Ca muaj më parë, LDK-ja dha lajmin se procesi zgjedhor brenda partiak, përfundon në maj. Edhe Kuvendi Zgjedhor, për kryetarin dhe strukturat e partisë, mbahet brenda muajit maj. Më vonë, nga brenda strukturës, rrodhi e fshehta se kryetari Mustafa po trajtohet me një dozë rehabilituese speciale. Efekti i saj është tre mujor dhe kjo është përcaktuese, nëse Isa Mustafa riaftësohet, për ta vazhduar mandatin, të cilin ia siguron klani brenda Kryesisë të LDK-së, ngjashëm, siç bëri në Kuvendin e 8-të “zgjedhor”, duke rikthyer praktikën moniste kriminale të para Plenumit IV-të të PKJ-së, pra, “zgjedhje “alla rankoviçiane”!
Procesi zgjedhor, i kësaj pranvere të vonuar, është supërspecifik. Me një përkujdesje, tipike UDB-eske, gjysmë-klandestine, sa pazakonshëm, aq edhe panevojshëm, zgjedhjet po bëhen në dy cikle. Mungesë kuadri mbikëqyrës?! Assesi, jo. Janë 23 anëtarë të Kryesisë Qendrore të LDK-së. Janë, nëse nuk gaboj, 24 deputetë. Janë shumë qindra veprimtarë të sprovuar të LDK-së, burra e gra, vajza dhe djemë, shumë më të mençur dhe, absolutisht, më të ndershëm, se sa uzurpatorët klanorë, të cilët, përtej dekadës, kanë ngulfatur, përtokur e përbaltur LDK-në zëmadhe e krenare të kryezotit Ibrahim Rugova.
Janë lansuar disa teori konspirative, secila më e gënjeshtërt, më çoroditëse se tjetra:
1) “Rizgjedhja e Isa Mustafës e shpëton LDK-në nga ndarja”;
2) “Të vazhdojë Isa, për të mos ra partia në dorë të Lutfi Hazirit, sepse ai është hafije i PDK-së dhe Hashimit” dhe brokulla tjera përçudnuese.
E vërteta është se një sistem zgjedhor demokratik, pamundëson çfarëdo ndarje. Karrieristë e komplotistë, kanë provuar ndarjen edhe më herët, por, pësuan fiasko, dështuan. U rrjeshtuan në partitë e krimit: PDK-e, AAK-a, fituan poste mërcënare, dështuan turpshëm. Sot nuk i dhjetë askush. Një vdekje politike dhe të turpëruar me fund.
Ndryshimi i statutit të LDK-së, domosdo
Kopjimi shabllon i statutit të Partive Popullore të Evropës (PPE), rrënoi të djathtën ballkanike. Barazimi i përvojës dhekullore demokratike të Evropës, me atë dy dekatore ballkanike , ka qenë fatale për partitë popullore të Gadishullit tonë, në veçanti, ato shqiptare. Kompetencat tej mbrtetërore të kryetarit të partisë, deri në emërimin e 2/3 të strukturave të partisë, ka degraduar dhe degjeneruar, tërësisht, procesin zgjedhor dhe vet demokracinë partiake. I keni bërë zgjedhjet njësh me partitë-banda PDK-në dhe AAK-në, edhe pse anëtarësia e LDK-së nuk është pjesë e bandave, përkundrazi, është e pastër si loti. Është diç tjetër pse klani uzurpator, brenda Kryesisë të LDK-së, e ka mposhtur me hile e dallavere, në vijimësi.
Ndryshimi i statutit të LDK-së dhe i kodit zgjedhor, është imperativ i kohës. Përvoja e hidhur ka sheshuar intrigimet monstrume, duke manipuluar , pikërisht, me statutin dhe kodin zgjedhor partiak. Pas këtyre ndryshimeve, një zgjidhje e pranueshme për të gjithë, madje, pa hatërmbetje:
1) Votimi plebishitar partiak, zgjedhje e kryetarit të partisë, një anëtar – një votë;
2) Kufizimi në jo më shumë se dy mandate. Në rast të fajësisë faktike, largimi i çdokohshëm;
3) Kufizimi i kompetencave aktuale të kryetarit dhe bartja e tyre tek strukturat e partisë, në qendër e bazë.
