Nili Borshi, në kapituj të veçantё të librit “I monaci basiliani d’Italia, in Albania”, tregon pёr aktivitetin e misionarёve dhe analizon raportet e himarjotёve e të prijesave të tjere albanezë me Vatikanin.
Në fakt, prijёsit albanezë, që nga viti 1478, ishin nismetarёt dhe insistuesit, per krijimin e lidhjes antiturke, madje kishin shpresuar shumё nё aleancёn me Papёt dhe me shtetet e tjera europiane, por si dihet, Papёt e Romёs me shumё mendonin tё ruanin besimin katolik nё kёto territore, se sa tё ndihmonin himarjotёt me financime dhe me armё, tё nevojёshme pёr organizimin e njё lufte çlirimtare, qё do tё çonte nё pavarёsinё e Himarёs e tё provincave tё tjera albaneze.
Qёndrim me indiferent mbajtёn mbretёritё europiane, tё cilёt zakonisht ishin spektatore dhe vetёm kur ndjenin nga larg rrezikun turk, fillonin tё dёrgonin disa ndihma tё vogla.
Himarjotёt u shquan nё rezistencёn kundёr pushtuesve turqё. Populli i Provincёs sё Himarёs bёri sakrifica tё jashtzakonёshme për te ruajtur autonominё dhe besimin katolik, si dёshmojnё misionarёt basilianё nё relacionet e shumta, ku pёrshkruajnё kalvarin e popullit, pёr tё mbijetuar ndaj presionit tё vazhdueshёm dhe tё egёr te Perandorisё Osmane. Këto përshkrime janё tё shkurtёra e fragmentare e nuk arrijnё tё shprehin plotësisht realitetin e shtypjes dhe tё terrorit, qё ushtronin turqit ndaj himarjotёve.
Pushtuesit turq e pёrndoqёn, e shtypёn dhe e masakruan nё mёnyrё mizore popullin tonё.
Historia njeh shumё reprazalje tё egra tё turqёve, vrasje masive dhe masakra nё popullatёn e pambrojtur, duke kryer njё gjenocid pa preçedenta, qё pёr fat tё keq historiografia e shqiptare dhe ajo botёrore nuk po arrijnё ta evidencojnё nё realitetin e vet tё dhimbshёm.
Kronikat e kohёs deshmojnё se turqit e ndёshkuan rёndё rezistencёn albaneze, madje çdo lёvizje e shtypёn egёrsisht dhe nё vazhdim kryen masakra mizore kundёr popullatёs civile, ndёr tё cilat mё tё rendat dhe tё paharruara jane ato nё Morè, nё Çidhen, nё Krujё, nё Kelmend, nё Shkodёr, nё Prizren, nё Gjakovё, nё Martanesh, nё Sfetigrad, nё Berat, nё Himarё etj, etj ku turqit ekzekutuan me qindra mijёra banorё tё pafajshёm, tё moshuar, gra e femijё e shumё tё tjerё i morёn robёr dhe i dёrguan nё Turqi.
Ne se, ndonje dite, do te hapen arkivat turke e do te publikohen te dhenat e plote per keto masakra, bota e sotme do tё tmerrohet nga gjenocidi i albanezёve.
Kronisti turk Kemal Zadè Pasha, pёr luftёn e Krujes shkruan: “Me urdhër të Padishahut u vranë pamëshirë, te gjithe ata që u kapёn tё gjallë, vendi u plaçkit, gratë dhe fëmijët u morën robër dhe u dёrguan ne Anadoll”.
Kronisti Kritobuli (Critobuli Imbriotae), ne librin“Corpus Fontium Historiae Byzantinae”, botim i W. De Gruyter, 1983, pёr luftën e Krujёs, shkruan: “Albanezёt preferonin vdekjen se sa të binin në duart e turqve. Kur ndiqeshin nga turqit e nuk gjenin vend mbrojtje, hidheshin nga shkëmbinjtë, në greminat e thepisura, ku mbeteshin te vdekur”.
