Han: “Në ushtrinë e SHBA-së ka 5 mijë myslimanë. Ndërsa në policinë e New Yorkut ka 900 myslimanë gra dhe burra. Ne jemi në mesin e atyre që mbrojnë këtë vend. Si myslimanë jemi qytetarë të këtij vendi”
WASHINGTON – Këshilli i Marrëdhënieve Islam-SHBA (CAIR), e cila njihet si organizata më e madhe e përfaqësimit të myslimanëve në këtë vend, çmimin për myslimanin e vitit ia dha çifit Hızır-Gazale Han të cilët kritikuan Trump në kongresin kombëtar të Partisë Demokratike.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit Turqia ka marrë shumë duartrokitje për përpjekjet që është duke bërë për muslimanët e Sirisë.
Darka vjetore e CAIR e cila njihet si një organizatë që mbron të drejtat e muslimanëve në SHBA është organizuar në hotel Arlington.
Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni, Kryetari i kësaj organizate Nihad Awad, ka falënderuar të pranishmit për ndihmën e dhënë. Awad në fjalën e tij duke thënë se në mesin e të ftuarve është edhe Ambasadori i Turqisë Serdar Kılıç, vuri në dukje se ata i janë mirënjohës Turqisë për ndihmën e dhënë ndaj muslimanëve dhe veçanërisht në Siri. Kjo fjali e Awad-it mori duartrokitje të gjata në sallë.
Duke vënë në dukje rritjen e sulmeve raciste në SHBA, Awad në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Amerika është vendi jonë. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Nuk ikim asgjëkund. Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat tona.”
Ndërkohë çmimin e këtij viti si muslimani më i mirë i SHBA-së e mori çifti Han i cili është njohur me deklaratat kundër politikave të Trump-it.
Në fjalën përshëndetëse të rastit Hızır Han duke vënë në dukje së është i gëzuar për çmimin tha se islamofobia dhe sulmet raciste nuk përputhen me vlerat e SHBA-së.
“Në ushtrinë e SHBA-së ka 5 mijë muslimanë. Ndërsa në policinë e New York-ut ka 900 muslimanë gra dhe burra. Ne jemi në mesin e atyre që mbrojnë këtë vend. Si muslimanë jemi një qytetarë i këtij vendi”, ka shtuar Han në fjalën e tij. aa
Komentet