Për një vend që kaloi gati gjysmën e shekullit të kaluar në izolim ndërkombëtar, është e vështirë të mos i teprojë emocionet që lidhen me kualifikimin e Shqipërisë në turneun e saj të parë të madh. Futbolli dikur ka ofruar për vendin e vogël ballkanik një shans të rrallë për të bashkëvepruar me botën e jashtme, por për 25 vjet, që nga rënia e komunizmit, Shqipëria nuk i kaloi dot eliminatoret, jo, deri më 11 tetor 2015. “Shqiponjat” rezervuan vendin e tyre në “Francë 2016” me një fitore 3-0 në Armeni, duke siguruar vendin e dytë në grup dhe shkuarjen direkt në finalet e “Euro 2016”.
Vendi i 3.2 milionë banorëve përmbushi ëndrrën gati shekullore, ndërsa lojtarët u kthyen në Tiranë, në kryeqytetin e vendit, që ishte veshur në ngjyrat kombëtare, kuq e zi. Grupi I kualifikues tërhoqi vëmendjen e botës, kur shqiptarët udhëtuan për në Serbi dhe ndeshja u anulua, pasi një dron, që mbante një flamur nacionalist shqiptar, fluturoi mbi stadium dhe u bë mollë sherri mes lojtarëve në fushë. Ai shkaktoi një incident diplomatik, si dhe dhunë brenda dhe jashtë fushës së blertë.
Pas peripecish në komisionet juridike të UEFA-s, pastaj në KAS-in e Lozanës, Shqipërisë iu dhanë tri pikët në tavolinë, duke shtuar më shumë vrullin e kuqezinjve për një fushatë mbresëlënëse kualifikuesesh, që filloi me një fitore surprizë, 1-0, në Portugali. Trajneri italian, Xhani De Biazi, siguroi disiplinën taktike prej lojtarëve, që i mblodhi nga klubet e mestabelës në skuadra të ndryshme në Europë. Kësisoji, ai përftoi një kombëtare që mundi të bënte gjëra të paparashikueshme, me gjashtë lojtarë të ndryshëm që shënuan nga një gol secili në fushatën kualifikuese. Më poshtë kemi një vështrim mbi tre lojtarët kyç dhe trajnerin e Shqipërisë.
LORIK CANA – Në zemër të mbrojtjes të Shqipërisë është Lorik Cana, kapiteni i ekipit kuqezi. Aktualisht, në klubin francez të FC Nantes, Cana është lojtari më i mirë dhe i njohur i vendit të “shqiponjave”, me kontrata të mëparshme te Lacio, Paris SG, në Premier Ligë me Sunderland-in dhe në Turqi me gjigandët e Gallatasarajit. Mbrojtësi i guximshëm ishte çelësi për pësimin e pak golave dhe në rezultatet kualifikuese të Shqipërisë. Lojtari më i shtrenjtë në vend, Elseid Hysaj, është gjithashtu një mbrojtës te Napoli. Cana, 32-vjeçar, ka lindur në Kosovë, e cila nuk është e përfaqësuar ende në futboll, ndërkombëtarisht, por shërben si furnizuese e Shqipërisë për shumë talente.
LEDIAN MEMUSHAJ – Tipiku u mesfushës punëtore të Shqipërisë është Ledian Memushaj, i cili luan në Itali për klubin e Seria B, Peskarën. Falë Memushajt dhe shokut të mesfushës, 29-vjeçarit Migjen Basha (Luzerna), Shqipëria nuk i ka lejuar kundërshtarët për të fituar avantazh në këtë repart deçiziv. Shqipëria është për momentin në vendin e 38-të të renditjes botërore të FIFA-s, nën udhëheqjen e De Biazit.
BEKIM BALAJ – Në një ekip pa sulmues yje, Bekim Balaj ishte oguri i mirë i kualifikimit historik të Shqipërisë. Sulmuesi 24-vjeçar shënoi një supergol, që rezultoi fitues, kundër Portugalisë, në ndeshjen e parë të fushatës eliminatore në grup. Përmes një kthese akrobatike, ai finalizoi me tri pikë të arta krosimin e përpiktë të Odise Roshit. Sokol Cikalleshi i klubit turk, Başakşehir, dhe Armando Sadiku, janë rivalë me Balajn në sulmin kuqezi, ndërsa 18-vjeçari, sulmuesi i Interit, Rey Manaj, po kërkon gjithashtu një vend në listën e “Euro 2016”.
Komentet