Pasivizimi i LDK-së, mungesa e takimeve, e debatit
Njëra nga arsyet e kuvendeve të rrëmujshme të LDK-së, është se delegatët nuk po e njohin njëri-tjetrin, nëse janë anëtarë e të njëjtës parti, qoftë në fshat apo në lagje të qytetit, të një komune! Pra, klanorët uzurpues, e kanë futë partinë në ilegalitet! Dhe, tani, në kuvendet zgjedhore, e akuzojnë njëri-tjetrin se “është anëtar i partive banda e kriminale të PDK-së apo AAK-së”, duke provuar t`ia mohojnë votimin!
Është pasivizimi i skajshëm i LDK-së, mungesa e takimeve, e debateve në Nëndegë e Degë. Në një shkrim të mëparshëm, ilustrova këtë të vërtetë të hidhur, me një deklarim të një anëtari të Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe të një nënkryetari të LDK-së të një komune, të cilët, guximshëm, denoncuan shefat klanorë të LDK-së Qendër. Këta të fundit, e konsiderojnë blasfemi takimin e kuadrove me anëtarësinë, pa lejen e Kryesisë të ngushtë të LDK-së, çka përbën një sabotim të shtimit dhe të aktivizimit të anëtarësisë, elektoratit. Dhe, kjo është e turpshme dhe krim partiak.
Me qëllimin, sa të poshtër, aq edhe kriminal, për ta mbajtur e privatizuar pushtetin partiak, janë bartur nga Qendra, për në bazë, tri të këqijat e mëdha, tri shkeljet e rënda të Rregullorës të Partive Popullore të Evropës (PPE):
1) Mungesa e debatit në parti;
2) Mungesa e konkurrencës të mirëfilltë, përfshi këtu edhe kushtin e kandidimit për kryetar, 50 + 1 % të votimit të delegatëve;
3) Mungesa e votimit të fshehtë, për të gjitha kategoritë e strukturave partiake.
Lë ta krahasojmë veprimtarinë dhe debatet e LDK-së të epokës rugoviane. Aktivistët e LDK-së njiheshin mes tyre cep me cep Kosovës. Përcollëm një dokumentar, në një Akademi Përkujtimore, të realizuar nga artisti i mirënjohur, Niman Muqaj, kushtuar veprimtarit të LDK-së, heroit të sotëm, Hasan Zemaj, të ekzekutuar nga kryebanditët e sotëm të PAN-it. Krahas veprimtarëve tjerë, shquhej Ylber Rexhaj, nga Istogu, për bashkëpunimin e ngushtë që kishin pasur aktivistët e dy komunave, të Istogut dhe të Deçanit, në veçanti, me sekretarin e Ruinisë së Degës të LDK-së, Hasan Zemaj, edhe pse nuk ishin komuna fqinjë.
Rrjedhimisht, referenca ke organizimi klasik i LDK-së, do të joshte bindshëm anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së. Devijimi aktual, është shthurje vetëshkatërruese për LDK-në. Këmbanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar!
Klani Mustafa kundërshton ndryshimin, reformat në parti
Kuvendi i 8-të “Zgjedhor”, tërësisht, formal, i vazhdoi mandatin, dhunshëm, Isa Mustafës, me klanin e tij, të dyshuar për shantazhim me dosje, nga banda e SHIK-ut kriminal. E kemi thënë dhe përsëritur se njerëzit e shantazhuar, duhet liruar nga strukturat vendimmarrëse të partisë, por, edhe të qeverisë, të shtetit. Shembull vetëfolës kemi krerët e kriminelë të koalicionuar në PAN, të cilët po ia bëjnë gjëmën Kosovës, pikërisht, pse janë të zhantazhuar nga Serbia, për krimet, tashmë, të bëra, kryesisht, kundër shqiptarëve të pafajshëm.
