BESOJ
Besoj shumë në horizontin e rrënjëve shekullore.
Atje ku shkëlqen diellbardhi i nxehtë.
Nga bronxi qeshin fytyrat e dëshmorëve.
Hapi krahët ushtrua mbi atdheun e shenjtë.
Ajo m’i profetizon ëndrrat e ndezura në krahëror.
Iu ngriti dhe më lart kokën Dardanisë iliriane
Laraskat tinzare të Ballkanit prej zilie i tërboi.
E i dha zemrës sime një det më gëzime e vargje
Se po troket agu i ëndrrave me ngjyrë zjarr.
Po troket ora që të bashkohet shqiptarizmi
I dua pikat e gurrave që burojnë në Prekaz
E etjen e shuajnë djemtë e Kosharës syfilizi.
E Likoshani nxjerr Bajraqe nëntori si bajrak.
Krismat e Loxhës valëvitën si këmishat në valle.
Në Glloxhan prehen heshtat e historisë si flakadanë.
U formua Ushtria e Mbrojtjes Nacionale.
NË KSAMIL
Joni puth brigjet ullishtore me flatrat e kaltra.
Mjegulla bie në Manastirin e Shën Gjergjit në mugëtirë.
Troku i zemrës më rreh këtë shekull mbi rrasa.
Pyes veten se do ta bashkojmë Çamërinë?
Sonte do të jem mysafir ne konakun e rrënuar.
Në Kishën e vogël bëj dialog me këmbanarë.
Mes dy dritareve strukur me hekura bashkuar
Dëgjoj për rrëfime për luftrat me armiqtë barbarë.
Te muri i lashtë i Demës flladi ma kreh flokun te kështjella
Po dëgjoj këmbanat e daulleve si thirrje për liri
Si një Simfoni çame tingëllon fuqishëm era.
Zgjon këngën çame që këndohet në Paramithi.
NË KËSHJELLËN E ARGJENDË
Kullon argjend kodra e tejdukshme në shkrepa
Në hapësirat e territ e në ujin e pellgut fle fshehtësia
Currilat e ujit përkëdhelin ngrohtë trupin e Deas
Në Butrini fshihet thesari, përjetësia e dashuria.
Përflakin tokën daltat e ustallarëve trojanë pas largësisë .
Atje frymon mozaiku shpirtëror i rrallë.
Mendja grin në grimca thërmijat e lashtësisë.
Në prehërin e Kodrës shoh Teatrin si visar mbi shkallë.
Drejt Baptisterit kalon mbi njëzetë e katër Pilasta.
Te vaska e pagëzimit marr zjarr në krahëror.
Rrin si petale zemre të brishta fluturash të bardha.
Si rrezet e ndritura mbi truallin arbëror.
Në shtatin i Butrintit fle mjellma e hënës së bardhë.
Ia shpurpuris nga hija e tokës thesarin e florinjtë
E fshehur shekujve në labirintet e tokës së lashtë
Nuk ka cak përgjimi prejardhja e Homerit me mençuri.
Ecim e prekim ngrohtësisht Trojën e dytë me padurim.
E gurët ciklopikë belbëzojnë me tëmtha pa pushim.
S`di kush më priste kaqë bujarisht në këtë befasi
Qe s`ka kurrë per te vdekur sa dielli te shndrisë.
Më shoqëronte ngadalë Dea ime e vërtetë.
Në gjirin përrallor të Trojës së vogël
Më përqafon përmallshëm gëzimi i shenjtë
Me mallin për bujarinë e shpirtit të tokës…
Prapë do të vij
Do të vij sërish një ditë mes jush pa drojë.
Atje ku stinëve agimet qëndisin qiellin.
Ju s`flini kurrë e bisedoni me vizitorë.
Mbi fytyrat tuaja të njoma ndrin floriri si dielli.
Me mijëra vizitorë i pritni në konakun zemërbardhë.
Natës ia hapët dhe ia sollët kurorën e shkëlqimit.
Lehtë në vetmi me pickon heshtja si lak.
Fatlumësinë s`ua fali askushi mes rrugëtimit.
Vetveten e fajësova me vonesën e pendimit.
Do jetojmë me ju në brigjet e kujtimeve
Dashuria mund ta marrë rrugën e amëshimit.
Në shpirt vjen fjala betim me frymë atdhetarie
Fjalët pa përgjegjeje ndoshta do t’i gjesh
Jemi fshehur në dhomat për bërrylat e kthimit.
Kalvani i vargjeve nuk do të ndalë marshimin.
Për të gjithë ju atë ditë të bekuar e dhatë betimin…
Komentet