-Gëteja ( Göethe) na mëson se sfidat ose sprovat me të rënda dhe më të mëdha për individin dhe kolektivitetin, janë skamja ( varfëria ) dhe robëria.Ndërkaq, sipas Sheksiprit, lutjet, ankesat, shpresat dhe deshirat, në radhë të parë janë ” sinonim” ose pseudonim i dobësive dhe pamundësive të ndryshme objektive dhe subjektive të individualitetit ( individit) dhe kolektivitetit.
Përderisa, sipas Kempinskit dhe Aristotelit, me robërinë dhe varfërinë individuale dhe kolektive, nuk kanë të drejtë të lozin ose të tallen madje as profetët e lartë ose apostujtë. E jo politikat e ndryshme ditore ose periodike!!!
Në të kundërten, sipas Tagores, kryengritjet, protestat ose revoltat e ndryshme nacionale ose qytetare-ndaj shtypjeve ose padrejtësive të ndryshme individuale ose kolektive, janë garantuesit dhe gjeneratorët me të rëndësishëm ose kryesorë të zgjuarjes, disiplinimit, emancipimit dhe përparimit të gjithëmbarëshem njerëzorë ose qytetarë.
Për me tepër ndërkaq, asgjë me shumë nuk i bashkon njerëzit ose popujt e ndryshëm në skamje ( varfëri) dhe robëri, se sa kryengritja, përballimi dhe solidariteti ( mobilizimi) i përbashkët.
Në këtë frymë, sipas Shën Augustinit, respekti, bukuria, dashuria dhe profecia e njeriut, ndodhën ose ekzistojnë në humanizmin dhe karitativitetin ( solidaritetin) e tij me të tjerët.
Apo, në vetëflijimin ose sakrificën e tyre sublime për lirinë e gjithëmbarshme ( individuale dhe kolektive) të kombit dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë . ( Epistemologjia Revolucionare).
Në ketë kontekst, njerëzit e ditur, njerëzit e përkushtuar, vizionarë, idealistë dhe patriotë, si të thuashë nuk janë kurrë të lirë në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo mu për shkak të skamjes ( varfërisë ) dhe robërisë së njerëzve ose popujve të tyre përkatës ose respektivë.
Në Kosovë ndërkaq, asgjë dhe askush të mbrojë ose shpëtojë njeriun nga njeriu. Gjegjësisht, popullin ( kombin) shqiptarë serbet dhe ca ” kafshë të larta qeveritare” ose ” politike” që flasin ” shqip” dhe mendojnë e veprojnë për armiqtë ose ish pushtuesit e njohur shekullorë dhe gjakatarë! Dhe, asnjëhërët për Kosovën dhe shqiptarët.
Në këtë vorbullë, edhe ” kurorëzimet”, ” aleancat”, ” traktatet” ose ” martesat e përdhunshme” pushtetmbajtëse ose politike në mes rivalëve ose kundërshtarëve të deridjeshëm, gjegjësishtë, në mes LDK-së dhe PDK-së: Sigurishtë se u ngjajnë dashurive të marrëzishme në kohë kolere që i shpartallon ose davarisë mengjesi.
.
Çudi e Madhe, apo…?!
Çështje dhe aspekte të njohura dhe të provuara shpesh. Sidomos tek njerëzit dhe popujt e ndodhur dikund në mes ” paqes” ose lirisë së rrezikuar dhe ” robërisë së qetë” . Apo, mos ndofta në mes krimit dhe fasadës ….?!
Dhe, kjo sidomos atëherë kur në emër të të drejtave dhe lirive të pakufizuara të një tufe ( kaste) të xhindosur dhe të harbuar demagogësh, hipokritësh, mizantropesh dhe kleptomanësh të pangopur pushtetmbajtës ose politikë ( të diktuar, importuar ose kontrabanduar nga pornotregjet e ndryshme të Serbisë, Rusisë etj.): Vazhdojnë të cenohen dhe të dhunohen ( shkelen) me të dyja këmbët të drejtat dhe liritë e gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, politike, kulturore, historike, gjeografike, administrative, juridike, sociale, ekonomike dhe të shumicës absolute të popullit ose kombit shqiptarë në Kosovë.
Aty janë edhe mentaliteti tribal së bashku me ” logjikën ” ose ” filozofinë” e njohur të robit, klanit, tarafit ose fisit.
Ndërkaq ” haremët” e ndryshme publike ose politike së bashku me krimin e organizuar, kontrabandën dhe prostitucionin, dukët se janë ” atuja” ose ” xhokeri kryesorë” i ” lojtarëve” të njohur ( dhe të panjohur) në ” pokerin e vogël” kosovarë.
Në Danimarkë ( Kosovë) si duket shumëçka ose gjithçka është e kalbur ose bosh…?!
Cirku ose loja e njohur ” Made in Kosovo” vazhdon….!
Komentet