Kryetari Isa Mustafa, i pyetur, përse procesi zgjedhor në LDK-e po shoqërohet me përleshje, jep përgjigje mistifikuese: “Është vështirë të shpjegohet pse po ndodhin këto gjëra!” Ai i ikën të vërtetës absolute. Sepse anëtarësia është e irrituar dhe, tërësisht, mos pajtuese me dirigjimin e fushatës zgjedhore nga Isa mer klanin e tij. Ndërhyrjet e Qendrës, për përzgjedhjen selektive të delegatëve, për ta përsëritur Kuvendin e 8-të “Zgjedhor” të LDK-së, kanë alarmuar anëtarësinë. Kjo ka kërkuar bërjen e reformave, ndryshimin, përkatësisht, largimin e kryetarit Mustafa me klanin e tij, nga drejtimi klanor e nepotik të partisë. Dhe, kjo kërkesë, madje, ndër vite radhazi, ka hasur në rezistencën e klanit, tanimë, të konsoliduar, të korracuar, njësoj si krerët e partive-banda, të koalicionit kriminal PAN!
Procesi zgjedhor ka filluar si gjysmë-ilegal dhe ka vazhduar frikshëm, pa asnjë përgaditje demokratike paraprake. Kryesia Qendrore e LDK-së, më sakt, klani brenda saj, prej vitësh ka ndërprerë bashkëpunimin e mirëfilltë me anëtarësinë e saj. Sepse veprimet, vendimet skandaloze, konspirative të marra nga Hashimi, PDK-ja, i ka zbatuar Isa, besnikërisht, pa e konsultuar partinë:
1) Qëndrimi përbuzësh i Hashimit dhe Isës, për protestimet e përgjakshme të Vetëvendosjes ke Ura e Ibrit;
2) Nënshkrimi i “Zajednicës” nga Hashimi dhe Isa;
3) Besëthyerja e Isës ndaj VLAN-it, duke shpëtuar PDK-në nga gremisja në opositë;
4) Koalicioni ilegal me PDK-në, edhe pas “Zanzibarit” dhe shkarkimit në presidentit Fatmir Sejdiut;
5) Zgjedhja e Hashimit president, me arsyetimin, cinik e ironik, se ishte një marrëveshje, e cila betonohet si dogma fetare idioteske, se “Libri i Shenjtë” ka zbritur nga qielli dhe nuk mund t`i hiqet asnjë shkronjë, asnjë fjalë, asnjë fjali, asnjë paragraf”;
6) Demarkimin e dhunshëm të kufirit me Malin e Zi, duke falur mijëra hektarë tokë të Kosovës;
7) Shkarkimin i Rektorit dinjitoz Ramadan Zejnullahu, me aprovimin edhe të Isës;
8) Financimi i kriminelëve, vrasës të anëtarëve të LDK-së dhe të FARK-ikstëve të Supremit Rugovë;
9) Pagesa e 46.600 “veteranëve”, prej tyre 33.300 të rrejshëm, pa bërë asnjë verifikim;
10) Luftimi, deri në zvarritje fizike, të veprimtarës më të madhe të Mërgatës shqiptare, Donikë Gërvalla, si dhe mbyllja e derës të Kuvendit, për delegatët e Degëve të LDK-së Gjermani e Zvicër, në mes tyre bija e bijë, vëllezër e xhaxhallarë të heronjëve, viktima të SHIK-ut. Donikë Gërvalla tha: “Gjyshi im është vrarë mbrojtje të kufijëve, deri në “Novi Pazar”, (Pazari i RI). Nëse deputetët e LDK-së e votojnë Demarkacionin, nuk do të jem në LDK-e”. Dhe, e mbajti fjalën, sepse është e bija e Jusuf Gërvallës, është kopje e tij, në atdhetarizëm e qendresë. Por, butakët klanorë të LDK-së, me porosi të kryetarit Isë, u sulën tërbueshëm kundër Donikës. Donin me çdo kusht largimin, sepse konkurrenca e saj, e rrezikonte Isën me shokë. Ajo ka inteligjencën, përgaditjen solide politike, vizionin dhe guximin më të madh, se sa i gjithë klani aktual. Binomi Donika-Vjosa, por, edhe binomër të tjerë rinorë, me grupin simpatik të deputetëve aktual të LDK-së, do ta nxirrnin, lehtësisht, LDK-në nga kriza, do ta bënin forcë të parë politike. Donikë Gërvalla ka qenë e mbetet, me mendje e zëmër, pjesë e LDK-së.
