Para disa muajsh, dy miqt e mi italianë, At Giuilio Cipollone dhe Prof Giuseppe Marcianò, me dhuruan nje liber te rralle: “I monacci basiliani d’Italia in Albania”, botuar ne Roma ne vitin 1935, i shkruar nga murgu arberesh Nilo Borgia.
Libri, permban te dhena historike dhe dokumenta te urdherit basilian, gjate misioneve ne Albania, ne shekujt XVI – XVIII.
Ne parathenien e librit, autori thekson se nuk ka shkruar historine e misionareve basilian te ritit ortodoks, por me shume ka prezantuar dokumenta dhe relacionet e derguara prej tyre, qe deshmojne perpjekjet shekullore te albanezeve, per liri dhe pavaresi nga Perandoria Turke dhe rezistencen per te mos u islamizuar.
Nilo Borgia, eshte lindur me 1 Mars 1870 ne komunen Piana degli Albanesi – Palermo (Sheshi i albanezeve), madje emeri i tij i vertete eshte Nili Borshi, ndersa Borgia (Brxhia) eshte varianti italian, qe me pas i mbeti si mbiemer zyrtar.
Ne moshen 13 vjeç Nili Borshi hyri ne Abacine Shen Maria ne Grottaferrata -Roma, ku u formua ne rregullin e murgjeve dhe ku kreu studimet ekleziastike.
Ne mars te vitit 1894 shugrohet prift. Nga viti 1909 sherbeu ne biblioteken e Abacisë te Grottaferrata dhe me pas per shume vite, inspektori i bibliotekave per komunat e Grottaferrata, Marino e Roka di Papa. Ne vitin 1921 themeloj Institutin “Bijat e Shen Makrina”, ku studiuan dhe u edukuan me perparesi shume vasha te kolonive arbereshe.
Ne vitin 1930, krijoj laboratorin e restuarimit te librave te bibliotekes te pasur te Abacise te Grottaferrata.
Nili Borshi shquhet si bibliotekar, shkrimtar, filolog, teolog dhe si hitorian. Ka botuar shume studime letrare, historike dhe liturgjike, sidomos te kultures te ritit ortodoks-bizantin, por ka lene dhe shume doreshkrime me karakter historik, teollogjik, letrar dhe liturgjike.
Ne fillim te vitit 1942, gjate nje takimi me Prof Eqerem Ҫabej, shkenctarin tone te shquar, Nili Borshi i konfidoi se ne arkivin e Vatikanit, kishte gjetur nje doreshkrim ne gjuhen shqipe te shekullit te XIII, por per fat te keq, perkeqesimi i gjendjes se tij shendetesore, nuk mundesoi te verifikohej ky dokument me rendesi te madhe per kulturen dhe hsitorine e popullit tone.
Murgu Nili Borshi, vdiq ne Grottoferrata me 3 Mars 1942.
Ne parathenien e librit “I monacci basiliani d’Italia in Albania”, Nili Borshi shkruan: “Me kete liber po prezantoj kontributin e misioneve ne Himare, te murgjeve basilian, te cilet me dashuri i u dedikuan rilindjes te popullit albanez shpirtbujar, qe sigurisht do t’i vleresoi keto faqe te historise misionare, qe u realizua me mundime dhe sakrifica te papershkrueshme dhe qe u shkruajt nga misionaret, qe ishin murgj me profesion, albaneze me origjine dhe italiane te adpatuar”. Murgjerit misionar ishin te gjithe arbereshe nga Siçilia, te cilet pas 100 vjet, u rikthyen ne vendet e origjines se tyre, duke i u gjendur prane vellezerve himarjota.
Si rezulton ne librin e N. Borshi dhe ne relacionet e shumta te murgjerve, teatri i veprimtarise, i mundimeve te misionareve basiliane dhe aktiviteti apostolik i tyre, ishte rajoni malor i Himares, qe shtrihej nga vargu i maleve Akrokeruane (Karaburuni) deri ne ngushticen e Kanalit te Korfuzit, pra ne nje territor i gjere, qe banohej nga albanezet ne fshatra te shumta bregdetare dhe ne thellesi deri ne Kudhes dhe Delvina.
Prezantimin e ketyre shenimeve, do ta bazojme ne shume dokumenta, duke filluar me letren, qe himarjotet i derguan Papes Gregorio ne vitin 1577 e ne veçanti ne relacionin e gjate, te viti 1685 derguar nga Hiresia e tij Arkadio Stanila, deshmitari i pjeses me te madhe te ndermarrjeve apostolike, i cili ka qene Peshkopi i Muzakise (Myzeqes) dhe Mekembes Apostolik per misionet ne treven e madhe te Himarës.
Kete relacion shume te rendesishem, Peshkopi Stanila i a dergoj Zoterinijeve Kardinala te Propogandes te Selise se Shenjte.
Nili Borshi, duke i u referuar relacionit te Hiresise se tij Arkadio Stanila shkruan: “Kjo treve lavdimadhe albaneze, ne kete kohe gezonte nje periudhe armepushimi, per te mos thene nje paqe absolute, madje theksoj se Himara, ashtu si trevat e tjera luftarake te Albanise, jetonte ne nje gjendje pavaresie ashtu si shkruan dhe Pukevili (Pouqueville – 1825), ku sejcila treve e ne veçanti çdo qytet, formonin nje lloj republike autonome, te cilat vepronin te bashkuara, ose me vehte. Feudataret e ketyre trevave, vepronin si kunderpeshe ndaj autoritetit te Pashait, qe kishte emeruar Sulltani ne Vilajete.
Edward Lear 25 tetor 1845 Pejsazh i Himares. Burrat e veshur me fustanella dhe me qylafin e bardhe. Disa jane te armatosur me pushke.
Veper e artistit Pashk Pervathi: Himara 03. 06. 2015
Kushtet politike dhe morale te HIMARËS
Ky eshte kapitulli i pare i librit, ku Nili Borshi ben nje pershkrim te bazuar ne informacionet e mbledhura nga relacionet e shumta, qe i dergonin Romes misonaret basilian.
“Himara, pra eshte kryqendra e kesaj province. Ne lashtesi kishte keshtjellёn, qe komandonte qytetet e tjera te provinces, por aktualisht, nuk i ka mbetur tjeter veçse emeri, sepse duke qene nje komb i dashuruar me gjeninë e lirise, i ka pesuar te gjitha ne kurriz” – shkruan ne relacion nje misionar, qe jetoi per shume vite ne Himare.
