Menjëherë pasi lajmi për bastisjen e FBI-së në kompleksin Mar-a-Lago që Donald Trump zotëron në bregdetin e Floridas, ku po kërkohen materiale të klasifikuara të Presidencës së SHBA, gazetarja e New York Times dhe bashkëpunëtorja e CNN, Maggie Haberman ka zbuluar disa imazhe që rëndojnë pozitat e ish-Presidentit.
Haberman po zbulon imazhet e reja në librin e saj të ardhshëm “Njeriu i besimit”, dhe ato janë postuar më herët nga Axios, duke zbuluar dy raste në të cilat Trump me sa duket ka hedhur dokumente konfidenciale të shkruara me dorë, në tualet, për t’i zhdukur nga syri i të tjerëve rreth tij.
Ndërkohë, CNN ka raportuar më parë se si Trump shkeli ligjet e mbajtjes së të dhënave presidenciale dhe shpesh griste dokumente, drafte dhe memorandume pasi t’i lexonte ato.
Ai hidhte periodikisht letrat në tualet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë, letra të cilat u zbuluan më vonë kur u thirrën teknikët për riparimin e tualeteve të bllokuara.
Trump i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe në një deklaratë të dhënë për “Axios” të hënën, një zëdhënës i tij pretendoi se raportimi për këtë praktikë ishte i sajuar.
Htr5h
Në imazhet e zbuluara të hënën, është e paqartë se kujt apo çfarë teme i referohen dokumentet, por duket se ato janë shkruar me dorëshkrimin e Trump me stilolaps të zi.
Haberman tha se një imazh është nga një tualet i Shtëpisë së Bardhë dhe tjetri është nga një udhëtim jashtë shtetit dhe ajo i ka siguruara nga një burim i Shtëpisë së Bardhë në kohën kur drejtohej nga Trump.
“Kush e di se çfarë përmbanin ato letra? Vetëm ai do ta dinte dhe me sa duket kushdo që merrej me të, por pika e rëndësishme është te të dhënat”, tha Haberman për CNN.
Rehtjh
Më tej ajo zbuloi se Trump kishte një model të mospërfilljes së procedurave normale të ruajtjes së të dhënave. Në një rast, Trump pyeti nëse dikush dëshironte ta vendoste një kopje të një fjalimi që sapo kishte bërë në kabinën e shtypit Air Force One, në ankand në eBay.
Në raste të tjera, Trump do t’i ngarkonte ndihmësit që të mbanin kuti me memorandume të palexuara, artikuj dhe drafte të Tweet-eve në bordin e avionit presidencial që ai t’i shqyrtonte dhe më pas t’i griste në copa.
Një ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kujtoi se ndërsa ruajtja e dokumenteve ishte një përgjegjësi kryesore e sekretarit të stafit, pjesës tjetër të stafit të lartë të Trumpit i mungonte ndjenja e detyrimit të tyre për të mbajtur të dhënat e dokumenteve që lëviznin nëpër krahun perëndimor.BW
(Ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit Belul Lufo pak kohw para se tw ndhej nga jeta tregon eskluzivisht për herë të parë mbi vizitën e Shtrausit në Pogra . . .
Aktivisti Erges Eskiu ka denoncuar veprimet e turpshme në publik të kryeministrit Edi Rama me një vajzë të mitur, gjatë një takimi elektoral.
Nga video e publikuar në Facebook, dall . . .
“Bashkimi Evropian duhet të heqë dorë nga ideja se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është garantuesi i stabilitetit rajonal. Ai mund të ketë qenë dikur, por tani që është në telashe ser . . .
Radio Evropa e Lirë
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) u zotua se do t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të fondeve që i janë ndarë nga Kongresi, pak para sean . . .
Rekrutët rusë të thirrur për shërbimin ushtarak u thonë lamtumirë të afërmve në një stacion hekurudhor në Omsk, në nëntor 2022.
Ulviyye Asadzade, North.Realities, Siberia.Realities
. . .
E fillova këtë shkrim kështu në mënyrë të pazakont, pasi e tillë është situata në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku humbja në zgjedhje është duke u trajtuar sikurse fitore nga pozici . . .
Po t´i referohemi “Eneidës” dhe harkut të mitëve, eposëve dhe legjendave të njohura trojane: Del se edhe Artiemisa (Artemida) ose Perëndesha e njohur e Hënës, e lindjes. e gjuetisë d . . .
“Drita e dhomës së tij qe ndezur natën vonë. U zgjova për të shkuar në banjo dhe i fola nga korridori. Fli se do shkosh në shkollë, -i thashë. Nuk m’u përgjigj. Fiku dritën. I thashë . . .
Topi zanor, apo arma zanore, siç e quajnë, e dyshuar se është përdorur gjatë protestave në Beograd më 15 mars, është përdorur edhe gjatë Revolucionit Rumun, tha në një intervistë për DW . . .
Një ekspert i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore gjatë inspektimeve në centralin bërthamor ukrainas të Zaporizhjas, që është nën kontrollin rus. Mars, 2022.
Rostyslav Kh . . .
Në intervistën në edicionin e pasdites në SYRI TV, Gazetari Genc Burimi foli mbi situatën politike dhe kriminale në Shqipëri, duke theksuar se korrupsioni dhe trafiku janë probleme . . .
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti (në mes) në ditën e një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ohër, mars 2023.
Valona Tela
Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të . . .
Komentet