11) Luftimi i anëtarëve të LDD-së, mbajtja larg strukturave vendimmarrëse, në bazë dhe qendër, sikur ata të ishin infektues leprozë, edhe pas shkrirjes në LDK-e, pa kushte dhe fisnikërisht;
12) Me maksimën “përçaj e sundo”, Isa me rrethin e tij vicioz, bëri ndarjen në të vjetër dhe të rinj;
13) “Do ta krijojmë një LDK-e të re”, tha Isa, në nismë të mandatit të parë dhe provoi me njëfarë “Lidhja”, në prag të zgjedhjeve qendrore;
14) Korracimi në Kryesinë e LDK-së të kuadrove të SHIK-ut, veshja me postin e ministrit, edhe pse larg çdo profesionalizmi, të cilët deklarojnë hapur se “rrëzimi i qeverisë Haradinaj, pra, të PAN-it, do të ishte defekt i madh”, duke mbrojtur kryekriminelët në shtet e pushtet. Dhe, megjithatë, ata vazhdojnë të jenë pjesë e Kryesisë Qendrore klanore!?
Isa, më të madh inatin, se trupin!
Vite më parë, ishin në prag-zgjedhjet komunale. Disa Degë të LDK-së, në Kosovë, kishin përcjellur emrat kandidatëve për kryetar komune, LDK-së Qendër, në Prishtinë, me shansë fitoreje. Ndërkohë që Isa me klanorët e tij kishin preferenca tjera, por, me kandidatë me cene, deri në kontribues të ndarjes të LDK-së, të cilët baza nuk i donte, nuk i votonte. Kërkuan ndërhyrjen tonë, meqë për një dekadë kishim bashkëpunuar me ish-ministrin Mustafa në Mërgatë. Më anëtarët e Kryesisë të Degës të LDK-së në Gjermani, bëmë 4.000 km udhëtim, vajtje-kthim, pasi kishim bërë terminin për takim, bisedë, tashmë, me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Kryetari Isë, na priti së bashku me katër anëtarë të Kryesisë Qendrore të LDK-së. Bëri një ekspoze të shkëlqyer për Degët e LDK-së në Kosovë, karakteristikë kjo e drejtuesit në monizëm, për të njohur jo vetëm funksionarët kryesorë, por, edhe ata që i rrethojnë. Në ekspozenë e kryetarit gjithçka ishte OK-ej edhe në bazë. Por, ne kishim informacione të bollshme, të freskëta, por, ndryshe nga kryetari Isë dhe hymë në temë, ashtu, sinqerisht e pa komplekse, pa interesa personale, siç karakterizohen, në pjesën më të madhe, veprimtarët e Mërgatës.
Isën e njihnim si inatçor të madh, siç thotë populli “më të madh inatin se trupin” dhe si kuadër i moneklaturës, nuk e duron kundërshtinë e vartësve. Megjithatë, ne duhet ta justifikonim ardhjen tek kryetari dhe “vumë gishtin mbi plagë”: Pse 12 Nëndegët e LDK-së në Prizren, përfshi edhe Zhurin numerikë në banorë, janë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e emëruar nga ju, nga Qendra e LDK-së? Pse nuk provoni kompromisin, zgjidhjen e krizës? Përgjigja e kryetarit ishte e prerë: “Ne nuk i prishim planet tona për një Zhur dhe të tjerë”. Ne ia kujtuam maksimën se “inati është humbës në politikë”.
