Kanabis është një drogë që vjen nga bimët e kërpit Indian, si Cannabis sativa dhe Cannabis indica. Kimikati kryesor aktiv në kanabis është THC (delta-9 tetrahydrocannabinol). Kanabis është një drogë depresive. Drogat depresive nuk të bëjnë të ndihesh medoemos në depresion. Ato ulin aktivitetin e sistemit nervor qendror dhe të mesazheve që shkojnë midis trurit dhe trupit. Kur merren doza të larta kanabisi mund të shkaktohen edhe efekte halucinogjen-e. Kanabis njihet edhe si bar apo hashash e gjethet nga bima e tij janë në ngjyrë të gjelbër të hapur dhe kanë një formë të dallueshme me pesë ose shtatë fletë. Kjo bimë përdoret për efektet psikoaktive (ndryshim i sjelljes dhe të menduarit), efektet të THC dhe përbërësve të tjerë aktivë. THC është kimikati në kanabis që bën që të ndihesh “mirë”.
Tre forma kryesore të kanabis psikoaktive:
Marijuana është forma më potente dhe e zakonshme e kanabis. Marijuana janë gjethet e thara dhe lulet e bimës, e cila pihet si cigare me dorë ose në pipë.
Hashashi (“hash”) është rrëshira e tharë e kanabis, zakonisht në formën e copave të vogla. Përqendrimi i THC në hashash është më i lartë se te marijuana dhe jep efekte më të forta. Ky lloj shtohet në duhan dhe pihet ose konsumohet së bashku me ushqime si biskotat.
Vaji i hashashit është një likuid i trashë, në kafe të errët deri në të zezë që ekstraktohet nga kanabis. Vaji i hashashit është forma më e fortë e kanabis e zakonisht përhapet në një letër cigareje dhe pastaj pihet.
Efektet
Efektet e çdo droge (përfshirë kanabis) variojnë nga personi në person. Sesi kanabis ndikon te një person varet nga shumë gjëra përfshirë masën, peshën dhe shëndetin, gjithashtu, nëse personi e përdor atë më vete apo së bashku me droga të tjera përafërsisht në të njëjtën kohë. Efektet e çdo droge janë, gjithashtu, edhe në varësi të sasisë së marrë. Nuk ka nivel të sigurt për përdorimin e drogës. Përdorimi i çdo droge zakonisht ka rrezik – edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte anësore të padëshirueshme. Është e rëndësishme që të bëhet kujdes kur merret çdo tip droge. Dozat e ulëta të kanabis mund të prodhojnë efekte që zgjasin 2-4 orë pas pirjes. Efektet e oreksit (të ngrënit) zakonisht fillojnë pas 1 ore. Disa nga efektet përfshijnë: Konfuzion; Nervozizëm; Eksitim; Halucinacion-e; Ankth ose panik; Largim nga realiteti; Rënie e kohës së reagim-it; Paranojë.
Përdorimi për një kohë të gjatë i kanabis mund të ketë shumë efekte te një individ:
Truri: Paaftësi në përqendrim, kujtesë dhe në të mësuar.
Mushkëri: Pirja e kanabis mund të rezultojë në një fyt të dëmtuar, astmë dhe bronkit.
Hormonet: Kanabis ndikon në prodhimin e hormoneve. Kërkimi tregon se disa përdorues kanabisi kanë ulje të dëshirës për seks. Cikle jo të rregullta menstrual-e dhe prodhim i ulët sperme janë raportuar, gjithashtu.
Sistemi imun: ka disa shqetësime se pirja e kanabis mund të ndikojë në funksionimin e sistemit imunitar (sistemi imunitar).
Shëndeti mendor: Përdorimi i kanabis, kryesisht përdorimi në doza të mëdha dhe në mënyrë të rregullt, mund të lidhet me një kondicion që njihet si “psikozë e induktuar nga droga”, ose “psikoza kanabis”.
Efektet e menjëhershme
Shfrenim;
Të qeshura spontan-e;
Sjellje e qetë dhe reflektive;
Perceptim i ndikuar për zhurmat, ngjyrat dhe ndjenja të tjera;
Konfuzion;
Të menduar dhe memorie e alteruar;
Ankth;
Paranojë e lehtë;
Vizione të alteruara;
Sy të skuqur e të përgjakur;
Qetësim;
Gjumë;
Koordinim dhe balancim i reduktuar;
Rritje e ritmit të zemrës;
Presion i ulët gjaku;
Rritje oreks-i.
Click vaj eshte me I mire I fares zez apo i kanabis per epilepsi.