BOTIMI NË GJUHËN FRËNGE I VEPRËS KUSHTUAR MIQVE TË MËDHENJ GJENEVAS TË SHQIPËRISË, HELENE DHE EUGENE PITTARD
CHRISTIAN CAMPICHE
GAZETAR DHE SHKRIMTAR ZVICERAN
Më së fundi libri i autorit Kudret Isaj mbërriti ! Vitin e kaluar me botimin në gjuhën shqipe të veprës së publiçistit dhe poetit shqiptaro-zviceran “Udhëtimi i mbramë i Hélène dhe Eugène Pittard në Shqipëri. Gjenevë-Tiranë. Në gjurmët e Kryqit të Kuq shqiptar në Gjenevë”, ne shprehëm dëshirën që kjo vepër e rëndësishme të përkthehej sa më shpejt në frëngjisht, meqë bëhej fjalë për një libër ku protagonistët kryesorë ishin dy qytetarë të Gjenevës, Hélène dhe Eugène Pittard.
Vallë është e nevojshme të themi se cilët ishin ata ? Hélène Pittard, romancierja me pseudonimin Noëlle Roger, e lindur Dufour, ka shkruar rreth 50 libra. Eugène Pittard ka qenë Profesor i Universitetit, themelues i katedrës së Antropologjisë dhe të Prehistorisë në Universitetin e Gjenevës dhe themelues i Muzeut Etnografik të Gjenevës, qytet ku një rrugë mban emrin e tij. Pittard është gjithashtu një personazh mitik në Shqipëri ku ai ndërmori kërkime shkencore dhe ishte një militant i pavarësisë.
Më së fundi ishte botuesi i versionit në gjuhën shqipe, Luan Rama, i cili e çoi deri në fund botimin e këtij libri edhe në frëngjisht. I lumtë!
Mbetet të shpresojmë që atdheu i çiftit Pittard do të dijë ta nderojë në dimensionin e duhur këtë homazh të shqiptarëve për këta dy personazhe të jashtëzakonshme. Së pari duke siguruar një shpërndarje të mirë nëpër librari. Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, zonja Ruth Huber do të ndihmojë në organizimin e një ekspozite kushtuar çiftit Pittard në prani të autorit të veprës.
INFOMEDUSE. Lozanë, 18 korrik 2024
“Le dernier voyage d’Eugène et Hélène Pittard en Albanie – Genève-Tirana – Sur les traces de la Croix-Rouge albanaise à Genève»”. Autor : Kudret Isaj. Përktheu : Rina Cela Grasset. Botimet : Les Livres Rama, Paris 2024. Për më tepër informacion: [email protected]