Rexhepi-Osmani që jetonte e vepronte në Malmö. Kur kalova në Norvegji formova bashk me z. TahirBlakaj dhe z. Qatip Haliti nendegen e LDK-së në qytetin Hamar ku perseri me zgjodhen Kryetar i Nendegës e cila nendegë mbulonte regjionet Hedmark dhe Opland të Norvegjisë. Këtu formova edhe fondin FAMILJA NDIHMON FAMILJEN që ishte fond per ndihma njerzve e familjeve në nevojë në Kosovë. Ky fond i parapriu pastaj krijimit të fondit 3% që pas pak pasi u formue u ba fond qeveritar i qeverisë së Repubilkës së Kosovës me Kryeministër Bujar Bukoshin dhe ky pas nji kohe emnon ministër të financave z. Mr. Isa Mustafa.
Ky emnim duket se paska pas kjen ma fatali per z. Isa Mustafa , e them kështu per faktin se posti ministër ishte i madh si emën, por në realitet ishte vetem nji formalitet pasi dihet botnishtë se qasje në fonde që patën fillue me u grumbullue neper gjithë shtetet e botës ku kishte shqiptar kishin Kryetaret e degve e nuk kishte Ministri Isa Mustafa.Dhe të gjitha Degët e LDK-së kishin nga nji Gjirollogari ku derdheshin mjetet e Fondit 3% por aj fond ishte i regjistruem si fond i Shoqatave kulturore sepse si fond i ndonji subjekti politik nuk kishim leje ta regjistrojmë. Dhe secila Degë në secilin shtet ka pas nji njeri me autorizim fuqiplotë që në bankën ku grumbulloheshin mjetet 3% ti terhiqte e të vepronte me to. Zakonishtë personi i autorizuem zgjidhej Kryetari i Degës. Te neve në Norvegji ishte Fatmir Zymeraj i ashtuquejtuni Fatmir Moleri. Nuk do permendi tjerë persona të degve tjera por për Norvegi e Suedi flas me kompetencë pasi isha pjesë e strukturave. Në Suedi pergjegjës per fondin 3% së pari ishte tash i ndjeri Enver Camaj e pastaj pergjegjës per fond emnohet edhe këtu Kryetari i Degës sikur në Norvegji, pra emnohet Prof. Muhamet Shatri.
Kaq sa per sqarim se si ka funksionue fondi në realitet e që në letra ky fond quhej Fondi i Financave i Qeverisë dhe poashtu në letra kishte Ministrin e Financave që ishte z. Isa Mustafa por qasjet në para të fondit i kan pas të perzgjedhunit e Degve nepër të gjitha degët e mergatës tonë kudo në botë.
Isa Mustafa sot e neper vite sulmohet me pa të drejtë shkaku i postit që kishte de-jure, por de-facto ai post ishte krejt ndryshe.
Bana këtë sqarim sepse atëbotë lukunija shqipfolëse shpifi rrenën se si Ministri Isa Mustafa i ka ndal financimet Presidentit Ibrahim Rugova të cilën rrenë e botojë në paqavuren e LPK-së ” ZËRI I KOSOVËS “. Kjo paqavure avangardë e LPK-së , e anmiqve të LDK-së e në veqanti të Dr. Ibrahim Rugovës dhe Akademik Fehmi Aganit pothuej çdo ditë botonte shkrime me tituj senzacional që shkarrazi e direkt cak sulmi dhe denigrimi kishin LDK-në dhe liderin e sajë me bashkveprimtaret e ti.
Andaj kur sot ndegjojë dhe lexojë se si disa kurkusha, disa rrahagjoksa , disa halabak portparolla të rrugaqve të portaleve të internetit , disa rrahagjoksa të UÇK-së që neper kafene, medija, ne studio të TV-ve me perbuzje dhe cinizem flasin per diçka që paqavurja e tyne ZERI I KOSOVES e pat shpik e trillue per ta fut hutinë dhe perqamjen në strukturat e Degve të LDK-së në mergim, pra flasin se si Isa Mustafa e paska pas lanë Presidentin Rugova në Stokholm dhe nuk i paska pas pague bileten per me udhtue per Amerikë , apo se si ja paska pas ndalë shpenzimet per zyre të informimit dhe per shpenzime të telefonit, më vjen me pelcitë nga inati. Kjo historia e biletave në Stokholm asht rrenë e LPK-së e plasueme me pompozitet në ZERI I KOSOVÊS , ndersa per mjetet per zyren e informimit qendron se mjetet jan reduktue e shpesh edhe nuk jan pague, por këtë veprim se ka ba Isa Mustafa , por Kryeministri Bujar Bukoshi.
