VOAL

VOAL

Çfarë mësoi Zagani për një kandidat socialist për deputet që hetohej në Itali?

June 6, 2016

Komentet

Arben Ahmetaj zbulon kërcënimet me vrasje ndaj tij dhe shantazhin ndaj familjes: Aty do të gjesh vdekjen…

Një deklaratë të frikshme ka bërë Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij për gazetarin Vincent W.J. van Gerven Oie, lidhur me kërcënimet që ka marrë ndaj jetës së tij dhe sigurisë së familjes.

Ish-zv.Kryeministri Ahmetaj ka zbuluar se është përballur me disa kërcënime serioze, përfshirë telefonata të drejtpërdrejta dhe ndjekje nga persona të panjohur.

Kam marrë kërcënime personalisht. Së pari, një telefonatë direkte nga burgu, shumë e qartë: ‘Do të të vrasim. Të shohim nga kamerat kur parkon makinën, kur merr fëmijën’, etj. Ata kishin akses tek kamerat e pallatit në Tiranë ku kisha marrë një apartament me qira”, ka thënë Ahmetaj, duke treguar seriozitetin e kërcënimeve që ka marrë.

Ai po ashtu ka ndarë një tjetër ngjarje tronditëse, kur ka marrë një telefonatë nga një numër britanik të panjohur, si dhe një incident tjetër në rrugë, ku një person me motor i është afruar dhe i ka thënë: “Po, por aty do ta gjesh vdekjen”.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje ka përfshirë përpjekjen për t’u fotografuar nga një dado filipinase, e cila ishte kërcënuar për të dorëzuar foto dhe video të familjes Ahmetaj tek një kompani private.

Pjesë nga intervista:

Do të doja t’i kthehesha pak më vonë këtij naiviteti, por çfarë mund të më thuash për kërcënimet ndaj jetës tënde?

Kam marrë kërcënime personalisht. Së pari, një telefonatë direkte nga burgu, shumë e qartë: “Do të të vrasim. Të shohim nga kamerat kur parkon makinën, kur merr fëmijën”, etj. Ata kishin akses tek kamerat e pallatit në Tiranë ku kisha marrë një apartament me qira.

Kërcënimi i dytë ishte një telefonatë tjetër nga një numër britanik që nuk e njihja. Dhe i treti ishte një person me motor. Ishte si në një film mafioz. Po ecja në rrugë dhe ky person më afrohet: “Përshëndetje, Arben.” Unë i përgjigjem: “Përshëndetje, si je?” Dhe ai më thotë: “Pra, po ecën?” “Epo, kam ecur gjithë jetën time.” Dhe pastaj ai thotë: “Po, por aty do ta gjesh vdekjen.”

Pastaj ndodhi një incident te Parku i Liqenit të Tiranës, ku u përpoqën të bënin një foto të foshnjës sime të sapolindur. Gruaja ime e tanishme kishte punësuar një dado filipinase dhe në një moment ajo po qante. Doli se ishte kërcënuar për të bërë foto e video të miat dhe të asaj që ndodhte në shtëpinë time dhe për t’ua dorëzuar këto njerëzve në një kompani të quajtur Emerald Spa. Atëherë u tmerrova vërtet.

‘Inceneratori’, ‘Beketi’ dhe ‘McGonigal’- Ahmetaj: Pse s’po hetohen aferat që kanë shkatërruar Shqipërinë?

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka ngritur akuza për mënyrën sesi po trajtohen hetimet dhe korrupsioni në Shqipëri.

Në intervistën për gazetarin Vincent W.J. van Gerven Oie, Ahmetaj theksoi se ai ka përgjegjësi para popullit dhe drejtësisë, duke vënë në dyshim trajtimin e çështjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në vend.

Ai ngre pikëpytje përse autoritetet nuk po merren me disa nga aferat më të mëdha të korrupsionit, duke përmendur rastin e inceneratorëve të Tiranës, ndërtimin e autostradave, dhe probleme të tjera që kanë prekur ekonominë e vendit.

“Pse nuk shkojnë drejtpërdrejt tek inceneratori i Tiranës? Pse nuk merren me hetimin e AKSHI-t apo çështjes McGonigal?”, shprehet ai gjatë intervistës.