Ky relacion permban te dhena per treven, qe po i prezantoj ne menyre sintetike: “Terreni i kesaj province eshte teper malor, me shkrepa te larte e shkembinj shterpe. Ajri eshte i paster, per çka dhe malesoret jane te shendetshem dhe te fuqishem. Megjithe ushqimet e varfera e veshjen e thjeshte, himarjotet e perballojne si te nxehtin dhe te ftohtin, madje nuk semuren lehte, por kur ndodh, me pak djete sherohen shpejt pa ndihmen e mjekeve dhe pa ilaçet, qe ketu mungojne. Kesisoj ky popull eshte jeteshkurter, sepse jeta i nderpritet si nga semundjet dhe nga vdekjet violente, si ndodh shpesh ne keto anë, ku armiqesite mes tyre (gjakmarrja), e shkurtojne para kohe jeten”.
“Prodhimet bujqesore nuk u mjaftojne as per gjysmen e vitit, per çka, ne pjesen tjeter te viti, perdorin me kursim buke meli, zarzavate, perime dhe shume barishte te egra. Nje pjese e konsiderueshme e popullates i dedikohen blegtorise dhe tregtise te prodhimeve blegtorale ne territoret e tjera dhe ne vendet e tjera. Ne kete thjeshtesi e varferi, jetuan misionaret tane basilianë, per çka populli himarjot i ka dashur dhe i ka respektuar.
Kur analizohet menyra se si qeverisej ky popull, çdo aspekt duket i çuditshem, sepse eshte i kundert me ate te kombeve te tjera dhe me shume i kundert me kombin grek.
Populli himarjot, ka pranuar te paguaj turkut ato pak tribute, vetem qe te mos ngacmohet, madje nuk njohin asnje tjeter pushtet mbi vehten e tyre.
Gjykatat e gjyqtaret, kapidanet e nepunesit dhe tjere te ngjashem me ata, jane te nevojshem per te qeverisur nje popull, por ne keto ane jane te gjithe te shthurur, çdonjeri padron i vehtes dhe i shtepise se tij. Sejcili jeton si t’i pelqeje, pa e penguar askush, pa pasur frike as nga Zoti dhe as nga bashkesia ku jeton.
Te gjitha kane armë, nuk dalin kurre nga shtepia pa armet. Une vete kam asistuar disa here ne grindjet dhe ne luftimet e himarjoteve kunder Danieleve (?), qe jetojne 3 milje larg tyre dhe kur kam pare situatat e perleshjeve dhe gjakederdhjet, kam nderhyre disa here t’i paqetoj, por ishte e pamundur, pasi armiqesia mes tyre egzistonte prej 30 vitesh dhe ishte ngulitur thelle ne zemrat e tyre. Megjithate, disa here arrijta te vendosja armepushime te pjeseshme”.
Gjakmarrja eshte aktive, madje implikon tere fisin, nga kusherinjt e grades se pare deri te grades se njezetё dhe zakonisht perfundonte me vrasjen e gjakesit, ose me djegien e shtepise, me shkaterrimin e te mbjellave, me marrje bagetie e largimin e detyruar nga fshati, te gjithe familjes te vrasesit. Megjithate jo rralle, gjakmarrja mbyllej me pajtimin e dy familjeve, sidomos kur nderhynin fuqishem pleqeria”.
Ne nje relacion te gjate, qe mban daten 18 prill 1673, te shkruar nga misionari Giovanni de Camilis dhe derguar shume te Shkelqyerve Lartesive se tyre Kardinaleve te Propogandes, shkruhet: “ Ndones himarjotet jane shume te lidhur me armet dhe ne zgjidhjen e problemeve me force, kjo nuk do te thote se jane te pa trajtueshem, perkundrazi kur i njeh, shikon se kane shume dhunti natyrale, jane zemergjere e shume krenar, jane te dashur e shume familjar dhe ne se ata do te kishin nje qeveri politike dhe po te ushtronin artin liberal, nuk do te ishin inferior me asnje nga kombet e botes. Per te vertetuar keto qe thashe me lart, mjafton si argument çiltersia e thjeshtesia e te jetuarit mes tyre, kesisoj ndermjet 100 himarjoteve qe rrefehen para meje, nuk behen as 20 prej tyre me mëkate e kjo pasterti shpirterore, ndodh ne nje vend ku nuk ka ligje qe te orientojne, nuk ka parime qe te komandojne, nuk ka gjykates qe te kercenojne, nuk ka mjeshtra qe te predikojne, nuk ka mesues qe te edukojne”.
Theksoj, se te gjitha keto relacione, nuk i referohen qytetit te Himares, por treves se Himares, qe si eshte pershkruar nga misionaret shrihej nga Karaburuni e deri ne pjesen e ngushte te Kanalit te Korfuzit, pra nje territor i gjere, qe perfshinte dhe Saranden.
Ne relacionin e shkruar me 1685 nga Hiresia e tij Stanila, theksohet se qetesia dhe autonomia e Himares ne kohen qe ai jetoj ne kete krahine, lidhen me vullnetin e popullit himarjot, gjithmon vigjilent e i armatosur per te luftuar kunder pushtueve turq, per te fituar lirine dhe pavaresine, çka do te konfirmohet me dokumentat, qe do te prezantojmee ne vazhdim.
Peshkopi Stanila ne nje nga relacionet e tij shkruan: “Banoret e Himares dhe te gjithe Albanise, nuk duan t’i nenshtrohen asnje qeverie, por jetojne ne liri te madhe. Qeverisen me ligjet e tyre tradicionale, por per fat te keq, ende me pjese te egra e barbare, por ne teresi, gjithmone eshte rendi dhe disiplina mes tyre dhe mbi te gjitha bashkimi dhe unitetit, kur kerkohet te luftohet armiku …. eshte e vertete se ne rastet kur kryejne ndonje vrasje, ose ndonje krim tjeter, ndeshkohen sipas rregullave te zakoneve te lashta, megjithese keto rregulla jane barbare dhe kunder ligjeve hyjnore dhe kunder ligjeve humane…”
Hiresia e tij Stanila shkruan qarte dhe saktesisht, se himarjotet qeveriseshin me ligjet e tyre tradicionale.