Keshtu ndodhi me vajzat e Martaneshit, tё cilat tё gjitha sё bashku u hodhen nga shkembi, pёr tё mos rёnё ne duart e turqёve e kёtё ngjarje populli e ka pёrjetёsuar me emёrin Shkёmbi i Vajzave dhe Kuvendi i Vajzave, qё percakton vendin ku u mblodhen dhe vendosёn vetёflijimin.
Nё letrёn e parё te vitit 1577, si dhe nё shumё tё tjera ne vazhdim, prijёsit dhe populli himarjot i shkruan Papёve, pёr humbjet e vazhdueshme njerёzore, qё pёsonin nё luftimet kundёr turqёve, tregonin pёr masakrimin e popullatёs tё pambrojtur himarjote, theksonin se pushtimi turk i kishte çuar nё mjerim ekonomik, informonin dhe pёr presionin e pushtuesve pёr islamizimin me forcё tё popullatёs, por dhe deshmonin me krenari e dinjitet, pёr besnikёrinё ndaj fesё katolike dhe kёmbenguljen e tyre pёr tё fituar pavaresinё.
Nё vitin 1594, himarjotёt i derguan letёr Papёs Klementi VIII, ku i kёrkonin tё forcohej aleanca ndёrmjet Romёs dhe Himares e t’i dergonte ndihma pёr tё luftuar pushtuesit turq.
Papa Klementi VIII, nё letёr pergjigjien, qё i dёrgon himariotёve i quan bijt e mi: Dilectis Filliis Senioribus Chimarrae – me kenaqesi bijeve dhe zoterinjeve himarjota, i fton tё mbajnё gjithmonё lart fenё katolike dhe i pёrgёzon pёr sakrificat, qё kryejnё pёr Lavdinё e Zotit dhe mbrojtjen e fesё (“pro Dei gloria et fidei defensione”), ndёrsa nё vazhdim, i u shkruan shkurt dhe ju premton ndihma, pёr tё flakur tej skllavёrinё.
Si rezulton ne relacionet e murgjeve basilianё, keto ndihma do te arrijne me vonese dhe me pakicё, jo ashtu si i kёrkonte dhe si i duheshin popullit trim e tё martirizuar tё Provincёs sё Himarёs.
Nё shekullin XVII kryengritjet anti turke pёrfshinё nё masё popullatёn albaneze.
Nё kёto lёvizje antiturke, rol tё veçantё kanё dhёnё klerikёt katolikë albanezë, tё cilёt u bene pionerёt e rilindjes tonё, duke kontribuar ne rizgjimin e ndёrgjegjies kombёtare dhe nё nxitjen dhe nё organizimin e kryengritjeve pёr t’u çliruar nga pushtuesit mizor turq.
Populli i Himarёs dhe i shumё trevave e tjera albaneze, u ngritёn kundёr pushtuesve turq, por pёr fat tё keq, keto kryengritje nuk arrijtёn te bashkohen e tё krijojne nje koalicion unik mbarealbanez, kёsisoj Pernadoria Otomane arriti t’i shtypte me egёrsi, njёra pas tjetrёs.
Njё faktor tjetёr, qё ndikoj nё thyerjen e albanezёve nga ekspeditat ndёshkimore turke, ishte fakti se popujt e tjerё fqinj, si grekёt, serbёt, bosnjakёt, rumunёt dhe bullgarёt, nuk u ngrijtёn kundёr turqёve dhe as nuk i pёrkrahёn kryengritjet e albanezёve, çka e favorizoi Perandorinё Osmane tё grumbulloi ushtri tё madhe e t’i shtypi revoltat e popullit tonё.