Ish-zv.kryeministri po ashtu hodhi dritë mbi një tjetër çështje të rëndësishme, atë të humbjes së 130 milionë eurove në çështjen Beketi, duke kërkuar që SPAK të ndjekë gjurmët e dosjes dhe të verifikojë mesazhet kërcënuese të Edi Ramës, që sipas tij kanë ndikuar në vendimin gjyqësor të çështjes.

Pjesë nga intervista:

Përgjegjësi para kujt?

Para popullit dhe para një drejtësie më të mirë, të pavarur.

Si mundet që ata kanë ndërmarrë një ekspeditë gjuetie mbi jetën time? Pse nuk shkojnë drejtpërdrejt tek inceneratori i Tiranës? Pse po përjashtojnë nga hetimi njerëz që nuk duhet të përjashtohen? Pse nuk i qepen tunelit të Llogarasë? Pse nuk i qepen AKSHI-t? Është një rrëmujë totale! Pse nuk i qepen autostradës Thumanë–Kashar? Pse nuk i qepen EchoPark-ut?

Po çështjes Beketi? Shqipëria humbi 130 milionë euro në këtë cështje. Pse SPAK-u nuk i dërgon një letër gjykatës së arbitrazhit që gjykoi çështje Bekti dhe t’i kërkojë dosjen? Në atë dosje do të gjeni që Beketi ka fituar vetëm për shkak të mesazheve kërcënuese të Kryeministrit për mbylljen e televizionit të tij.

Pse nuk i qepen çështjes McGonigal? Pse nuk i qepen anijeve për prodhimin e energjisë në Vlorë, që është një aferë e pastër korrupsioni? Pse nuk analizojnë dhe ndjekin kostot e rrugëve, të cilat janë disa herë më të larta se në vendet më të shtrenjta evropiane? Ata ndërmarrin ekspedita gjuetie për të shmangur thelbin e shumë aferave korruptive. Ata marrin urdhra… sn

Berisha: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Chris LaCivita. Ekipi i tij së shpejti stacionohet këtu!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur sot në konferencën me gazetarët për drejtuesin e fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, Berisha tha nga selia blu se njeriu që punoi për fitoren e Donald Trump dhe i konsideruar si një arkitektët kryesorë të triumfit të republikanit në zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, është në aktivitet të plotë, ndërsa shtoi se PD ka komunikim të vazhdueshëm me të, online.

“Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, është shprehur Berisha.

 

Sali Berisha: Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump.

Të vazhdueshëm, online.

Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë.

Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë. bw

“Në SHBA iu pre koka gjarprit”, Berisha: Rama po përpëlitet, ja arsyeja pse u kacafyt me Veliaj. Kush gaboi përtej oqeanit…

Lideri i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se pas ndryshimeve në administratën e SHBA, Rama ka nisur të përpëlitet në Tiranë. Ai tha se përflitet që përplasja mes tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka nisur nga një gabim që ka bërë përtej oqeanit Aleks Soros.

 

“A e dini ju që në themel të kacafytjes Rama-Veliaj qëndron një hap i gabuar i Aleks Soros  që ka sjellë McGonigal dhe Rama kuptoi se armikun e kishte brenda dhe jo jashtë.

Prerja e kokës së gjarprit ishte goditje e fortë për Ramën. Ai po përpëlitet, ajo përplasja e tavolinës lidhet me Chris laCivita.

Me ambasadën e SHBA përdori letrën e fundit, shpalljen “non grata” të Berishës.

Por PD u bashkua dhe bashkw me tw dhe opozita”, tha Berisha, gjatë intervistës nw emisionin “Kjo Javë” në News24.

SPAK nis hetimin për të gjithë trupën e shoqërimit, zbardhet biseda telefonike e Veliajt dhe ‘heshtja e policëve’

Rënia në përgjim e Erjon Veliajt teksa fliste me gruan e tij nga furgoni i Burgut të Durrësit, ngriti në këmbë dy prokurorët e SPAK-ut, pasi dyshuan se Veliaj përdorte një aparat telefoni në burg.

Por kur verifikuan numrin që kishte rënë aksidentalisht në përgjim të SPAK (pasi në përgjim ishte numri i Ajola Xoxës), kuptuan se ai ishte një numër që përdorej nga një punonjës policie i burgjeve.