Askush nuk mund te mohoje ekzistencen e Ligjeve te Himares, institucioni qeverisës i popullit te kesaj treve, ku pjese perberese ishin dhe ligjet e kanunit te Himares. Me keto ligje, populli i Provinces se Himares mbante “rendin dhe disiplinen mes tyre dhe mbi te gjitha drejtonin unitetin popullor ne lufte kunder pushtuesve turq”.
Kur flasim per autonomine e Provinces se Himares (kesisoj e quajne misionaret), kuptohet se mbeshtetej ne ligjet tradicionale, pra himarjotet nuk njihnin as ligjet e Sheriatit, as ligjet perandorake, por vepronin e drejtonin ne baze te ligjeve e zakoneve te lashta.
Kete problem e kam trajtuar ne ciklin e gjate te shkrimeve mbi kanunin, andaj e konsideroj te tepert ta perseris. U ndala shkurt ne kete argument, per te riperseritur mendimin se Kanuni ka ekzistuar qe ne lashtesi, ka vazhduar te veproje ne mesjete e ka qene ativ ne te gjitha territoret e banuara nga arberit. Nje nder keto ishin dhe Ligjet e Himares. Kete fak e dokumenton Hiresia e tij Arkadio Stanila ne relacionin e viti 1685.
Himarjotet dhe Roma
Duket e pabesueshme, qe ne keto relacione, himarjotet trajtohen here si popull i eger, instinktiv, violent dhe i pa arsyeshem e nga ana tjeter zemergjere, te dashur, miqesor, mikeprites dhe teper familjar.
Ne fakt keto dy aspekte trajtohen dhe ne relacionet e Peshkopit Stanila, i cili tregon se gjate 20 viteve qe jetoj me himarjotet kishte njohur mikpritjen e miqesine e popullit te kesaj krahine, por kishte pesuar dhe akte violence.
Ne relacionin e tij, Stanila shkruan: “populli i Himares, ka nje preference te lindur dhe devotshmeri per Kishen e Shenjte Romane e perveç kujtimeve te lidhura me Gregorin e XIII, theksoj se kur u hap seminari ortodoks i Shen Atanasio, nxenesi i pare i pranuar ne kete kolegj ishte himarjoti i quajtur Andrea Vranas”.
Ne komentet rreth ketij relacioni, Don Cirillo Koroleski shkruan se ky seminarist vinte nga familja himarjote e dalluar per karakter te larte dhe u perzgjodh nga Superioret per aftesite cilesite e tij mira … etj etj.
Nili Borshi shkruan se, sipas te dhenave te shume misionareve basilian, besimi ndaj Selise se Shenjte lidhet me arsye te shumta, qe shprehin jo vetem shpirtmadhesine e himarjoteve, por ne pergjithesi te gjithe albanezeve, qe kishin shpresa dhe kerkonin bashkpunim e mbeshtetje nga Roma.
Nder arsyet kryesore te ketyre raporteve te ngushta bashkepunimi, ishin lidhjet e vazhdueshme me katoliket perendimor, sidomos raportet miqesore me Venecianet, ne luften e perbashket kunder armiqeve turq.
Ne kete plan duhet te verifikohen dhe disa dokumenta te vitit 1732, ende te pa botuara, qe permbajne te dhena mbi raportet reciproke, qe ekzistonin ndermjet Republikes se Venedikut, Albanise dhe Provinces se Himares.
Misionaret basilian tregojne se himarjotet u qendonin larg elementeve greke, sidomos nuk i afroheshin klerit grek, qe si shprehet Nili Borshi “i ndanin distanca te medha me himarjotet. Nga ana tjeter, perveç antipatise qe kishin albanezet e Jugut per greket, ata asnjehere nuk kane pasur marrdhenie te perzemerta me greket”.
Per te qene besnik i ketij argumenti, po e prezantoj, si e ka shkruar ne origjinal Nili Borshi: “… d’altra parte, stante l’antipatia di razza nel popolo Albanese meridionale per i greci, un’intesa con i greci fu mai cordiale…”
Nder dokumentet e veçanta, te lidhjes ndermjet himarjoteve e Romes, po prezantoj letren e vitit 1577, qe populli i Provinces te Himares, i ka derguar Papes Gregorio XIII, ku i shkruajne:
“Jesus + Cristus:
Al Santissimo Ponteficae Sommo dell’Antica Roma
Padre degli orfani e consolatore di color che riccorrono a Lui … etj
Te Shenjteruarit e te Lartit Papa i Romes antike
Atit te jetimeve dhe ngushelluesit te atyre qe vijne te Ju.
O shume i Larti Papa i Romes antike, o Zot i shenjte, o Ati i jetimeve dhe ngushelluesi i te huajve.
Ne banoret e Himares te Epirit, prifterinjt, kleriket dhe laiket dhe i gjithe Shteti, te perunjemi vullnetarisht dhe i dergojme homazhet tona Shenjterise Tuaj.
Te bejme te njohur At i Shenjte, se qe nga epoka e sypatremburit Skenderbek, mbretit tone te perndritur, ai i Kastrioteve, askush dhe kurre, madje as vete armiku i fese kristiane, i egri dhe i pabesi Turk, megjithe forcen e tij te papermbajtur, nuk arrijti te na nenshtroje , megjithese çdo dite na vjen hakut me sulme, ne menyre qe te pesojme demtime te renda, te humbim njerez duke luftuar, ose duke i zene rober. Ata, per tre here me rradhe kane permbysur shtepine e Peshkopit e me pas dhe e dogjen.
Ne keto kushte, ndodhemi ne kulmin e varferise e nuk kemi asnje mjet per te rezistuar kunder sulmeve te armikut e as per te rimekembur rezidencen Peshkopale.
Dhe qytetet e tjera dhe krahinat fqinje jane te roberuara dhe ato e nuk kane mundesi te na ndihmojne.
Per kete qellim, Gjika Nikolla dhe Giorgio Katas, bashkeqytetaret dhe perfaqesuesit tane, vijne te takojne Shenjterine Tuaj e te pergjerohemi, qe Ti te na japish prova te miresise dhe bujarise tende dhe te bejsh te mundur rindertimin e rezidences te Peshkopit e te na mundesosh te blejme armë, qe t’i rezistojme te pafeve.
