VOAL

VOAL

Champions, Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë se 463 skuadra

February 17, 2018

Komentet

Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e tifozëve nga Amsterdami

Tifozët përleshen në rrugët e qendër të Amsterdamit, Holandë, 7 nëntor.

 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të dy avionëve shpëtimtarë në Amsterdam, pas një “incidenti shumë të dhunshëm” ndaj qytetarëve izraelitë, tha zyra e tij të premten.

Policia holandeze tha se u raportua për disa përleshje në qendër të qytetit pas ndeshjes së futbollit mes Ajaxit dhe klubit izraelit Maccabi Tel Aviv të enjten mbrëma.

Ministria e Sigurisë Kombëtare të Izraelit u bëri thirrje izraelitëve në qytetin holandez të qëndrojnë brenda dhomave të hoteleve të tyre pas incidenteve të dhunshme, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë tjetër.

“Tifozët, të cilët shkuan për ta parë ndeshjen, u përballën me antisemitizëm dhe u sulmuan me mizori të paparafytyrueshme, thjesht sepse janë hebrenj dhe izraelitë”, tha ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Ben-Gvir, në X.

Policia holandeze tha se 57 njerëz janë ndaluar pas ndeshjes, pasi protestuesit propalestinezë u përpoqën të arrinin afër stadiumit “Johan Cruyff”, edhe pse komuna nuk u kishte dhënë leje për protestë atje.

Policia shtoi se tifozët u larguan nga stadiumi pa asnjë incident, por gjatë natës ndodhën përleshje të ndryshme në qendër të qytetit.

Ushtria izraelite tha se është duke u përgatitur ta nisë menjëherë një skuadër shpëtimi në bashkërendim me Qeverinë e Holandës, pas ndeshjes së futbollit, në të cilën Ajaxi e mposhti klubin izraelit Maccabi Tel Aviv me rezultat 5:0.

“Misioni do të niset me avionë dhe do të përfshijë ekipe mjekësore dhe të shpëtimit”, tha IDF-ja.

Ky incident ndodhi në një kohë kur tensionet vazhdojnë të jenë shumë të larta në Lindjen e Mesme prej se grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – Hamasi, e kreu një sulm më 7 tetor 2023 në Izrael, ku vrau 1.200 njerëz dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.

Kjo e nxiti Izraelin të nisë një luftë në Gazë, si pasojë e të cilës kanë humbur jetën mbi 43.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.

Lufta në Gazë ka nxitur protesta në mbështetje të të dyja palëve nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilave janë sulmuar si arabët, ashtu edhe izraelitët.

Politikani antimysliman, Geert Wilders, i cili është lider i partisë më të madhe në Qeverinë holandeze, i dënoi sulmet e raportuara në Amsterdam.

“Ndihem i turpëruar se kjo mund të ndodhë në Holandë. E papranueshme”, shkroi ai në X. REL

Skandal në Champions- Tifozët e Crvena Zvezdës shpalosin parulla anti-Kosovë në sfidën me Barcelonën

Tifozët e Yllit të Kuq, apo siç njihen në Kosovë edhe si tifozët e Crvena Zvezdës, kanë vazhduar me parulla anti-Kosovë edhe mbrëmë në Beograd, ku skuadra e tyre ishte duke luajtur kundër Barcelonës

Ata edhe kësaj here kanë kënduar këngë në kor nacionaliste derisa kanë paraqitur Kosovën me flamurin serb në tribunat e tyre.

Nuk është hera e parë që tifozët e Zvezdës bëjnë këto gjëra, madje ata e bëjnë këtë në çdo ndeshje që e luajnë në Europë, si me ekipin e tyre Kombëtar është edhe me ekipet e tyre që luajnë në gara europiane. sn

Ertjan Kofsha shkëlqen! Peshëngritësi shqiptar shpallet nënkampion në Europë, fiton 3 medalje

Ertjan Kofsha ka spikatur në Europianin e Peshëngritjes U-23, ndërsa garoi në kategorinë e peshës 96 kg. Peshëngritësi shqiptar i skuadrës së Shtërmenit u shpall nënkampion Europe, ndërsa fitoi 1 medalje ari dhe 2 argjendi.