Me urgjencë prokurorët kanë marrë listën e shërbimit ditor të këtij punonjësi policie dhe konstatuan se ditën dhe orën kur është bërë thirrja telefonike në drejtim të numrit të Ajola Xoxës, ky punonjës policie ka qenë në shërbim në trupën e shoqërimit që transportonte me furgon Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në drejtim të Gjykatës së Apelit të Posaçëm në Tiranë.

Menjëherë është urdhëruar shoqërimi në ambientet e SPAK-ut të punonjësit të policisë, i cili gjatë marrjes në pyetje ka pranuar para prokurorëve se numri ishte i tij dhe ja kishte dhënë Veliaj brenda në furgon, pasi ia kishte kërkuar për të folur me gruan.

“…ia kam dhënë me dëshirë dhe pa asnjë premtim apo favorizim, pasi ma kërkoi të fliste me gruan. Me erdhi keq dhe ja dhashë. Unë jam në moshë të madhe dhe për pak kohë dal në pension. Nuk e mendova se ishte shkelje e rëndë…”-ka treguar punonjësi i policisë M.

Për shkak të kësaj dëshmie bashkëpunuese, prokurorët e kanë toleruar punonjësin e policisë së burgjeve në prag pensioni, duke mos e arrestuar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë në pyetje brenda godinës së SPAK janë marrë dhe 5 anëtarët e tjerë të grupimit të shoqërimit, si dhe komandanti i grupit, shtetasi, Gëzim. Gj.

Të gjithë anëtarët, përfshirë dhe shoferin e furgonit që transportoi Veliaj në Gjykatën e Apelit, janë vënë në hetim nga SPAK për akuzën “Moskallëzimit të krimit”.

Kjo pasi sipas SPAK ata kanë qenë brenda në furgon dhe kanë parë e dëgjuar se Veliaj ishte duke folur në telefon dhe nuk kanë marë asnjë masë të parandalojnë dhe ndalojnë atë.

Veprimet e kundërligjshme të Veliaj dhe kolegut të tyre M, që i dha telefonin, thotë SPAK nuk janë denoncuar në organet përkatëse nga 5 punonjësit e tjerë të policisë së burgjeve, ndaj të cilëve rëndon akuza e “Moskallëzimit të krimit”.

Ndërsa për Veliaj, është ngritur akuza e “Futjes ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 1 deri në 3 vite burgim. sn

“SPAK duhet të godasë krimet zgjedhore”! Gazetarja: Në Fier ku drejtuese politike është Balluku po hidhen shumë para

Gazetarja e News24 Klodiana Lala foli në emisionin Log. të gazetarit Endri Xhafo, edhe për hetimin e krimeve zgjedhore nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Ajo theksoi se pavarësisht nga paralajmërimet e organeve hetimore, sërisht korrupsioni elektoral është prezent. Lala shtoi se fokusi i SPAK duhet të jetë tek qarqet më problematike, si Fieri, Durrësi apo Elbasani.

 

Sipas saj, “në Fier ku edhe drejtuese politike është Belinda Balluku po hidhen para të mëdha”.

“Si po financohet fushata në Tiranë? Si po financohet fushata në diasporë? Fushata në Qarkun e Fierit, ku Balluku është drejtuese politike, po hidhen shumë para, nuk di nëse janë para korrupsioni, ama fokusi i SPAK duhet të jetë te këto qarqe që janë problematike”, u shpreh Lala në Log. bw

Berisha: Teatri Kombëtar në mënyrë të padiskutueshme do rindërtohet siç ishte dhe aty ku ishte

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në prezantimin e programit të PD për kulturën, theksoi se kultura është një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar dhe se ruajtja dhe zhvillimi i saj janë thelbësore për brezat e ardhshëm.

Sipas Berishës, Partia Demokratike do të angazhohet për shfrytëzimin e kapaciteteve të botës dixhitale në fushën e artit dhe kulturës, duke përfshirë gjithashtu rindërtimin e teatrit në formën origjinale, siç ishte.

Berisha e cilësoi veprimin e shtetit për dëmtimin e këtij teatri si një shembull të veprimit mafioz, duke theksuar se Partia Demokratike është e vendosur ta rikthejë atë në formën që meriton, duke i dhënë një hapësirë të merituar artit dhe kulturës shqiptare.

Deklarata e plotë:

Një dimension tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm është dimensioni dixhital.

Sot, bota dixhitale është bërë po kaq e fuqishme sa bota reale.

Çdo injorim i saj, ti humbet një dimension dhe potencial shumë të madh.