Mospërfillës dhe gjithë inat, kryetari Isë u largua nga një derë e dytë, pa u përshëndetur fare me ne, anëtarët e Kryesisë të Degës së LDK-së, veprimtarë të hershëm dhe të rreshkur të Mërgatës, edhe përtej Gjermanisë. Zhurjanët dhe të tjerët e mbajtën fjalën fatale, nuk e votuan kandidatin e kryetarit Isë. Prizrenin e humbi inati i Isa Mustafës, edhe pse ishte bastian i përhershëm i LDK-së!
Dhe, jo vetëm Prizrenin. Kryetari Isë i ra vizë të kuqe kandidaturës për deputet, të kuadrit të Presidentit Rugova, ish i burgosur politik, Adem Salihaj, i cili ishte shenjëstruar nga SHIK-u dhe vetëm refleksi reagues, me revolen e tij, mbijetoi. Kuadri Salihaj, krahas Gecajve, ishte denoncuesi më i drejtëpërdrejtë, i veprimtarisë vrastare të SHIK-ut. Dhe, kryetari Isë, nuk donte ta lëndonte Hashimin, me praninë e Salihajt, në sallën e Parlamentit. Ish-kryetari i komunës të Ferizajit, e ka pranuar, se kjo vizë-rënie, ishte hendikep i madh dhe Ferizaji u humb.
Por, Zhuri me disa Nëndegë të Prizrenit, nuk ishin të vetmet, që ia kujtuan Isa Mustafës dhe klanit të tij, se kanë devijuar rugovizmin dhe flirtojnë me ata, për të cilët Presidenti Rugova kishte porositur partinë, LDK-në “të mos lejojnë ngritjen në pushtet të tyre, ( pra, të Hashimit me bandën e tij), sepse janë të rrezikshëm për Kosovën!” Reagime e kundërshti, deri në bojkotim të votimit, ka pasur edhe Nëndega e LDK-së në Isniq, fshati më i madh i komunës të Deçanit; Dobërçani i Gjilanit, Vrella e Istogut, edhe pse në forma tjera. Por, gjithnjë si shprehje e pakënaqësisë, jo me bazën, Degën e LDK-së në komunë, por, me LDK-në Qendër, përkatsisht, me Isa Mustafën dhe klanin e tij.
Zgjedhje klandestine – të ndërpritet procesi zgjedhor!
Veprimtarët që kanë sakrifikuar shumë për LDK-në, që kanë humbur edhe anëtarë të familjes, në përballje me bandat kriminale, vrastare të Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj, Kadri Veselit, Fatmir Limaj dhe të banditërve tjerë, i përjetojnë rëndë përleshjet fizike të delegatëve të LDK-së, në Kuvendet e tyre zgjedhore. Intrigimet, për ta vazhduar sundimin klanor, kryetari aktual apo klika vicioze e tij, pra, pa Isa Mustafën fizik, por, gjithësesi, me Isa Mustafën shpirtëror, po e thellon përçarjen partiake, gjithnjë, me maksimën proverbiale inkuzicioniste: “Përçaj e sundo!”
Veprimtarët e devotshëm të LDK-së kanë propozuar një Komision Zgjedhor, për përgaditjen e zgjedhjeve. Madje, kanë kërkuar edhe zgjedhje të parakohëshme, sepse anëtarësinë, elektoratin nuk arrijnë ta motivojnë butakët klanorë aktual, të cilët kanë vrarë shpresën e ledekeistëve rugovistë, për t`u shkëputur si bisht i PAN-istëve kriminelë.