 

Medaljen e arit 19-vjeçari e fitoi në stilin e shkëputjes me 162 kg. Në dy garësh ndërkohë pati 354 kg në total duke u renditur i dyti. Ndërkohë vetëm 1 kilogramë më tepër pati vendi i parë.

Prej disa ditë në Raszyn të Polonisë ka nisur Kampionati Europian U-20 dhe U-23 i peshëngritjes, një aktivitet ku po garojnë talentet më premtues të shtangës.

Franko Ferra, sportist i Elbasanit, do të matë forcat në kategorinë e peshave 109 kg. Po ashtu dhe prej tij pritet rezultat pozitiv.

PANORAMASPORT.AL

Vetëm 17 vjeç dhe po ‘çmend’ botën e futbollit, 33 rekordet e Lamine Yamal

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekord pas rekordi. Ai vazhdon të djegë çdo etapë të mundshme, duke lënë kohën pas siç bëri para tij Lionel Mesi.

Yamal dhe Barcelona pushtuan “Bernabeun”, pasi kishte dështuar në 4 përpjekje me radhë. Dhe e ka bërë si protagonist, duke shënuar një nga 4 golat e fitores së madhe të blaugranave. Dhe ndonëse vetëm 17 vjeç, spanjolli “kërcënon” të thyejë çdo rregull në futbollin botëror.

Thyerja e rekordeve duket se është bërë diçka e përjavshme për 17-vjeçarin. Që nga debutimi i tij vetëm 15 vjeç kundër Betisit nën drejtimin e Xavit, ai ka nisur një aventurë ndoshta të parakohshme dhe unike.

33 rekordet

Lojtari më i ri që shënon me fanellën e Barcelonës: 16 vjeç e 87 ditë (kundër Granadës);

Lojtari më i ri që shënon në La Liga: 16 vjeç e 87 ditë (kundër Granadës);

Lojtari më i ri që shënon një dygolësh në La Liga: 16 vjeç e 213 ditë, po ashtu ndaj Granadës;

Lojtari më i ri që shënon në një Klasike; të shtunën kundër Realit;

Lojtari më i ri që shënon në Kupën e Mbretit: Kundër Bilbaos me 16 vjeç e 195 ditë;

Lojtari më i ri që shënon në Superkupën e Spanjës: Kundër Osasunës 2024;

Lojtari më i ri që shënon me kombëtaren spanjolle: 16 vjeç e 57 ditë kundër Gjeorgjisë;

Lojtari më i ri që shënon në një Europian: 16 vjeç e 362 ditë kundër Francës;

Lojtari më i ri që jep asist me Barcelonën: 16 vjeç e 45 ditë;

Lojtari më i ri që jep asist me Barcelonën: 16 vjeç e 45 ditë;

Lojtari më i ri që jep asist në Champions: 16 vjeç e 153 ditë, duke lënë pas Bojan Kërkiç;

Lojtari më i ri që jep asist në Europian: 16 vjeç e 339 ditë kundër Kroacisë;

Lojtari më i ri që jep asist në finalen e një turneu madhor: Për Niko Uilliams kundër Francës;

Lojtari më i ri që arrin 10 gola e 10 asiste në La Liga;

Lojtari më i ri që shënon dhe jep asist në një turne madhor;

Lojtari më i ri në një Klasike: 16 vjeç e 280 ditë në tetor 2023;

Lojtari më i ri në fazën eliminatore të Champions;

Lojtari më i ri në Superkupën e Spanjës;

Lojtari më i ri që ka debutuar me Spanjën: 16 vjeç e 57 ditë;

Lojtari më i ri në një Europian;

Lojtari më i ri në fazën eliminatore të Europianëve;

Lojtari më i ri në finalen e një turneu madhor;

