Po fole pa lejen e Bushatit, ikën
Nëse deri më tani diplomatët shqiptarë mund të flisnin rreth incidenteve apo ngjarjeve, tani duhet të mendohen mirë. Një rregullore e re e hyrë në fuqi i kushtëzon ata nga liria e shprehjes së qëndrimeve të tyre, në lidhje me ngjarje të ndryshme.
Në rregullore është e përcaktuar që një diplomat duhet të marrë leje tek ministri i Jashtëm, me qëllim që të shprehë qëndrimet e tij në lidhje me incidentet apo çështje të caktuara.
Nëse ndodh që diplomatët të flasin pa leje, atëherë ata do të përjashtohen nga shërbimi i diplomacisë shqiptare, shkruan syri net.
Ndërsa Voal pyet, a nuk është kjo censurë, a mos vcall censura ka brirë ?
Komentet