Ndaj dhe në këtë drejtim ne do bëjmë gjithçka për shfrytëzimin e kapaciteteve të botës dixhitale në fushën e artit dhe të kulturës.

Ju ngritët me shumë të drejtë këtu rindërtimin e teatrit siç ishte.

Pa diskutim që kjo do të ndodhë. Nuk ka rast më klasik, më të shëmtuar të veprimit mafioz, të shtetit mafioz.

Miq, ne vuajmë shumë nga një problem.

Vuajmë nga fakti se nuk realizojmë dot atë që thotë Samuel Hantington se më e keqja e diktaturave është diktatura e narkosit, e drogës se nuk respekton asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë rregull.

Kurse këtu shkel çdo ligj me transferimin e pronësisë.

Shkelmon vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vazhdon si bandit ndërtimin me bekimin e padrinos, e një njeriu që tregon çdo ditë se nuk kryeson çdo gjë tjetër veçse një organizatë kriminale.

Pra, teatri në mënyrë të padiskutueshme do rindërtohet siç ishte dhe aty ku është.

Dhe unë i jap një paralajmërim atij që e ka marrë përsipër. Po ndërton në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Elementë delinkuentë si Erion Veliaj që është atje ku është dhe i garantoj se aty do shkojë Edi Rama, nuk mund të shërbejnë ty si justifikim për të pushtuar truallin dhe për të ndërtuar.

Duhet të kesh një sens në veprimtarinë tënde.

Ju garantoj se statusi i artistit dhe me përcaktime të qarta, do të jetë një nga ligjet më të rëndësishme dhe të parat që do miratohet.

Kujtimi përmendi një vendim qeverie që u dha një trajtim të diferencuar artistëve, por për fat të keq ai vendim ishte gjysmak se ai vendim duhej të shtrihej tek të gjithë artistët, për t’i mbrojtur më shumë.

Nuk ishte problem buxheti për shtetin, por më shumë ishte problem respektimi.

Teatrot janë aty, por artistët nuk u mbrojtën në rrethe. Por ai gabim do korrigjohet.

Një blozë kohe e pamëshirë po bie mbi krijimet gjeniale të artistëve, shkrimtarëve shqiptarë.

Veprat e tyre nuk ribotohen më.

Kolonat e tyre u ndërprenë. Nuk duhet të ekzistojnë.

Asnjë promovim nuk bëhet për leximin e librit. Dramatik ishte një studim ndërkombëtar. Në Shqipëri u gjetën 1 milion shqiptarë që nuk kishin lexuar asnjë libër. Ku shkojmë kështu?

Ndaj dhe një kthesë rrënjësore do ndërmerret për librin, promovimin e tij.

Promovimin e trashëgimisë kulturore në fushën e letrave, në fushën e artit dhe një mbrojtje për trashëgiminë kulturore në fushën e arkeologjisë.

Duhet të përgëzoj Inën dhe profesor Apollon Baçen për guximin që treguan në një përballje të paimagjinueshme për Butrintin, ku lobe ndër më të fuqishmet shtrinë tentakulat e tyre.

Butrinti për 30 vite ishte menaxhuar nga qeveria në bashkëpunim me fondacionin Rothschild dhe tani duhej të merrej nga një fondacion në mënyrën më të papërgjegjshme, ku qeveria të dilte pakicë dhe të dorëzohej ajo pasuri.

T’u them një moment këtu. Isha mirënjohës shumë Lordit Rothschild sepse vëzhgonte me një përkujdesje të jashtëzakonshme të gjithë territorin e parkut kombëtar.

Dhe se kush shkoi dikush e ndërtoi një diskotekë atje, letre pas letre i ndjeri pse ai ndërtim aty. Dhe kur e zgjeruam rrugën Sarandë-Butrint, letër pas letre, u cenua parku kombëtar, gjersa ua shpjeguam.

Erdhi ky, ua dha ministrave, e copëtoi parkun kombëtar. Fondacioni luajti një rol shumë negativ, e kam thënë publikisht, sepse u përzie në një aferë jashtëzakonisht të papërshtatshme. Por këtë fat amfiteatri i Durrësit dhe shumë trashëgimi të tjera.

Ne i rikthehemi mbrojtjes së plotë dhe zhvillimit të mëtejshëm të trashëgimisë sonë kulturore me ligje dhe financime të përshtatshme.