LDK-ja aktuale është bërë e pambrojtshme, sepse kryetari Isë, me klanin e tij, kan aprovuar vendimet fatale, deri në tradhti kombëtare, të Hashim Thaçit. Dhe, edhe pse strukturat dhe anëtarësia e LDK-së, janë shpërfillur, nuk janë konsultuar dhe as pyetur. Por, për të gjitha këto vendime, fajësia qendron në heshtjen e anëtarësisë, në mos distancimin e saj, nga veprimet e errëta dhe kundra-kombëtare të tandemit Hashimi-Isa, me klanet e tyre.
Pse duhet ndërprerë procesi formal zgjedhor? I kemi përcjellur zgjedhjet e ciklit të parë, në Nëndegë dhe Degë të disa komunave. Krejt heshturazi, pa fije solemniteti, por, as edhe ndryshimi, të paktën, në Degët e LDK-së. Madje, si për inat të anëtarësisë të LDK-së, janë rizgjedhur kryetarët problematikë, të cilët kanë ndarë elektoratin, brenda Degës të LDK-së të komunës, sipas simpative të kandidatëve në garë, për kryetar të LDK-së, Fatmir Sejdiut dhe të Isa Mustafës.
Po sjellim vetëm shembullin e rizgjedhjes të kryetarit të Degës të LDK-së, në Gjakovë, i preferuari i Isës, i cili e solli “rezultatin” në 3,5 % për LDK-në, në një palë zgjedhje. Realisht, krahu i simpatizantëve i presidentit Sejdiu, u përjashtua nga jeta partiake në LDK-e. Vallë, a nuk kishte një kandidat të tretë, në Gjakovën e kulturës të avancuar dhe me prirje demokratike, i cili do t`i afronte palët, në veprimtarinë partiake?! Një krim i rëndë partiak, që fton për ta shpallur jo valid, të pavlefshëm, procesin zgjedhor të deri tashëm, sepse ky nuk është rast i vetëm. Dhe, me u përgaditur për një proces tjetër, të mirëfilltë, zgjedhor
Rrjedhimisht, procesi zgjedhor duhet të ndëpritet. Ai vazhdon të jetë ilegal, i paligjshëm dhe nuk besoj të sjell diç të re. Dhe, kjo është parë, kur disa kandidatë në garë, madje, ndonjëri edhe domëthënës, u tërhoqen nga gara, sepse klani fatal, u përcaktua për statusquonë, për vijimësi dhe kundër ndryshimit. Zhgënjim i madh i anëtarësisë të përgjumur, të asfikësuar, të mundur! Uroj të jem i gabuar, por, kacafytjet e delegatëve, shprehin frustrimin e thellë të antarësisë dhe gishti, në të gjitha rastet, po drejtohet kah ndërhyrjet e klanistëve, që duan ta ruajnë statusquonë, madje, qoftë edhe me dajak. E tupshme! E tmerrshme çafrë po ndodhë në LDK-në, dikur, krenare të Ibrahim Rugovës. E dhimbshme, deri në lot!
Frika nga Institucioni i Përgjegjësisë
LDK-ja në Mërgatë, prej vitësh ka kërkuar Institucionin e Përgjegjësisë. Një Institucion i tillë do të përcillte dhe mbikëqyrte veprimet e kuadrove partiakë, duke filluar nga kryetari, kryesia dhe strukturave vendimmarrëse të LDK-së. Askush nuk do të mund të livadhiste në parti, duke i heshtur skandalet serike.
Shembullojmë me kryeministrin gangster shqiptar, Edvin Ramën. Në një demokraci të proklamuar dhe të ligjësuar, Institucioni i Përgjegjësisë, nuk do ta tolerante sjelljen provokative ndaj popullit, të një kryetari partiak, njëherësh, edhe kryeministër aksidental. Përkundrazi, do ta stoponte e largonte, si patate të qelbur. Edhe vetë social-komunistët shqiptarë, janë lodhur me rrugaçëritë e kryetarit të tyre. Por, nuk arrijnë ta shkarkojnë atë, sepse mungon Institucioni i Përgjegjësisë në Partinë Socialiste.
