1.ISMAIL QEMALIT
ISMAIL QEMALI
ISMAIL KANINA
Po të ndjek sulltani
Zihet,VETËTIMA?!
Seç more gjeminë
Çave nëpër dete
Doje SHQIPËRINË
TA bëje mëvete!
Kishe vënë mbi supe
Aq e aq rreziqe
Fare nuk u tute
Kishe zemër “shqipe”
Shqipe si shqiponjë
Shkove në mbretëri
Do të bëj,-the,- Zonjë
O moj SHQIPËRI!
Dhe mes aq rreziqesh
Me flamur në dorë
Flamurin e MËVETËSISË
Shpalose në VLORË.
Seç të fekste nuri
Dritë- mjekrra e bardhë
Dhe tundej flamuri
O KRYEATDHETAR!
Tutje ikin vitet
Pranë për ne gjithmonë
Flamuri yt valëvitet
SHQIPËRIA,kurrë nuk të harron.
2.ANTIFASHISTI
Shkoi në WC dhe,si mbaroi”punë”,
Në murin e banjos,shkroi me thëngjill:
“Këtu e bëra.Këtu e lashë
Gjysëm për Duçen,gjysëm për fashistët!”
Duket e lexuan(kish ndodhur natën) dhe fashistët hoqën dritat)
Ai shkoi prapë dhe,sado pa drita,shkroi:
“Kue lasha,santa luche *
Netel fasha
Total Duçe!!!”
Këtu e bëra,pa dritë
Asgjë për fashistët
Të gjithë për Duçen!!!
3.GANIMET TËRBESHIT
17 pranvera,për ty fare pak
GANIMETË e bukur,o lule zambak
Si burrneshë KOSOVE hyre në histori
Simbol trimërie.vallë kush si ti?
Urreje pushtuesit(ku duron shqiptari?)
Sikur del në valle,shkove tek litari
Heroizim yt,model,fyrmëzim!
GANIMETË TËRBESHI-këngë pa mbarim.
4.PO TË HARROVA SHQIPËRI!!!
Po të harrova,SHQIPËRI,
Dheu hiç të mos më tretë
Trupin të ma hanë qenë lukuni
Kockat të m’i hedhin në det.
Shpirti të më shkojë mu në FERR!
Si një njeri plangëprishës
Mos mbesë për mua as erz dhe as nder
Sa mund të dallojë kështu prej bishës?!!!
5.ATDHEU
Sado mangësira që ka në SHQIPËRI,
Fare nuk më pengojnë që mos e dua
SHQIPËRI! Je mbi çdo dashuri!
Më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër për mua.
Kam qenë jashtë dhe kam parë plot bukuri
Po kurrë nuk hasa një të bukur kaq sa ti
Dhe lulet jashtë SHQIPËRISË kishin aq erë,
Sa në SHQIPËRI ka një ferrë.
Tiranë, 27 nëntor 2023