I Lumnumi At, duke mos dashur te mpakim kerkesat tona, sepse ne nuk besojme ne asnje tjeter veçse ne Birin e Trinintetit te Shenjet e te Pandare dhe ne Shenjterine tuaj, Ti Mekembesi i vete Krishtit, emerin e te cilit e kemi ne famulli, per Ty ne lutemi te gjithe se bashku, te pranosh kerkesen e te deleguareve tane.
I madhi Zot, te japi lumturi Shenjterise tuaj dhe te lejoj gjitheçka qe Ti deshiron.
Nga Himara, pra nga Epiri i Albanezeve, 12 Korrik 1577
Sherbetoret dhe nenshtetasit e ShenjteriseTtuaj
Nga Epiri i Albanise, prifterinjt, kleriket, Laiket dhe i gjithe Shteti yne.
Shenjterise, te derguarit te Zotit, Papes Suprem te Romes antike, Atit te jetimeve dhe Ngushelluesit te atyre qe vijne te ju.
Natyrisht Papa i u pergjigj kerkesave te hiamrjoteve, duke i derguar ndihmat e kerkuara. Ne relacionin e Hiresise se tij Stanila lexojme: “per bashkpunimin ne aspektin shpirteror, Shenjteria e tij Papa, dergoj At Lorenco Gallatino te Urdherit te Minoreve, per te kryer vizitat ne kete Province” (Korolevsi, fasc.II, faqe 55).
Historiani i Urdherit te Minoreve, At Primaldo Koko, informon se At Lorenco, ne vitin 1581, u zgjodh Provincial I Albanise, por nje vit me pas, Papa Gregorio XIII, e dergoj Vizitues Apostolik ne ishullin e Kretes.
Ne relacionin perkates shkruhet se i derguari i Papes u prit shume mire nga himarjotet,”nje pritje e perzemert dhe e ndereshme, nje pritje me te gjitha nderimet e thella dhe me respektin diplomatik”.
At Lorenco qendroi tre muaj ne mes te malesoreve te Provinces te Himares. Jo vetem kaq, por me ndermjetesine e tij, perfaqesuesit e parise se Himares, moren pjese dhe jane firmëtar ne Koncilin e Tete te Firences.
Per kete fakt, Nili Borshi shkruan: “kete e kam verifikuar personalisht ne kopjen e origjinalit te pjesmarresve te Koncilit VIII te Firences”. (Nilo Borgia: “I monacci basiliani d’Italia in Albania”, Roma 1935.
Himarjotet e priten me nderime e në atmosferë festive kthimin e At Lorenco, i cili i transmetoj pershendetjet dhe garancite e Papes per ndihmat, që do t’i dergoheshin popullit te Provinces se Himares në luften kunder pushtuesve turq. Per fat të keq, leterpergjigjia e Papes nuk është gjendur ende në arkivat e Vatikanit.
Me ndihmat e derguara, populli himarjot u ngrit kunder turqeve, por dhe kesaj rradhe pa sukses.
Ne vazhdim, historia himarjote, pasurohet me ngjarje te reja, si me letren e dyte, e shkurtit te vitit 1581, qe populli i Himares i dergon personalisht Papes Gregorio XIII.
Ashtu si letra parendese e vitit 1577 dhe letra e vitit 1581 ishte shkruara ne latinisht dhe e perkthyer ne italisht nga At Cirilo Korolevsi, te cilen po e prezantoj te plote te shqiperuar:
“Shenjteria e Juaj dhe Shume i Lumturuemi Papa i Kishes se Madhe Katolike Universale.
Ne, te gjithe Paria e Himares, me aprovim te gjithe popullit te Rajonit tone dhe te atyre, qe banojne ne tokat perkrah nesh, me nderim te thelle, perulesisht dhe me respekt te madh per shenjterine Tuaj, duke te puthur doren, Ju pruresit te paqes tone, Ju te parit dhe Kryetarit te Kishes, ne te njejten kohe dhe shume te shkeqyerit Kardinalet, qe se bashku po kujdeseni per Kombin tone, i Lutemi Zotit, t’i u ruaj gjalle dhe gjate, o Ati i Lumnuem dhe Dinjitoz.
Hiresine tuaj po e vejme ne dijeni se ketu mes nesh erdhi i fismi Zoti Demetrio Ferigo, qytetar i Koroneo, i cili bisedoj me ne per shpetimin e jeteve tona dhe na foli per menyrat si te çlirohemi nga turqit.
Ne i kemi njohur prinderit e tij prej shume koheh. Ata jane persona me te vertete te mire, fisnike, te denje, njerez te respektit e te beses dhe e dime se ata kane qene ne sherbim te Perandorit Karli i V dhe se per fènë katolike kane derdhur gjak, per kete i perzune nga atdheu dhe u a moren pasurite, atyre qe ishin te pasurit e me te shkelqyerit e qytetit te Koroneo, si rezulton nga dokumentat qe zoterojne.
Ne mbeshtesim plotesisht te quajturin Demetrio, duke i dhene atij gjithe besimin tone, qe nga momenti, qe Zoti vete e bekoj dhe e beri te shquar.
Ai na foli gjate per Hiresine Tuaj dhe na tregoj se Ju jeni nje Papë i Shenjte.
… Fama e bamiresive tuaja eshte perhapur … e ne ngrejme duart nga qielli dhe falenderojme te madhin Zot e me te njejtat ndjenja e me te njejten vendosmeri gjunjezohemi para Hiresise Tuaj dhe ne emer te Zotit Tone Jesu Krishtit, qe vuajti per ne, kerkojme ta veni doren ne zemer e te ndihmoni me vepren tuaj dhe me nderhyrjen tuaj, te na ndihmojne dhe Princat e tjere.
Hiresia e Juaj duhet ta shtyje Mbretin Filip te Spanjes, i cili nepermjet Mbreterise se Napolit, t’i dergoj kombit grek dhe kombit albanez, 3000 ushtare dhe te na furnizoi me mbi dhjetemije arme, per mbeshtetjen tone.