Është i domosdoshëm dyfishimi i buxhetit për kulturën.

Është i domosdoshëm financimi privat, sponsorizimi nga sektori privat i artit.

Është i domosdoshëm nxitja e ngritjes së institucioneve artistike private, duke forcuar gjithnjë institucionet publike, por jo duke i zëvendësuar institucionet publike me private.

Është e domosdoshme të dashur miq, që artistin, piktorin, këngëtarin, shkrimtarin, poetin, t’i vendosim në piedestalin që meritojnë në qoftë se ne duam një Shqipëri Madhështore.

Ne jemi të përkushtuar me gjithë forcën tonë për një Shqipëri Madhështore. sn

“Maturantëve u kanë ndërprerë mësimin për aktivitetet e Ballukut”, Bardhi publikon denoncimin: Keqpërdorimi i mësuesve dhe nxënësve për politikë është krim!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar nëpërmjet një postimi në Facebook përdorimin e mësuesve dhe nxënësve për aktivitete politike të organizuara nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në qytetin e Fierit.

Bardhi e ka quajtur këtë veprim një krim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e SPAK për të ndëshkuar veprimet e tilla që shkelin ligjin dhe etikën profesionale.

Sipas denoncimit të bërë nga mësues të shkollave të mesme në Fier, ata janë detyruar të braktisin mësimin dhe të shoqërojnë nxënësit e maturave në panairin e punës të organizuar nga Balluku. Kjo ka ndodhur për shkak të urdhrit të drejtorëve të shkollave për të ndërprerë mësimin qëndrim në orët 3 dhe 4 dhe për të marrë pjesë në aktivitetin e politikës.

“Mirëmëngjes! Uroj të jeni mirë! Ditën e djeshme, Belinda Balluku ka shpërndarë në Facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin dhe të shoqërojnë nxënësit në panair,” thuhet në denoncimin e publikuar nga Bardhi. Ata kanë shprehur shqetësimin se ndërprerja e mësimit për aktivitete politike është në kundërshtim me ligjin dhe shkel etikën profesionale të mësuesve.

Në reagimin e tij, Bardhi thekson se ky është një akt i papranueshëm dhe kërkon që SPAK të marrë masa për të hetuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës për shfrytëzimin e mësuesve dhe nxënësve në këto aktivitete politike. Sipas tij, qytetarët e Fierit janë të shqetësuar dhe kërkojnë që drejtësia të veprojë për të parandaluar keqpërdorimet politike që po dëmtojnë sistemin arsimor dhe shoqërinë.

“Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?” ka shkruar Bardhi, duke u bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe për të siguruar një proces zgjedhor të ndershëm dhe të pacënueshëm. bw

SPAK çon për gjykim deputetin e PS, Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë të tjerë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur dërgimin në gjyq të 16 të pandehurve të akuzuar për shkelje në tendera dhe falsifikim dokumentesh, në kuadër të çështjes penale nr. 240/2021 mes tyre edhe deputetin e PS Plarent Ndreca.

Sipas vendimit të datës 20 mars 2025, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka dërguar çështjen për shqyrtim me një trup gjykues të ri prej tre gjyqtarësh.

Të akuzuarit Plarent Ndreca, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari dhe Aida Shehi përballen me akuzën e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi akuzohen për “Falsifikim dokumentesh”.

Sipas njoftimit zyrtar, nga 16 të pandehurit, të gjithë, përveç Plarent Ndrecës, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. bw

Plas lufta në Bashki, Rama emëron Jonida Halilin, Veliaj urdhëron t’i ndalohet hyrja në Institucion

Skandali që ka përfshirë Bashkinë Tiranë ditët e fundit po thellohet më shumë akoma. Burime bëjnë me dije se Rama pas shkarkimit të Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm ka emëruar Jonida Halilin në këtë post, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/kryetares së Bashkisë.

Burimet shtojnë se ky veprim i Ramës nuk është pritur mirë nga Veliaj, i cili nga burgu i Durrësit ka urdhëruar policinë Bashkiake në Tiranë që ruan institucionin e Bashkisë që mos të lejojnë hyrjen e Halilit në Bashki. Bashkia tashmë është e paralizuar dhe për momentin merr urdhëra vetëm nga qelia e burgut të Durrësit.

Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Tiranë?