Me plot pergjegjësi e them se të gjitha këto janë trillime dhe rrena të cilat rrena qe 30 vjet po perseriten dhe po perzihen ashtu si rrenat serbe per dicka që nuk asht e tyne, që nuk asht e vertetë, por tue e perseritë rrenen po binden vetë rrenacaket se qenka realitiet rrena e tyne. Ata le të binden dhe le të pelcasin me bindjen e tyne , por askush tjeter normal ato rrena nuk i beson as nuk duhet me i besue.
E di saktësishtë se në Norvegji mesatarishtë në muej jan grumbullue per fondin 3% nga 50.000-75000 krona norvegjeze, ato para jan derdhë nga aktivitetet e nendegve direkt në gjirollogarinë e Degës e ku qasje në to ka pas vetem kryetari i Degës z. Fatmir Zymeraj. Dhe nese parat e fondit kan qenë të grumbullueme në Degët e secilit shtet çfar Ministri paska pas kjen Isa Mustafa? Ministër në letra apo de-jure vetem.
Kryeministri Bujar Bukoshi po ai ka grumbullue mjetet nga degët e jo Isa Mustafa. Andaj pse e pergojoni me rrenen e shpifun nga paqavurja e LPK-së së asaj kohe, nga ZERI I KOSOVËS? Jo fort moti ishte nji debat në facebook per rrenen e biletës per Rugoven në Suedi dhe ku njeriu pergjegjës per vizitat e Rugovës në Suedi z. Shaqir Shaqiri ato rrena i demanton. Thotë se nuk asht e vertetë kjo që po flitet.
Akademiku Isa Mustafa neper vite po sulmohet , por ma së shumti po sulmohet prej se u zgjodhë Kryetar i LDK-së. Anmiqët e ti të padukshem dhe të ligj e paten mbyllë gojen kur Isa Mustafa bindshem triumfojë në zgjedhjet per Prefektin e Kryeqendrës. Mirpo posa Isa Mustafa u zgjodh Kryetar i LDK-së kundershtaret e ti të ligj e të padinjitet u ban koalicion me të gjitha subjektet politike të Kosovës që ishin në garë dhe ja dhanë postin Shpend Ahmetit. Asht per tu quditë se si fitores së Shpendit ma shumë ju gëzuen disa llafazan nga strukturat e LDK-së se sa Albin Kurti i Vetvendosjes. Tash ata filluen me e sulmue e sha Isa Mustafën. Qellimi i tyne ishte që sa ma parë ta menjanojnë dhe largojnë nga LDK-ja. Pat shumë nderskamca, shumë veprime të pandershme dhe janë shkrue me qindra shkrime neper portale e gazeta kunder Isa Mustafës. Mirpo Akademiku dhe Kryetari i jonë i LDK-së ju qendrojë si lisi furtunave të gjitha sulmeve dhe mbet i pathyeshem deri sot.
Ma heret kam pas shkrue nji shkrim ku ju pata kundervy nji ish mesuesit tim, nji veprimtari dhe atdhetari që si duket i shtytur nga dikush asht i keqinformuem dhe edhe i manipuluem nga rrenat e shumta të lukunisë fryfqe të ” patriotve ” mbrenda LDK-së dhe panderpre po shkruen dhe po e sulmon Akademikun Isa Mustafa. Dhe veq këti veprimtari e atdhetari ka nji vit e ma shumë që shkrime kunder Isa Mustafës po ban edhe nji Prof. Dr. vendas i imi ( i nji fshati afër vendlindjes time ) i cili që nga koha kur u zbraz Kosova shkaku i luftës ky ka shkue në Amerikë dhe jeton atje. Derisa po i shkruej keto rreshta po me mbulon nji siklet sepse po e kam të veshtirë të permbahem e mos të shkruej me emna dhe mos ti sulmojë direkt ata që i njof mirë dhe e di kush ishin dikur e që tash shiten si patriot dhe të ndershem. Mirpo do perbahem në radhë të parë per hirë të femijve e familjarve të tyne e edhe per hirë të familjes time e cila shqetsohet kur unë shkruej . Qenka e vertetë se të jesh i drejtë dhe i sinqertë jo vetem që qenka veshtirë, por edhe rrezik.
Ky far bashkvendasi im ish Prof. Dr. tash banor i Amerikës si shpesh po shkruen kunder Isa Mustafës. Ma se tri here e kam lexue se si ai në shkrimet e veta e akuzon Akademikun Isa Mustafa si njeri të Rrahmon Morines. Andaj unë nuk po mundem të permbahem ma dhe po e baj pak replikë me Prof.Dr. ” amerikan “. Pse o burri i botës po rrenë? Pse o njeri po shpif? Nese ata që kan moshen 20 vjet e ma pak nuk e dinë dhe edhe mund të besojnë rrenat e tua , a po mendon ti se na tjeret jemi harrestar dhe miop, jemi budallënjë dhe injoranta e nuk e shofim se ti na krype me rrena. Para se me ti demantue rrenat e shpifjet e tua per Isa Mustafen ministër i Rrahman Morinës ( sikur thue ti ) , unë du me ti perkujtue disa histori reale që kan ndodhë në familjen tande, me vëllaznit e tu. Pastaj do tu baj drejtësinë Ty dhe Akademikut Isa Mustafa.