Pas kesaj, ne do te ngreme flamurin ne emer te Shenjterise Tuaj e te Mbretit Filip e pastaj do te bashkojme ne kauzen tone te gjithe Albanine e te gjithe Morenë, pasi jane me ne shumica e grekeve dhe e albanezeve, madje vetem nga Moreja mund te ngreme nje ushtri me dyqindmije luftetare, ndersa armiqt nuk jane me shume se gjashtemije.
Nga fshatrat e Himares dhe nga territoret per rreth, vetem ne nje dite mblidhen dhjetemije luftetare, ndersa ne nje jave pesedhjete mije, po ashtu nga Maqedonia dhe pesedhjete mije te tjere.
Ne se Hiresia e Juaj do te kontribuoi, qe te fitojme lirine, ne qe tani do t’i bindemi Kishes se Shenjte Katolike dhe do t’i u njohim Ju si me te Lartin Papë, Bariun Universal e te Plotfuqishem dhe ne te njejten kohe do te jemi nenshtetas te Mbretit Filipi i Spanjes dhe si per Shenjterine tuaj dhe per Mbretin Filip, do te paguajme tributin e quajtur haraç.
Per keto kerkojme, qe Shenjteria e Juaj t’i lejoi prifterinjt tane, peshkopet, prelatet dhe patriarket, te administrojne sakramentet dhe te celebrojne sipas traditave tona dhe riteve tona …….
Ne himarjotet, se bashku me fshatrat firmetarë, nё kete leter, ngarkojme te plotefuqishmit tane, te lartpermendurin Zotin Demetrio Ferigo dhe Zoterinjt fisnike Gjon Leksi (Lechsi) dhe Nikolla Zachna me djalin e tij, qe jane personat kryesore te tokes se Himares, te ndershem dhe fisnike, te impenjuar ne lufte te vazhdueshme kunder turqeve, si mund te kuptohet nga letrat qe ju prezantojne.
Kushdo qe do te marri pjese per te perfunduar marreveshjet, Zoti Demetrio se bashku me ata, ose kushdo prej tyre dhe do te arrijne te realizojne akordet me Shenjterine tuaj, me Mbretin Filip, me Perandorin e Gjermanise, me Mbreterit dhe me te Plotefuqishmit e tjere, gjitheçka do te aprovohen nga ana e jone, ne se do te perfundohen nga ambasadoret tane te mire dhe besnike, ashtu si i kemi ngarkuar dhe besuar, qe te trajtojne, te pranojne, te kerkojne favore, parà, ndihma, armë e per çfare kemi nevoje dhe qe do te pranohen nga Shenjteria e Juaj, nga Perandori, ashtu dhe nga Mbreti i Spanjes dhe Princat e tjere, per te ndihmuar ndermarrjen tone per çlirimin nga turqit.
Te deleguarit tane, kudo qe te ndodhen, kane te drejten te perfaqesojne dhe te zevendesojne ndonje kujdestar (prokuror) tjeter. Prokuroret e meparshem i deklarojme te shfuqizuar dhe pa autoritet.
Sigurisht do te jete nje ngjarrje e madhe dhe nje veper fisnike dhe shume e deshiruar nga Zoti yne Jezu Krishti, ne se me vepren Tuaj i Uruari At, NE dhe bijt tuaj te Greqise, te shtypur barbarisht nga turqit, qe na detyrojne te behemi turq, do te mund te shpetojme dhe te çirohemi.
Zot i madherishem, t’a ruaj per shume vite Shenjterine tuaj: Amin.
Ne dëshmi te vertetes, letra prezente eshte shkruar dhe nenshkruar me doren e magjistratit tone i te njejtes toke te Himares, i quajturi Mikele Argjirò dhe e kemi dyllosur, si shihet, ne menyren tone te zakoneshme, me miratim e konsensus, si kemi thene me siper, nga te gjitha fshatrat e poshte renditura.
Ne muajin shkurt 1581.
Rajoni dhe Peshkopata e Himares.
DUCHATES (Dukati), BROCOTÒ (Brataj), CALOJERATIS (Kallarati), TRUMBAZEI (Terbaçi), BALASSA (Palasa), SOTIRIANE (Sotiras), PANGALADES (Vagalati), DRIMADES (Dhermiu), HELLIATES (Ilias), BUNAE (Vunò), CHAPERAS (Qeparoi), CUDISSE0I (Kudhes), PILURE (Piluri), CUZEI (Kuçi), PROGONATES (Progonati), LUPESEI (Lopesi), CASTELLI (Kastelli), NIYIZA (Nivica), PICERNATES (Piqeras), BUNEZZE (Buneci), TURNECHEI (?), BUBAREI (?), ORESTA (Borshi), BAFADES (Vakaj), TERNA (Fterra), ZARO-GORIZIA (Çorraj), CAMINIZZA (Kaminica), FENECAE (Finiqi), DAMISEI (Damesi), LECHELTI (Lekli), DRAGOTES (Dragoti), CARIANAE (Karjani), CHUNEHIZA (Gumenica), PESTANAE (Peshtani), BERNACHUS (?), CEPRIOTA (?), AIOSBASILES (Shen Vasili), ZULATES (Zhulati).
Ne fund te letres eshte shenimi i avokatit, shkruesi i letres:
Une, Mikele Argjirò nga Ishulli i Korfuzit, e shkruajta dhe e neshkruajta me doren time, me kerkesen e Zoterinjeve te Rajonit te Himares dhe te fshtarave te sipershkruara.
Me nderime Shenjterise dhe Hiresise se tij Patrarkut te Kishes se madhe e Universale te Zotit, Zoterise se tij Papa Gregorio XIII, Papa i Romes se lashte.
Letra e drejtuar Papes Gregorio XIII, shpreh mendimin jo vetem te popullit te Rajonit te Himares, por dhe te trevave te tjera te Provinces, madje dhe me gjere, çka tregon se kerksesat nuk ishin te ngushta lokale, por shtronin per zgjdhje çeshtjen e çlirimit te vendit tone nga pushtuesit turq, pra kerkonin mbeshtetje dhe ndihma per mbare kombin albanez.
Nga menyra e prezantimit, rezulton se kjo leter nuk eshte vetem nje kerkese e thjeshte, por eshte dhe kredenciale, pasi e informon Papen se ka ngarkuar perfaqesues te popullit Zotin Demetrio Ferigo, fisniket himarjotё Gjon Leksi dhe Nikolla Zachna.
