Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet zyrtare me Malin e Zi dhe Bullgarinë.
Sipas informacionit në ueb faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) thuhet se Challandes ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në futboll “EURO 2020”.
Sipas FFK-së, grumbullimi i ekipit përfaqësues të Kosovës do të nisë më 2 qershor, ku do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.
Lista e futbollistëve e publikuar nga trajneri Challandes është si vijon:
“Samir Ujkani, Arijanet Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Ibrahim Dresheviq, Mirlind Kryeziu, Herolind Shala, Idriz Voca, Anel Rashkaj, Besar Halimi, Ylldren Ibrahimaj, Bersant Celina, Florent Hasani, Edon Zhegrova, Elbasan Rashani, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu, Shkëlqim Demhasaj”.
Në fazën eliminatore të “EURO 2020” Kosova është në grupin A, së bashku me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Çekinë.
Kosova më 7 qershor do të përballet me Malin e Zi si mysafir, ndërsa më 10 qershor me Bullgarinë, po ashtu jashtë vendit. Përfaqësuesja e Kosovës me një pikë të grumbulluar ndodhet në vendin e tretë pas Anglisë dhe Bullgarisë.
Komentet