Gjendje identike kemi edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Klani uzurpator, i prirë nga ish-kuadri komunist, Isa Mustafa, erdhi me premtime të bujshme, për reforma dhe ngritje numerike të partisë. Në vend të reformave, ai konsolidoi klanin, bëri hapa prapa. Me fjalë demokratike, por, me veprime tipike moniste, ngulfati LDK-në, deri në përmasën rankoviçiane.
Rregulloren e Këshillit të Partive Popullore të Evropës (PPE), e përdori, kinse, guidë, për promovimin e demokracisë brenda-partiake. Por, mashtroi, abuzoi e masturboi me anëtarësinë e LDK-së. Mori nga ajo Rregullore vetëm atë pjesë, që favorizon kryetarin e partisë në kompetenca, duke anashkaluar të gjitha rregullat bazë të demokracisë. Në mes tyre:
– ndalimin e debatit demokratik, në mbledhje dhe kuvende, në qendër dhe bazën partiake;
-përjashtimin e konkurrencës në zgjedhjet, për të gjitha kategoritë e strukturave të partisë;
-votimin e fshehtë demokratik, e shpalli blasfemi, për të gjitha nivelet e zgjedhjeve partiake.
Dhe, pas të gjitha këtyre pisllëqeve, asnjë bir nëne, nuk del t`i thotë stop, kryetarit mendësi moniste e diktatoriale!!! “Sa poshtë ka rënë klatundi”, më sakt, LDK-ja, dikur, kryezonjë e kryezotit Rugovë!
Institucioni i Përgjegjësisë, me kompetencat e përcaktuara, në rregulloren e tij, do të ishte gjithëherë vigjilent, syçelë, do të shërbente si profilakësi, parandalesë, që gabimet, të mos trashën në fajësi. Institucioni në fjalë, me mbikëqyrjen e rreptë, por edhe të drejtë, të kuadrove partiakë, për gabime, do t`i qortonte, paralajmëronte, për reflektim e korrigjim. Ndërsa për fajësi, do t`i ndëshkonte dhe shkarkonte. Sepse toleranca, amnistimi i fajeve politike, i kushton shumë një partie politike.
Po ta kishte LDK-ja Institucionin e Përgjegjësisë, Isa Mustafa, me klanin e tij, nuk do të guxonin, jo ta organizonin një Kuvend formal, si Kuvendi i 8-të “Zgjedhor”, por as ta mendonin. Rrjedhimisht, nuk do të mbijetonin në politikë dhe sot do të kishim një proces zgjedhor dinjitoz e për lakmi. Sepse, LDK-ja është parti akademike. Por, mjerisht, butakët klanorë të LDK-së, e kanë kthyer në një parti zvarranike të Hashim dallaverës, PDK-së.
Megjithatë, LDK-ja vazhdon ta ruajë idealin konstant për demokracinë; përgjegjësinë kombëtare për popullin, Kosovën; frymëzimin dhe urtësinë e themeluesit të saj, mendjendriturit, Dr. Ibrahim Rugova.
Agresiviteti, pazakonshmëria e sjelljeve, në kuvendet e tanishme zgjedhore, është rrjedhojë e provokimit, injorimit, seleksionimit negativ, të kuadrit të përkushtuar në frymën rugoviane, madje, në vijimësi, nga kryetari i dhunshëm Isa Mustafa, me klanin e tij. Durimi i tepëruar, është qyqarllëk, është regres. Të mbetësh edhe për një mandat katër vjeçar, nën tutelën e vrazhdët e cinike, të butakëve aktual të LDK-së, rrast të shantazhuar nga SHIK-u, do të ishte jo vetëm vdekje politike, por edhe e morale e LDK-së.
Komentet