Demetrio Ferigo ishte djali i nje familje veneciane, i lindur e rritur ne qytetin e vogel te Koroneo, ne periferi te Peleponezit. Koroneo, nga viti 1204 ishte Shtet i vogel Marinar i Venedikut e qe nga kjo kohe, selia e peshkopit te ritit latin (katolikeve). Ne vitin 1500 Korone u pushtua nga turqit. Ne vitin 1534, pjesa me e madhe e popullates koroneze emigroj ne Siçili, ne afersi te qytetit te Mesines.
Demetrio Ferigo ishte ne sherbim te Karlit te V Habsburg, qe dominonte Spanjen, Hungarine, Jugun e Italise (Perandoria e Shenjte Romane).
Demetrio Ferigo ishte shquar ne luften kunder turqeve, njihej nga Vatikani, andaj himarjotet e ftuan te bente pjese ne delegacion, se bashku me dy himarjotet e shquar, fisniket Gjon Leksi dhe Nikolla Zachna (Zaho).
Familja fisnike Zahna ishte nga qyteti i Himares, te cilen e ndeshim dhe ne shekujt e mevonshem, si shkruan poeti dhe piktori anglez Edward Lear me 1845, i cili gjate vizites ne Himare, bujti ne familjen Zahna, qe i rezervuan nje mikpritje me nderime e respekte, sa ai nuk e harroj kurre, madje e permend ne veçanti.
Ne leter theksohet se te tre perfaqesuesit jane ambasadoret e popullit te Himares dhe te territoreve per rreth, te autorizuar te neshkruain çdo marrveshje, qe kryhej ne interesat e popullit e te tre se bashku, por dhe ne veçanti, kishin te drejte te takonin e te benin marreveshje edhe me Mbretin Filip te Spanjes, me Perandorin e Gjermanise, me Mbreterit dhe te Plotefuqishmit e tjere te shteteve europiane, me qellim qe te mblidhnin ndihma financiare, qe te garantonin organizimin e kryengritjes dhe çlirimin e vendit nga pushtuesve turq.
Dihet se Himara, ashtu si Miredita, Martaneshi, Kelmendi, gezonin autonomi te veçante. Ne krye te ketyre krahinave ishte keshilli i pleqeve (demogeronde), te cilet qeverisnin me ligjet e tyre te lashta. Himarjoteve nuk u mjaftonte autonomia, per çka nuk i nderprene perpjekjet per pavaresi, madje kjo krahine ishte qendra e kryengritjeve te vazhdueshme per t’u çliruar nga turqit.
Dihet tashme se ne vitin 1481, ne Himare zbarkoj princi Gjon Kastrioti, i biri i Skenderbeut, i cili u vu ne krye kryengritjesve himarjote kunder turqeve, por kjo levizje rezultoj e pa suksesshme.
Sulltan Sulejmani i III, mbiquajturi i Madhërishmi, që arriti deri në portat e Vjenës, nuk mundi ta nenshtroje krahinen e Himarës. Populli i rezistoj me heroizem te rralle hordhive turke, madje trimi himarjot Damjani, tentoj ta vrasi vetë sulltanit, duke depertuar deri në afersi te çadrës se tij, por nuk mundi ta konkretizoje kete akt te larte trimerie.
Himarjotet u ngriten disa here kunder turqeve si ne 1488, ne vitet 1494-1509, 1537, 1571dhe ne vitet 1577-1578, por njera pas tjetres, keto kryengritje u shtypen me egersi nga pushtuesit turq.
Perpjekjet e vazhdueshme me turqit dhe taksat e renda, qe paguanin si popullate jo-musulmane, e kishin renduar gjendjen ekonomike te popullates.
Himara ishte krahine autonome, e njohur me marreveshjen e vitit 1492, e firmosur nga Sulltan Bajaziti i II, por kete autonomi e paguante me çmim te larte, me taksa te renda, madje vetem per portin, i paguante Perandorise turke, nje haraç prej 16 000 franga ne vit.
Keto sakrifica, populli i Himares i bente sepse porti krijonte komunikimin me vendet e tjera, sidomos me Italine dhe Korfuzin, ku tregetonin nje pjese te madhe te prodhimeve blegtorale dhe ku blinin mallrat e nevojshme.
Megjithese gezonte autonomi, populli himarjot nuk rreshti perpjekjet per pavaresine nga turqit. Kryengritjet pasonin njera tjetren, por shpesh u mungonin armatimet, prandaj parija (keshilli i pleqeve) dhe populli i Himares, ishin te ndergjegjshem se duhej siguruar nje mbeshtetje financiare nga Shteti i Vatikanit e nga vendet perendimore, per te blere arme, qe te mund te organizonin nje kryengritje te madhe antiturke.
Pas delegacionit te pare me Gjika Nikolla e Gjergj Katas (1577), qe i dorezuan letren Papa Gregorio XIII, ne 4 vitet e me pasme, himarjotet derguan shume misonar te tjere, te cilet jane perpjekur te mbledhin ndihma.
Kjo kuptohet nga letra e me siperme, ku theksohet se te deleguarit (Demetrio Ferigo, Gjon Leksi dhe Nikolla Zahna), kane te drejten te perfaqesojne Himaren, madje zevendesojne prokuratoret e meparshem, te cilet deklarohen te shfuqizuar dhe pa autoritet.
Per fat te keq, ende nuk kam mundur te gjej keto dokumenta, qe te konfirmojne aktivitetin e misionareve te tjere himarjote ne shtetetin e Papatit dhe ne vendet e Europes perendimore.
Perfshirja e Demetrio Ferigo ne delegacionin e popullit himarjot, kishte si qellim, qe te prezantoheshin para Papes si nje levizje e gjere antiturke, me perfshirjen e te dy kombeve, pra te organizuar si nje kryengritje e perbashket albanezo-greke, çka rezulton ne kontekstin ne vazhdim te letres.
Hartuesit e letres, duke njohur simpatine e Papes Gregorio XIII per greket, shprehen me levdata joshese, andaj shkruajne: “Ju Ati i Shenjte e doni kombin grek, madje per ate keni themeluar Kolegjin dhe nje Kishe. Keto deshmi zemermiresie, deshirojme t’i manifestoni dhe me ne në te ardhmen…”
Natyrisht ketu i behen komplimenta Papes per kontributin e tij personal, per hapjen e Kolegjit ortodoks te Shen Atanasio, ku nder studentet e pare ishte dhe himarjoti Vrana dhe ku kane studiuar e jane shugruar dhe prifterinj te tjere nga krahina e Himares.