Lojtari më i ri që ka luajtur 50 ndeshje zyrtare me Barcelonën: 16 vjet, 10 muaj e 6 ditë;

Lojtari më i ri që ka luajtur 10 ndeshje në Champions: 16 vjeç e 278 ditë;

Lojtari më i ri titullar në La Liga: 16 vjeç e 38 ditë;

Lojtari më i ri titullar në Champions: 16 vjeç e 83 ditë;

Lojtari më i ri titullar në Europianë: 16 vjeç e 339 ditë;

Lojtari më i ri që fiton çmimin më i miri i ndeshjes në një Europian;

Lojtari më i ri fitues i një Europiani;

Lojtari më i ri fitues i një turneu madhor;

Lojtari më i ri që ka fituar çmimin si lojtari i ri më i mirë në një Europian;

Lojtari më i ri që e mbyll mes 10 më të mirëve në “Topin e Artë”. sn

Rodri ngjitet në majë, mesfushori spanjoll fiton “Topin e Artë”

Rodri është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2024. Mesfushori spanjoll shpërblehet në mënyrën më të mirë të mundshme, për paraqitjet fantastike me Manchester Cityn dhe me kombëtaren e Spanjës.

Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Cityn në fitimin e titullit rekord të katërt radhazi në Angli. “Qytetarët” nuk humbën asnjë ndeshje në Premier League me Rodri në fushë sezonin e kaluar. Shifrat janë më të vërtetë të frikshme, sa i përket golave dhe asisteve (2023/2024), futbollisti është përfshirë në 17 gola.

Për Spanjën aktualisht kampione Europe, 28-vjeçari luajti 13 ndeshje në sezonin 2023/24, duke shënuar tre gola. Rodri, mposhti Vinicius në garën për “Topin e Artë”, duke “rrëmbyer” kështu këtë trofe të rëndësishëm. bw

Vendimi i papritur- Reali bojkoton ceremoninë e ‘Topit të Artë’

Një ngjarje e papritur ka ndodhur, teksa Real Madrid ka anuluar pjesëmarrjen e delegacionit të tij në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Sot ishte planifikuar që një avion me 50 delegatë të nisej drejt Parisit në orën 15:00, për të marrë pjesë në këtë ceremoni ku shumë prej madrilenëve pritej të ishin protagonistë me çmime. Por Reali ka anuluar gjithçka dhe në Spanjë janë të bindur se kjo ka ndodhur pasi kanë informata se Vinicius nuk do të jetë fituesi i këtij edicioni.

Në fakt, të 50 personat ishin të pranishëm në ambientet e klubit që në orën 14:00, të gatshëm për t’u nisur drejt Francës.

Por më pas u mësua vendimi i klubit madrilen, për të bojkotuar këtë ceremoni, siç raportojnë mediat spanjolle. sn

Image

Sot ndahet çmimi ‘Topi i Artë’ për vitin 2024, kush është favoriti?

Gjithçka është gati, sonte në mbrëmje, në orën 20:00 në Paris në “Théâtre du Châtelet” do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2024, çmimi që kurorëzon lojtarin më të mirë të vitit.

Çmimi i dhënë nga “France Football” është ëndrra e çdo futbollisti, ndërsa në edicionin e kaluar ishte Mesi ai që fitoi, pasi fitoi siguroi suksesin në Botërorin 2022 në Katar me Argjentinën.

Me këtë rast, favorit i madh për suksesin është Vinicius Junior, pasi fitoi Champions League dhe La Ligan me Realin e Madridit, duke luajtur një rol themelor.

Në rast se kishte ndonjë dyshim, në javën para dorëzimit të trofeut ai shënoi një trigolësh kundër Dortmundit që sugjeron se braziliani do të jetë ai i zgjedhuri për të hënën në mbrëmje.