Pёr kёtё situatё ballkanike tё nderlikuar , Papa Urbani VIII ishte i preokupuar, andaj ne vitin 1624, nё njё letёr derguar Patriarkut tё Ohrit Porfirio Paleologut dhe Krye Ipeshkёve tё Bullgarisё, tё Serbisё dhe tё Maqedonisё sё Poshtёme, e kritikon pasivitetin e Greqisё, e cila vazhdonte tё mbetej grindavece dhe gjithmonё munguese e kёtё kritikё po e prezantoj si ёshtё nё letrёn origjinale: “… la Grecia sempre riottosa e sempre assente.
Nё kёtё letёr, Papa Urbani VIII iu bёn thirrje Patriarkanave dhe prelatёve, t’i u drejtohen besnikёve tё kishёs, qё tё bashkohen nё luftё pёr tё larguar skllavёrinё e gjatё turke.
Papa Urbani i VIII ishte i preokupuar pёr largimet masive tё albanezёve nga trojet arbёrore, tё cilёt pёr t’i shpёtuar persekutimeve, shtypjeve, mjerimit dhe presionit pёr t’u islamizuar, braktisnin atdheun e vazhdonin tё emigronin ne Pulia, Kalabri e Siçili. Shumica e ketyre refugjateve ishin nga Provinca e Himarёs dhe Ҫamёria, por dhe nga trojet veriore si nga trevat e Kelmendit, Pultit, Mireditёs etj.
Papa Urbani i VIII kishte urdhёruar, qё refugjatёt albanezё tё ndihmoheshin pёr t’u sistemuar nё vende tё pёrshtatёshme, si dhe tё dergoheshin prifterinj dhe murgjer me origjnё albaneze, pёr tё ndihmuar aktivisht dhe pёr tё asistuar ne lutjet dhe jetёn e tyre shpirterore.
Gjithashtu, Selia e Shenjte, kishte ngarkuar Propogandёn Fide, tё dёrgonte misionare katolike si nё territoret veriore te Albanisё, por kryesisht nё zonat e jugut, sidomos nё Himare, pasi ndjehej shume mungesa e klerikeve, por dhe sepse krahas shtypjes dhe presioni i ideologjisё islame, qё ishte shumё i fortё, po rritej dhe qendrimi antagonist i kishёs ortodokse, e cila bёnte presion nё popullatё pёr t’u konvertuar nё ortodoksё dhe per zhvillimin e riteve fetare nё gjuhёn greke
Nё vitin 1633, ne Himare u dёrgua me mision murgu nga Kreta, Neofit Rodinò, i cili pasi i kishte marrё votat, u emerua: Missionarius in Chimarram Albaniae (misionar nё Himarёn e Albanisё). Krahas aktivitetit apostolik, murgu Rodinò ёshtё shquar dhe si shkrimtar dhe ndёr veprat e tij, njё vend tё veçantё kanё dhe kujtimet pёr vitet kur shёrbeu nё Provincёn e Himarёs.
Pёr aktivitetin shpirtёror dhe human tё murgu basilian Rodinò, kanё lёnё kujtime tё shumta Ipeshkevi i Myzeqesё, i Shpatit dhe Mёkembёsi Shpirteror i Himares, Imzot Andrea Arkadi Stanila, si dhe historianёt Rodotà dhe Imzot Ingoli, sekretari i Kongregacionit tё Shenjtё tё Propogandёs Fide, i cili mblidhte informacionet qё dёrgonin ipeshkёvi dhe misionarёt nё Himarё.
Nё kohen kur ende ndodhej nё Itali, pranё Propgandёs Fide dhe mё pas nё Napoli, murgu Rodinò mori letra nga Kryipeshkvi i Janinёs dhe nga Ipeshkevi i Paramithise, tё cilёt e ftonin tё shkonte pёr tё predikuar dhe pёr tё mbajtur mesha nё katedralet e Janinёs e te Paramithisё, madje i propozonin te zhvillonin mesha se bashku.