Ti e ke pas nji vëlla mesues , por ai si mesues e ban njifar maskarallaku ( e din ti cka ka ba ) dhe e denojnë me burg. Pasi e dergojnë me ba burgun diku në Serbi, pas pak e lëshojnë, por tash të avancuem , e kishin vesh me uniformen e MILICIT. Dhe ky ish mesuesi, ma vonë milici u avancue dhe u ba zavends komandir i milicisë derisa fillojë lufta ai ishte në atë post. Ti vetë ke shkue me studjue dhe ke kjen i suksesëshem, bravo. Por ti kishe edhe nji vëlla që poashtu ishte puntor i arsimit dhe ai ishte personi që i vijshin postat me pamflete, gazeta e revista nga nji bashkvendas i juej që kishte ik në Shqipni. Per qudi sa herë kan ardh postat pasi i ka pranue vëllai yt dikush asht perndjek nga milicia jugosllave. Ka pas raste edhe të arrestimeve të njerzve. Tash ti Prof. Dr. patrioti a sna thue se si guxonte vëllau i jot të pranonte posta nga Shqipnia derisa vëllau tjeter ishte postkomandant në nji stacion molicije? Si mundesh ti Prof. Dr. me sulmue Akademikun Isa Mustafa me rrena e shpifje tue e quejt si sherbtor të ish sistemit, kur ti e din se at komunën tonë të vogël e të varfen per diku 40 vjet e kan sundue tue i sherbye ati sistemi komunist jugosllav mashkujt e dy familjeve nga fshati yt, njena nga ato ishte familja e farefisi yt. Pra ti bashkvendasi im Prof. Dr. pse nuk trus bythen e mos me lyp punë, por atje nga Amerika ku je i sigurt dhe ku padyshim jeton mirë ti shkruen e shkarravitë tue shpernda rrena si shkijet kunder dikujt që po e krahason njeriu me ty ai asht 100 vjet Dritë ma Atdhetar dhe ma burr se ti e se krejt farefisi yt. Ti e akuzon Akademikun Isa Mustafa si sherbyes i qeverisë së Rrahman Morinës. Kështu shkrueni ju që shpifni, e keshtu shkruen edhe ti Prof.Dr. Unë po jua shkokordhojë rrenat e juve. Në radhë të parë Rrahman Morina kurr nuk ka qen Kryeministër i Qeverisë së Kosovës per ta pas dikend Ministër në atë qeveri, e as Isa Mustafën. Rrahman Morina ka qen Kryeshef i Policisë së Kosovës , ma vonë Minsiter i mbrendshem i qeverisë së Kosovës dhe në fund Kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës.
Dhe kur Rrahmani ishte njeriu i parë i Partise komuniste ne Kosovë, shef i Ekzekutivit apo i Qeverisë së Kosovës ka qen Jusuf Zejnullahu. Në këtë kohë me titullin Magjister i ekonomisë në qeverinë e Jusuf Zejnullahut ka punue edhe Isa Mustafa, por vetem si ekspert i ekonomisë dhe nuk ka pas post ministri kurr. Por edhe këtu Isa Mustafa nuk qendrojë gjatë pasi pushteti i Rrahman Morinës dhe i Millosheviqit fillojë gjuetinë në kuadrot shqiptare. Isa Mustafës ju kanos rreziku per arrestim dhe ky arriti me ik me dalë në mergim ashtu si pata dal edhe unë në vitin 1989 dhe erdha në Suedi. Por a sna tregon ti Prof. Dr. cka ke punue ti, deri kur ke qen në pune dhe pse ti asnjihere nuk ke guximin me ardhë në vendlindje?!
Nese bahesh burr me na tregue deri kur ke punue dhe per kend ke punue , po ta falë mllefin pa arsye që po e shfryen kunder Kryetarit tim të LDK-së, z. Isa Mustafa, kunder Akademikut ma të zotin në sferen e ekonomisë dhe aftësive shtetbërse qe i ka Dardania dhe Shqipnia sot per sot. Po ndalem nuk po të shkruej ma Prof. Dr. Po më vjen gjynah prej teje andaj po të kursejë.
Por si bashkvendas kam nji këshillë per të miren tande. Truse bythen e mos sulmo njerez me rrena e trillime, merru me shkencë sepse ti edhe je shkenctar, lej per pasardhesat e tu far libri me vlera e mos le shkarravina me trillime e shpifje, me rrena e kulufe. Jetoje jeten atje ku ke edhe si e me cka me e jetue dhe me u kenaq. Tash edhe je pak në moshë dhe me u qetsue mos me i dhanë veti stres asht e shendetshme.
Borgenhaugen-Sarpsborg: 16.10.2019
Komentet