Shume studiues kane shprehur habi, per kete njohje kaq te thelle, qe kishin himarjotet per Papen, sidomos qe njihnin dhe “sekretet” e tij, opinionet konfindenciale per kete simpati te madhe per greket dhe per qellimet e tij per unifikimin e kishes katolike me kishen ortodokse. Kuptohet, ky sekret njihej nga Peshkopi i Himares, i cili i ishte nder iniciatoret kryesor dhe bashkhartues i letres, qe i derguan Papes.
Sentimentalizmin filogrek te Papes, himarjotet e shfrytezuan me zgjuaresi, madje e joshin Papen, duke i shkruar, se ato miresi qe i ka bere grekeve, duhet t’i a bente dhe himarjoteve, per te krijuar se bashku nje lidhje albaneze – Papale, per te luftuar pushtuesit barbar turq.
Me organizimin e lidhjes albaneze – Papale, himarjotet i jipnin garanci se do te vazhdonnin te ruanine lidhjet dhe varesin me Kishen Romane. Kesisoj, ne leter ata premtojne: “… Pas kesaj ne do te ngreme flamurin ne emer te Shenjterise Tuaj dhe te Mbretit Filip e kesisoj do te bashkojme ne kauzen tone te gjithe Albanine e te gjithe Morenë, pasi behen me ne shumica e grekeve dhe e albanezeve, madje vetem Moreja mund te ngreje nje ushtri me dyqindmije luftetare, ndersa armiqt nuk jane me shume se gjashtemije”.
Nga menyra si eshte hartuar letra, te krijohet pershtypja se himarjotet, kete bashkpunim me Papen kunder pushtimit turk, e kishin mbeshtetur si nje aleance albanezo – greke. Ne kete periudhe, Moreja banohej masivisht nga albanezet e kjo rrethane i prezantohet Papes Gregorio XIII si nje argument bashkepunimi per mbeshtetje, ne krijimin e ketij koalicioni anti-turk, qe do te çonte ne krijimin e nje ushtrie te madhe, e afte te thyente turqit.
Per te bindur Papen, se rolin paresor dhe kontributin me te madh do t’a jipnin himarjotet, ata shkruajne “Nga fshatrat e Himares dhe nga territoret per rreth, vetem ne nje dite mblidhen dhjetemije luftetare, ndersa ne nje jave pesedhjete mije, ashtu si dhe nga e gjithe Maqedonia dhe pesedhjete mije te tjere”.
Rreth ketij problemi, At Nilo Borshi shkruan: “Nga te gjitha dokumentat qe kam verifikuar, nuk rezulton qe Greqia te kete bere pjese ne projektin himarjoteve per lidhjen kunder turqeve”.
Ky argument vertetohet me faktin se pjesemarres ne kete beselidhje dhe ne hartimin e letres ishin vetem albanezet e Provinces se Himares e te trevave albaneze rrethuese.
Perveç Demetrio Ferigo, nuk ekziston ndonje grek tjeter, ose perfaqesues qytetesh greke, si konfirmohet nga letra, ku jane renditur 38 fshtara albaneze. Krahas emerit latin te fshatit po prezantoj emerin ne shqip, si perdoret ne dite e soteme: DUCHATES (Dukati), BROCOTÒ (Brataj), CALOJERATIS (Kallarati), TRUMBAZEI (Terbaçi), BALASSA (Palasa), SOTIRIANE (Sotiraj), PANGALADES (Vagalati), DRIMADES (Dhermiu), HELLIATES (Ilias), BUNAE (Vunò), CHAPERAS (Qeparoi), CUDISSE0I (Kudhes), PILURE (Piluri), CUZEI (Kuçi), PROGONATES (Progonati), LUPESEI (Lopesi), CASTELLI (Kastelli), NIYIZA (Nivica), PICERNATES (Piqeras), BUNEZZE (Buneci), TURNECHEI (?), BUBAREI (?), ORESTA (Borshi), BAFADES (Vakaj), TERNA (Fterra), ZARO-GORIZIA (Çorraj), CAMINIZZA (Kaminica), FENECAE (Finiqi), DAMISEI (Damesi), LECHELTI (Lekli), DRAGOTES (Dragoti), CARIANAE (Karjani), CHUNEHIZA (Gumenica), PESTANAE (Peshtani), BERNACHUS (?), CEPRIOTA (?), AIOSBASILES (Shen Vasili), ZULATES (Zhulati).
Krahas propozimeve e kerkesave per krijimin me Papen te lidhjes antiturke, himarjotet si nje popull dinjitoz e me shpirt te pavarur, kerkojne dhe respektim te drejtave te tyre e per kete qellim i vejne dhe kushte Papes: “Në se Hiresia e Juaj do te kontribuoj, qe te fitojme lirine, ne do t’i bindemi Kishes se Shenjte Katolike e do t’i u njohim Ju si me te Lartin Papë …. dhe ne te njejten kohe do te jemi nenshtetas te Mbretit Filipi i Spanjes. Si per Shenjterine Tuaj dhe per Mbretin Filip, do te paguajme tributin e quajtur haraçi, por Shenjteria e Juaj t’i lejoj prifterinjt tane, peshkopet, prelatet dhe patriarket, qe te administrojne sakramentet dhe te celebrojne sipas traditave tona dhe riteve tona, … pasi ata qe jane greke nuk e njohin gjuhen latine, ndersa ata qe jane te besimit katolik, do te celebrojne me ritet latine.”
Rralle ndeshemi me qendrime te tilla kurajoze dhe te nje respekti te admirueshem te te drejtave te lirise fetare, si kjo e himarjoteve, qe e kushtezojne Papen te pranoj, qe prifterinjt, peshkopet e prelatet katolike te Provinces se Himares, te administrojne sakramentet e t’i zhvillojne ceremonite fetare sipas riteve tona dhe sipas tradites tone liturgjike, por nga ana tjeter i kerkojne te respektoje dhe partriarket ortodoks te Maqedonise e pikerisht behet fjale per Patriarkanen e Ohrit dhe te Ipekut, por jo per Patriarkanen Greke.