Pra si kuptohet, ne vitin 1630 – 1650, katedralet e Janinёs dhe tё Paramithisё, i perkisnin kishes katolike tё ritit Roman, ndonёse vite me vonё, se bashku me atё tё Ohrit, do tё bёnin shizmёn dhe do tё konvertohen nё ortodokse.
Murgu Rodinò i mirepriti ftesat dhe propozimet e te dy ipeshkeve, por ne leter pergjigjien u kerkoj qe keto vizita shpirterore t’i kryente ne nje periudhe me vone, pasi fillimisht duhej te prezantohej ne Himare, sepse u kishte dhene fjalen dhe e prisnin himarjotet dhe se ishte shume i preokupuar per gjendjen ne cilen ata ndodheshin.
Gjatё kohёs qe ndodhej nё Napoli, murgu Rodinò mblodhi shume materiale kishtare, bleu me paratё e tij kryqe tё shumta bronxi, si dhe materiale liturgjike, qё nevoiteshin pёr kishat dhe manastiret e shumta tё Provincёs sё Himarёs.
Murgu Rodinò u vendos ne qytetin e Himares, e cila ishte qendra nga rrezatohej aktiviteti i misionareve nёpёr fshatrat e tjera pёr rreth, madje dhe nё Korfuz, nё Janinё, Paramithi dhe nё Artё, por dhe nё tokat nё thellёsi, nё shpinё tё Provincёs sё Himarёs, Dukat, Rradhimё, Kuç, Progonat, Delvinё etj.
Murgu Robdiò, tregon ne kujtimet e tij, se duke mbajtur njё kryq tё madh nё duar, lёvizte pёr ditё nёpёr grykat e maleve tё Himarёs dhe tё Vunoit, shkonte ne Kuç e deri nё Progonat, takonte popullin, qё jetonte i izoluar nё kёto troje tё ashpra, u shёrbente atyre, qe nuk kishin pasur mundёsi tё dёgjonin predikimet e nje prifti katolik, u gjendej pranё njerёzve, qё kishin nevojё pёr konfort, organizonte mesha, celebronte martesa, si dhe ndihmoi shumё ata, qё pёr arsye tё izolimit, kishin injoruar pagёzimin e fёmijёve.
Aktiviteti i Rodinò nuk kishte kufij dhe krahas vizitave shpirtёrore nёpёr fshatra, lagje e shtёpi tё vetmuara nё shkrepat e bregdetit te Himares, shkruan historiani Rodotà, ai organizoi dhe shkollat fetare, si tё katekizmёs, tё mёsimit tё lutjeve dhe tё rrёfimit nё gjuhёn albaneze, vizitonte tё moshuarit, qё nuk mund tё shkonin nё kishё, frekuentonte manastiret dhe famullitё e trevёs, ndihmonte ne edukimin shpirteror dhe vangjelizimin e banorёve te ketyre fshatrave te martirizuar. Murgu Rodinò e zhvillonte liturgjine ne gjuhen e popullit, ne gjuhen albaneze. Populli i Provinces sё Himares e dёgjonte dhe e nderonte e kjo ishte fitorja dhe sodisfaksioni me i madh i murgut Rodinò.
Nё kёtё periudhё kohe, ishin acaruar konfliktet dhe konkurrenca ndermjet kishёs ortodokse dhe kishes katolike, qё funksiononte prej shumё shekujsh ne kёto treva. Kesaj situate antagoniste, Rodinò nuk mund t’i shpetonte, madje u bë viktima e provokimeve dhe presioneve tё ortodokseve.
Ne kujtimet e tij, Imzot Andrea Arkadi Stanila shkruan: “… dhe pse i ftuar nga Metropoliti i Janinёs, gjate predikimit ne Katedrale, disa greke te pranishem e ndёrprenё dhe e nxorrёn jasht, ndersa ne Korfuz, nje protopapë i quajtur Floro e goditi me shpulla dhe e ofendoi me fjalё te renda…”
Nё njё letёr tё vitit 1637, dёrguar Selisё sё Shenjtё dhe Propogandёs Fide, Rodinò informonte dhe pёr aspekte tё kultures e te zakoneve te veçanta te popullit te ketyre trevave.
