Azem Shkreli (1938, Shkrel, Pejë-1997, Prishtinë) Botoi librat me poezi: E di një fjalë prej guri( 1969), Nga bibla e heshtjes (1977), Kënga e hutinit (1986), Nata e papagajve (1990), Zogj dhe gurë (1997). Gjithashtu ka shkruar tregime dhe romane te suksesshme e drama. Konsiderohet njeri prej poeteve me të mirë të poezisë shqipe bashkëkohore, poet i figurës dhe mendimit të thellë në vargje. Ka udhëheq disa mitingje në vitet tetëdhjeta të shekullit njëzetë, si kryetar i Këshillit të Mitingut. Disa herë e kam dëgjuar, amanetin e tij, ( në Pobergjë e në Bilifeld etj), për të ruajtur Mitingun e Poezisë nga shthurja dhe shuarja.
Ka fituar çmimin Poezia më e mirë e mbrëmjes qendrore, me poezinë e tij, në Mitingun e poezisë të 25 me radhë në vitin 1988 dhe libri më i mirë i botuar ndërmjet dy mitingjeve.
Sikur erdhën panë e bënë e shkuan
Do bjerë dhe mbi ne njëherë këmbona
Vijnë të etur. Njësoj afshëm duam
S’jemi ne. Por do të jetë e jona.
.
Thotë njeriu dhe zbret i urtë ndër bimë
Djalli e di se në ç’vend u poqën të parat
Pemë të mendimit të mirë. Me urtinë
E kësaj dhiate ne stërpikim arat
.
Shollit të ditës s’i dihet spermë komete
Ky lloj Shën Njeriu do bibël te re
Një fe tjetër. Fe besimi në vete
Amen. Koha e jonë s’guxon të kohosh pa ne.
.
Në fillim ishin zogjtë, lumenjtë, ilirët
Hanin ilirisht dhe punonin ilirisht tokën
Lindnin dhe vdisnin lirë, shlirëshëm, ilirisht
.
Pastaj erdhën turrë-turrë nga perëndimi
Kërkonin tokë ilire, qiell, ujë, ajër
U thanë: i paskemi të artë gurët, të bukët tokën
.
Pastaj erdhën turrë-turrë nga lindja
Kërkonin tokë ilire, qiell, ujë ilir
U thanë: i paskemi këngët dhe kafkat të bukura
.
Deshën t’i vënë në një tumë, deshën
T’u japin balsamin e luleve
.
Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet vera
.
Kur hyn në gjakun tim
Nusërore e të behëm krushk
.
Më mëso vetëm t’i bie
Kitarës, më mëso të vdes bukur
.
Dita që hyn në ketë varg valonte e vlortë
Nga froni i fjalës ligjëronte Pleqëria Shqipe
Me flokë të flokorët zbardhur nga të kabardhat
Trembte djajtë dhe mërinë nga Arbërishtja
Tej nga Sazani po sogjonin ditë e natë zanat
Atë qëndismë me të cilën bekuar ilirisht zotit
E mira Marigo po të jepte bukuri të bukur
Thua se po zbriste nga ndonjë strofë fishtiane
Dilte nga epika një burrë me dy kobure
Të puthte në Shqipe; ta bënte trimërinë trime
Te Deti flisnin vetmevete unë e Ali Podrimja
Ky Zogu ynë, i uruari, dy orë, dy ngjyra
Kuq e Zi Flamuri dhe Kuq e Zi Kosova
Na paç, o Shpend, dhe të paçim Tomor malet
.
Secili Olimpin
Më të lartin, Itakën më të bukur
.
Mbi rrathë të Arkimedit
Troku i kuajve të tyre të Trojës
.
Turren prapthi kohëve
Mesjetëve, vdesin në Kosovë
.
Kthehen fitimtarë
Me kokën e tyre në shtizë.