Nga analiza e ketij aspekti teper delikat, kuptohet se ne formulimin e ketyre kushteve, me argumenta e terma kaq te sakta, kryesoret jane peshkopi dhe prifterinjt misonarё basiliane, te cilet nepermjet himarjoteve, i sugjerojne Papes rrugen per unifikimin e deshiruar te dyja kishave.
Ky problem shprehet nga shkruesi i letres, pikerisht magjistri (funksionar i drejtesise), Mikel Argjirò, i cili legalizimin e kryen ne emer te Provinces e te Peshkopates te Himares. Magjistrati Mikel Argjirò ishte himarjot (theksohet shume qarte ne leter), por qe punonte si magjister (gjykates) ne Korfuz (kujtoni se gjate pushtimit turk, Korfuzi ka qene njesi administrative e Vilajeteve dhe e Sanxhaqeve Albaneze, vetem pas vitit 1830 i kaloi Greqise).
Me kete leter, me argumenta komplekse e te rendesive te veçanta, himarjotet i preken ndjenjat e Papes Gregorio i XIII, kesisoj i zgjuan atij nje deshire te zjarrte e te kahereshme te tij, per unifikimin e kishave, çka do ta shprehi ne letren qe i dergoj popullit te Himares.
Letres te populit himariot, Papa u pergjigj me vonese, me nje leter me formulim ndryshe nga sa e prisnin himarjotet, pasi nuk ka asnje fjale dhe asnje shenje rreth propozimeve, o me sakte ndaj kerkesave, qe i kishin prezantuar ne letren e tyre. Me kete leter, Papa shpreh nje fare intimiteti dhe admirim fetar ndaj popullit te Provinces se Himares, qe deri ne kete kohe kishte mbetur i harruar e madje i huaj dhe teper larg gjirit te Kishes Katolike.
Papa ia dorezoj letren Nikolla Zachne, perfaqesuesit dhe te besuarit te himarjoteve, i cili e lexoj ne kuvend para Parise dhe bashkepatrioteve. Shqiperimin e letres po e prezantoj te plote, ne respekt te tekstit origjinal:
Me kenaqesi bijeve: Alessio Protonotario, zoterinjeve, popullit dhe Keshillit te Himares
Nga Gregorio XIII:
Me kenaqesi bijeve te mi, duke i u uruar shendet dhe bekim apostolik.
Mora letren, qe ju me derguat dhe u kenaqa me shume, kur djali i juaj, i miri Nikolla Zachna, me tregoj hollesisht e njekohesisht admirova besnikerine, vendosmerine dhe devotshmerine tuaj ndaj Selise Apostolike e kjo me gezoj me te vertete shume.
Falenderojme pafundesisht Zotin dhe ju perqafojme me perzemersi si bijt e Krishtit e krenohemi me Ju, pasi eshte e drejte t’i pergezojme e t’i lavderojme ata, qe me sinqeritet ndjekin gjurmet e Zotit, qe pranojne dhe e mbajne fene e Apostujve te Shenjte, te transmetuara nga Kisha e Shenjte Katolike e Romes dhe qe ne çdo kohe sherbehen nga Peshkopet dhe besniket e te gjitha Kombeve, te cilet e kane ne zemer shpetimin tuaj.
Falenderojme Zotin per ju dhe do t’ i u mbajme ne zemer si bijt me te mire. Nderkohe, ju rrini ne disopzicion si deshiron Zoti, ruajeni me sinqeritet fene, jeten dhe zakonet e shenjta, qe Zoti i u ka dhuruar, vazhdoni t’i luteni Zotit, qe t’i u ndihmoje e t’i u ploteoje kerkesat ditë pas dite, kesisoj do t’i u dhuroje miresi dhe favore.
Ne gjithashtu, do te kujtohemi per ju e ashtu si u deshirojme çdo te mire, po ashtu do te veazhdojme t’i pergjerohemi per ju Zotit tone te Madh.
Shkruar ne Roma, ne Shen Pietri,
vulosur me unazen e Peshkatarit
22 dhjetor 1582 – ne Pontifikatin tone te XI.
Se pari, po jap nje spjegim lidhur me emerin e Alessio, qe del ne fillimin e letres. Alessio ishte italian, pjestar i kolegjit te prelateve te Kuria Romana, i zgjedhur nga Papa, per sherbimin Protonotar apostolik.
Pronotaret (“noteret e parë”) ishin prifterinjt me te besuar, me detyre te regjistronin te gjitha aktet apostolike te hartuara nga kuria Romane, per çka quhen dhe apostolikë. Pra Papa i drejtohet prelatit Alessio Protonotari, duke e ngarkuar me detyre te arkivoi kopjen e letres dhe per dergimin himarjoteve te letres origjinale, qe e prezantuam me lart.
Zhgenjimi me i madh i himarjoteve ishte fakti se letra nuk kishte asnje pergjigjie per formimin e frontit te perbashket antiturk, as per krijimin e lidhjes albaneze-Papale dhe as konferma per ndihma konkrete, por vetem lutje, bekime dhe pritje.
Ndonese letra nuk kishte pergjigjie per kerkesat e himarjoteve, supozohet qe Papa mund ta kete ngarkuar Nikolla Zachna, qe ta informoj gojarisht popullin per ndihmat e premtuara, pasi ne dokumentat arkivale rezulton se Papa Gregorio i XIII, qe ne fillim te pontifikatit, ishte impenjuar intensivisht, per te organizuar katoliket europiane, ne nje lidhje antiturke, por keto ide te Papes, nuk kishin gjetur mbeshtetje nga Princat kristiane. Nga ana tjeter Papa kishte informuar te deleguarin e Venedikut se po punonte me Kishen dhe himarjotet per krijimin e nje liddhje kunder turqeve, madje Papa, kishte deklaruar se do te ishte i pari, qe do te derdhte gjakun, per te arrijt bashkimin e Greqise me Romen ne nje “fè identike”, ne te njejten fè Kristiane.
Per fat te keq, kjo lidhje antiturke nuk u konkretizua, por jo per fajin e Papes, por nga tradhetia e qeverise se Spanjes, qe pa dijenine e Papes, firmosi ne Stamboll, zgjatjen e armepushimit me turqit.
Komentet