Nё njё nga relacionet pёrshkruan ritin e çuditshёm tё vajtimit (vajet, vomet, kùja) pёr tё vdekurit, qё praktikohej nё tё gjithe fshatrat e Himares.
Murgu Rodinò shkruan se vajtimi i grave me shkuljen e flokёve ishte rrёnqethes. Kёtё zakon, e krahason me ritin e lashtё tё hebrejve nё tokёn e Kanaan, madje e konsideron tё njёjtё me vajtimin pёr vdekjen e Patriarkut Jakob. Vajtimin me aq dhimbje e me fjalё tё vajtocave himarjote, Rodinò e vlerёson si sjelle respekti tё pastёrt, pёr tё vdekurin, vajtim per humbjen e njeriut tё familjes.
Nga relcionet dёrguar Propogandes Fide dhe ne shkrimet qё ka lёnё, Rodinò tregon se, nё kёtё aktivitet intensiv apostolik pёr ungjillizimin e popullit, shoqeruesi i tij i perhershёm ishte albanezi Demetrio, prifti himarjot, i shugruar ne Itli, te cilin Ai e vlerёson shumё per intiligjencёn dhe e quan “ndёr tё shkolluarit, qё i besoj”, madje e kishte ngarkuar me pёrkthimin nё gjuhёn albaneze tё katekizmёs, qё si shkruan “… e kishte realizuar me nivel tё lartё dhe nё menyrё elegante”.
Gjatё misionit nё Provincёn e Himarёs dhe mё gjёrё, misionari Rodinò tregon, se ka pёrdorur gjёrёsisht dhe “Doktrina e Krishtenё” tё At Pietёr Budit. Shesh na eshte thene se Doktrina e Krishtere ishte veper e At Pieter Budit, por nё fakt ishte perkthim, ose permbledhje perkthimesh si ishin dhe dy vepra te tjera (Rituale Romanum dhe Speculum Confessionis) duke kontribuar kёsisoj nё plotёsimin e kuadrit tё liturgjisё ne gjuhen albaneze te kishes tonё ne shekullin XVII.
Rikujtojme se hartimi i Doktrina e Krishtenё, kishte filluar shumё vite mё pare, me urdhёrin e Papёs Klementi i VIII dhe u botua nё Romё ne vitin 1618 si Katekizma e Shen Roberto Bellarmino (1542 – 1621), tё cilёn mё pas e perktheu nё gjuhёn albaneze At Pieter Budi.
Nga pikepamja letrare, mё tepёr se katekizem, Doktrina e Krishtenё ishte dhe veper letrare, sepse pёrfshinte 53 faqe me poema fetare, qё janё poezitё e para, qё njohim nё dialektin e gegёrishtes. Pjesa me e madhe e kёtyre vjershave janё perkthime nga gjuha latine, por disa prej tyre jane dhe krijime origjinale tё At Pietёr Budit.
“Doktrina e Krishtenё” ne gjuhen albaneze u botua ne Rome nё vitin 1637, si rezulton nga njё letёr e Imzot Ingoli, sekretari i propogandes Fide, ndersa ne vitin 1664 realizua njё ribotim.
Vepra tё tjera fetare tё perdorura nga misonaret basilian nё Himare ishin dhe “Rituale Romanum” njё koleksion me lutje dhe sakramente nё gjuhen latine, i perkthyer ne gjuhёn albaneze nga At Pietёr Budi, i cili i shoqёroi dhe me komente nё gjuhёn albaneze.