Kandidatë të tjerë potencialë që mund ta rrezikojnë atë janë Bellingam (Real Madrid), Rodri (Mançester Siti) ose Karvahal (Real Madrid). sn

Plis me shqiponjën dykrenare dhe flamuri i Shqipërisë në dhomën e zhveshjes, shikoni festën speciale të Zhegrovës

Edon Zhegrova ka postuar dy foto në “Insta Story” pas triumfit 1-3 të Lilës në transfertë ndaj Atletiko Madridit, në duelin e vlefshëm për Champions Leaguen. Ylli shqiptar i Kosovës, shihet duke festuar në dhomat e zhveshjes, teksa mban në kokë një plis me shqiponjën dykrenare.

zhgrovaaaa

Ndërkohë në pamjet e publikuara nga klubi i Lilës në faqen zyrtare, në dhomat e zhveshjes shikohet edhe flamuri shqiptar, teksa edhe shokët e skuadrës së Zhegrovës nuk ngurojnë të bëjnë shqiponjën!

zhegrovaaaa

Ylli i Kosovës nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të dëmtuarit Kabela. Zhegrova regjistroi një tjetër paraqitje mbreslënëse, duke nxjerrë nga repertori i tij një gol spektakolar, teksa la të shtangur portierin Oblak.

Ky gol i Zhegrovës vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Xhonathan Dejvid realizoi dopietën që i dha fitoren Lilës.

PANORAMASPORT.AL

A KA DETYRIM FSHF DHE ARMANDO DUKA TI MBROJË LOJTARËT ME ORIGJINË NGA KOSOVA NGA FYERJET E SERBISË!?- Nga MILAIM NELA

Deklarata e FSHF-se pas fyerjes së simboleve kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës që iu bë në Pragë të Çekisë ishte krejt e shpëlarë për të mos thënë patetike.
Si mundet që FSHF të reagojë me kaq vonesë e jo gjatë ndeshjes?
Si mundet një kapiten skuadre si Elseid Hysaj të mos reagojë në fushë dhe ndaloje skuadrën të vazhdojë ndeshjen deri sa flamujt me fyerje skandaloze ndaj Shqipërisë dhe Kosovës të hiqen!
Edhe sa kohë do vazhdojnë këto skena të shihen në stadiumet e futbollit dhe Federatat përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës të mos reagojnë!
Këto fyerje të simboleve shqiptare janë bërë krejt rutine kudo ku luajnë futbollistë shqiptarë por sidomos të Kosovës!
Ajo që më la shije shumë të keqe në deklaratën protestë si kofini pas të vjelit të FSHF-së ishte fakti që nuk thoshte absolutisht asnjë fjalë për dhunimin e simboleve shtetërore të Kosovës anipse gjysma e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare janë me origjinë nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare!
A nuk e ka detyrim FSHF ti mbrojë këta lojtarë nga fyerjet brutale që ju bëhen!?
Justifikimet se ato simbole i përkasin një shteti tjetër kur fyrjet janë direkte ndaj lojtarëve tanë në fushë nuk qëndron e ky argument është i pambrojtshëm!
Sigurisht që FFK-ja dhe qeveria e Kosovës duhet ta marrin seriozisht dhe të ndermarrin hapa serioze ligjorë në instancat ndërkombëtare por këtë duhet të bëjë edhe FSHF sepse kur dalin flamuj serbë me hartën e shqyer tē Kosovës këta lojtarë sigurisht që fyhen rëndë e kjo ndikon në performancën e tyre në fushën e lojës.
Heshtja e Dukës dhe FSHF dhe mosreagimi e injorimi i gjysmës së ekipit kombëtar duke i lënë ata djem pa mbrojtje e si jetimë është e papranueshme.
Armando Duka dhe FSHF e kanë detyrim ti mbrojnë të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar pa përjashtim!
Armando Duka duhet ta nxjerrë kokën nga rëra e të tërhiqet nga organizimi i kampionatit europian të moshave në bashkëpunim me Serbinë Gjenocidale para se dëmi të bëhet i pariparueshëm.
Ambicjet e Dukës për karrierë të mëtejshme në organizmat europiane e botërore nuk duhet të kenë çmim heshtjen ndaj fyerjeve skandaloze që tifozët dhe shteti serb ju bëjnë shqiptarëve kudo ku jetojnë.
Duka në krye të FSHF-se është të mbrojë në radhë të parë interesat tona e pastaj të pasurojë karrierën e tij personale!

