RUBRIKA: Krijues të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, ish pjesëmarrës në Mitingun e Poezisë.
Fatos Arapi (1930-2018, Vlorë). Botoi vëllimet me poezi: Shtigje poetike(1962), Poema dhe vjersha(1966), Ritme të hekurta (1968), Ku shkoni ju statuja (1990) etj.. Botoi tregime, romane dhe drama, por, poezia e tij e ngriti në nivelet më të lartë të poezisë bashkëkohore shqipe. Konsiderohet një prej poeteve më të mirë e gjysme shekullit njëzetë i poezisë bashkëkohore shqipe.
Mori pjesë në mitingun e poezisë në vitin 1978, i pesëmbëdhjetë më radhë së bashku me Sylejman Maton. Pas luftës së fundit në Kosovë, e vizitoi Gjakovën,i ftuar nderi i Klubit letrar ”Gjon Nikollë Kazazi”, gjatë takimet më të, ai fliste fjalët më të mira për vëlla pritjen që i qe bërë në vitin 1978 të shekullit njëzetë në qytetin e Gjakovës dhe në Kosovë dhe shprehte hapur lumturinë për çlirimin e Kosovës, me lot gëzime në sy. Mitingun e poezisë e konsideronte një festë të vërtet të poezisë bashkëkohore shqipe.
AKERONTI RRJEDH, PO KARONT NUK KA
.
Si të kthehem prapa kur udhën se di?
Prej pikëllimit lumi buçitës i natës
E unë rrah brigjet e errta këtu.
.
Akeronti rrjedh po Karont nuk ka
.
Tregomë një va ku të kaloj.
Ti i njeh guvat dhe vorbullat e frikshme.
Tregomë një va, vëllai im,
Ku të kaloj Akerontin dhe të arrij.
.
Akeronti rrjedh po Karont nuk ka.
.
Ti do të vish, si s’do të vish?
Kur e di se unë të pres
duke e ndjer’ frymëmarrjen e vet mbrëmjes,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet pritjes,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vetmisë.
Ti do vish, e dashur, si s’do të vish?
Kur e di që unë po të mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitja,
si një portokall’ në dorën time,-
të rrjedh koha shpejt
e ti të vish…
(1960)
Akoma s’i kemi shfletuar të gjitha
fletorkat e tragjedive tona.
Hedhur aty te këndi i dhomës,
Prap mbeti një dëng…
Do t’i marrim me vete, andej,
në Ferr-Parajsë,-të lëçitim,
të engledisemi dhe të shtyjmë kohën.
.
D.
Në kaq pak Tiranë,
si mund të mbetesh kujtim,
si mund të kthehesh në mall.
.
Dhimbja e natës,
vet natën zgjon.
Si mund të bëhesh tragjedi…
.
Në kaq pak Tiranë.
(1981)
.
Mbrëmë në rrugën e nguste tiranase
takova Abelin gulçues që pyeste:
-Ku është Kaini?
Se unë – thoshte Abeli – duhet të vdes,
patjetër duhet të vdes.
A e ke parë Kainin?
.
Në fushën e errtë të gjakut
mbijnë dhe ecin ullinjtë.
Dhe ti më lëshon ndër duar
vdekjen tënde që thërret:
Ku është Kaini?