Veper tjeter e At Pieter Budi eshte Speculum Confessionis – Pasqyra e t’rrëfyemit, e cila ne fakt ёshtё pёrkthim nga italishtja e veprёs Specchio di Confessione te Emerio de Bonis, madje nuk eshte perkthim i mirfillte, por nje pershtatje elegante ne gjuhen albaneze nga Budi.
Historiani arberesh Rodotà shkruan: “Nё udhetimet e shumta nёpёr fshatra e nёpёr famullitё, nё takimet me priftёrinj dhe popullin e sidomos nё vizitat nё manasiret e Provincёs, murgu Rodinò propogandoi e shpёrndau Doktrinёn e Krishterё nё gjuhёn albaneze e nё kёtё mёnyrё ndikoi nё rritjen e kulturёs dhe ndriçoi shpirterat e kesaj popullate katolike, forcoi vlerat morale, hapi shkolla dhe para se te largohej nga Himara, gezoi rezultatet e aktivitetit te tij misionar dhe pa ripёrtritjen e Kishёs Katolike e te sakramenteve”.
Nё ato vite, shkruan Ciril Korolevski, kur misioni funksionoi rregullisht, Provinca e Himarёs shёnoi rritje kulturore e shpirtёrore dhe masivizim tё besimit fetar, duke shprehur besnikёri ndaj Selisё sё Shenjtё.
Nё nёntor tё vitit 1648, Rodinò u largua nga Himara, fillimisht shkoi nё Nivica tё Epirit, ndёrsa nё vitin 1655 rikthehet perfundimisht nё Napoli.
Nё analizёn pёrmbledhёse tё veprёs tё murgut Rodinò, At Nilo Borshi shkruan: “Ka kaluar shumё kohё dhe sot, ngjarje tё shumta politike kanё pёshtjelluar moralisht e materialisht kёtё popullatё e kёto troje. Kush e di? Ndofta ekziston ndonje dokument tjetёr i vlefshёm, qё do te deshomi e do tё rikujtoi veprёn bamirёse tё murgut Rodinò. Ndofta ne kishёn e vjetёr tё Himarёs, kambana e vogёl, qё i dhuruan nё Napoli, vazhdon tё shperndaj tingujt e ёmbёl, si dikur nё kohёn kur Ai i thёrriste himarjotёt pёr meshё, ose pёr ketekizёm”.
Pikerisht, murgu Nilo Borshi flet pёr kishën e Shёn Sergjit dhe Bakut në Himarë e ndёrtuar nё fillim tё shekullit VIII, ku murgu Rodinò mbante meshat dhe ku banorёt e Himarёs preferonin tё kryenin ritet e ndryshme fetare.
Pas largimit tё murgut Rodinò, qё e kurorzoi me suksese aktivitetin apostolik me besimtarёt katolike tё Provincёs sё Himarёs, rrezikohej ndёrprerja e misionit tё basilianёve dhe populli te mbetej pa bariun shpirteror.
Nё pritje tё njё kandidati tё ri, mё sё fundi, doli nё skenё Simeon Laskaris, prift aortodoks grek nga Konstantinopoli, i cili kur shkoi nё Romё u konvertua nё katolik dhe i kёrkoi Propogandёs Fide, ta dёrgonin me mision nё Albania.
At Nilo Borshi, duke i u referuar dokumentave tё Propogandёs Fide pёr Imzot Lascaris, shkruan: “Per fat tё keq, personi qe pasoi murgun Rodinò, nuk ishte nё lartesinё e tij, nuk shprehu shpirtin e abnegimit dhe as tё sakrificёs, por sё paku garantoi vazhdimёsinё e misionit tё murgjёrve basilianё”. Imzot Laskaris nё fakt ёshtё njё figurё misterioze, e dyshimtё e me veprime, qё e ka preokupuar Bashkёsinё e Shenjtё tё Propogandёs Fide, por qё nuk ka lёnё emёr tё mirё nё popullatёn e trevave albaneze tё bregdetit Jon.
Komentet