VIDEO- Fitorja e tretë radhazi, Kosova dhuron spektakël ndaj Qipros

Kosova siguroi fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Qipron me rezultatin 3-0, në duelin e dominuar totalisht nga “Dardanët”. Një fitore spektakolare për përfaqësuesen e Franko Fodës, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve në 4 ndeshje.

Një gol “alla Kvaraskhelia” i kapitenit Amir Rrahmani, i cili braktisi mbrojtjen, zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë “Dardanët” shënuan edhe 2 herë të tjera, me Krasniqin dhe Emir Sahitin në minutat 52 dhe 71.

Vlen të theksohet fakti se për Sahitin ky ishte goli i parë me fanellën e Kosovës. Futbollisti që aktivizohet me Hamburgun në Gjermani, u hodh nga stoli në minutën e 67-të në vendin e Zhegrovës.

Ndërkohë në 88-të, miqtë nga Qipro shënuan golin e nderit me Sotiriu, por goli u anulua për faull në sulm. Duelin e radhës Kosova do e luajë në transfertë ndaj Rumanisë në datën 15 nëntor.

Asllani vendos në Tbilisi, triumf zemre i Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë

Shqipëria triumfon 0-1 ndaj Gjeorgjisë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Nations League. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa kuqezinjtë u shfaqën të rrezikshëm që në fillim. Laçi provoi nga distanca, duke lëshuar kështu sinjale të qarta.

Të besuarit e Sagnol u kundërpërgjigjën menjëherë me Zivzivadze, që shkaktoi “drithërima” te ekipi i Sylvinhos.
Në minutën e 12-të, Strakosha u thirr në apel, portieri i tha “jo” Davitashvilit. Pas çerek ore lojë, Tuci “flirtoi” me golin, gjuajtja e tij u prit nga “gardiani” Mamardashvili.

Në minutën e 29-të, një gabim në një top të dhënë keq nga Strakosha mund të ishte fatal, nëse Mikautadze do tregohej më i saktë.

Kvara u fut bukur në zonë në të 44-tën, duke detyruar prapavijën kuqezi që të ndërhyjë, për të dërguar sferën jashtë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Asllani ndezi festën mysafire, duke kaluar në avantazh Shqipërinë.

Kvara me shokë shtuan presionin dhe zhvendosën përfaqësuesen tonë në gjysmëfushën e vet. Në kundërsulm Shqipëria mund të mbyllte llogaritë, por e majta e Seferit ishte e dobët.

Me këtë sukses, kombëtarja renditet në vendin e 3-të me 6 pikë, po aq sa Çekia dhe Gjeorgjia kryesuese, por që penalizohemi për çështje golavarazhi.bw

Jannik Sinner (1) mposht sërish Gjokoviqin dhe fiton Masters 1000 në Shangai

VOAL- Jannik Sinner (1) i frymëzuar, në finalen e Masters 1000 në Shangai mposhti serbin me rezultatin 7-6 (7/4) 6-3, duke fituar nga ana e tij trofeun e shtatë këtë sezon. Pas një seti të parë shumë të ekuilibruar, në të cilin rezistenca më e madhe e tirolit të jugut gjatë barazimit bëri diferencën, në të dytin italiani nuk e humbi mundësinë e parë që pati për të thyer shërbimin e serbit, duke marrë pak më pak se gjysmë ore në 4- 1. Pavarësisht përqindjes së mirë të serviseve të para (75%), 37-vjeçari nuk arriti kurrë të vërë në vështirësi Sinner, i cili jo vetëm konfirmon kështu formën e tij të shkëlqyer, por edhe i heq një titull rivalit të tij Carlos Alcaraz (2) – i cili ka 16 suksese – i pranishëm sot përkrah Federerit. RSI


Send this to a friend