Pas arresimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani. Por kjo e fundit nuk ka marrë aprovimin e Veliajt, i cili me datë 18 mars nga burgu i Durrësit ka firmosur dokumentin që ia delegon detyrat e tij Sara Goxhajt. Menjëherë pas marrjes se njoftimit, Rama ka shkuar në Bashkinë Tiranë dhe ka urdhëruar protokollin që të zhbëj veprimet e Veliajt. Dhe duke shkarkuar Dokushin dhe Goxhajn, dy të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, Rama ka marrë komplet kontrollin e institucionit që vetë e drejton nga jashtë./Dosja.al

Lufta Rama-Veliaj/ Kryeministri shkon me urgjencë në bashki/ DOKUMENTI

Edhe pse Edi Rama pretendon se është “de facto” edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, firma i takon ende Ende Veliajt për të përcaktuar kryebashkiakët në detyrë dhe Bashkia e Tiranës ka pësuar sërish ndryshime në drejtimin e saj.

Në dokumentin e mëposhtëm, e cila mban datën 18 mars, Erion Veliaj ka firmosur delegimin e detyrave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nënkryebashkiakes Sara Goxhaj, e cila pas këtij vendimi kalon dhe kryebashkiake në detyrë. Ajo njihet si një nga njerëzit më të afërt të Veliajt.

Në të njëjtën shkresë, Erion Veliaj ka firmosur dhe shfuqizimin e vendimit të datës 14 shkurt, ku ai ia delegonte detyrat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanit. Veliaj e ka firmosur vendimin nga qelia, aty ku ndodhet prej 10 Shkurtit, kur u arrestua me urdhër të SPAK.

Por burime për mediat bëjnë me dije se pas marrjes së njoftimit, Edi Rama ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bashkinë e Tiranës dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt.

Si masë ndëshkimore, Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn.

Alban Dokushi është një nga njerëzit më të afërt të Veliajt, pasi kujtojmë se ka qenë i pari që e ka vizituar atë në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 shkurt. Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë.

Pas arrestimit të Erion Veliajt në media u raportua se ai ishte caktuar administrator për punët e Bashkisë, teksa dy ditë më parë (18 mars) ai dëshmoi edhe në SPAK në lidhje me takimet në qeli që ka bërë me kryebashkiakun.

Në media raportohet se Edi Rama ka rikthyer sërish në detyrë Anuela Ristanin, por deri më tani, ka dalë vetëm shkresa që ajo shkarkohet nga detyra.

Me shkarkimin e Ristanit, duket se Erion Veliaj ka nisur revoltën nga qelia kundër Ramës, duke mos qëndruar thjesht në mesazhe të koduara.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhë që Erion Veliaj ka qenë në qeli, Edi Rama ka shkuar disa herë në Bashkinë e Tiranës, ku ka zhvilluar takime me stafin, teksa ka bërë një miting në sheshin “Skënderbej” dhe me të gjithë punonjësit e Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj.

Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, pas arrestimit të Erion Veliajt, Edi Rama deklaroi se do jetë vetë kryetar bashkie në distancë, edhe pse kjo cënon hapur pavarësinë e institucioneve vendore.

“Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është një goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie. Do të takoj të gjithë drejtorët e përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.” – ka deklaruar Rama./BOLDNEWS

Image

 

Qeveria e ndaloi punësimin në shtet për zgjedhjet parlamentare, por shtoi 3900 veta në fund të 2024

Në fillim të këtij muaji, në datën 3 mars qeveria vendosi në zbatim të Kodit Zgjedhor të pezullojë të gjitha procedurat e rekrutimit në sektorin publik për periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 11 prilli deri në 11 maj, me qëllim që të garantohet një proces zgjedhor i rregullt dhe i drejtë.

 

Por të dhënat zyrtare nga INSTAT që raportojnë numrin e të punësuarve në administratën publike tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar rreth 3900 persona iu shtuan administratës publike sipas të dhënave të listë pagesave nga tatimet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT raportojnë se numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 184,278 persona në tremujorin e fundit të vitit 2024. Në krahasim me tre-mujorin paraardhës, u shtuan rreth 3900 punonjës ose 2.1 % më shumë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishin rreth 2800 të punësuar më shumë.

Të dhënat më të hershme tregojnë se ka një lidhje pozitive ndërmjet zgjedhjeve dhe punësimit në sektorin publik.

Psh në vitin 2021 në tremujorin e dytë punësimi në shtet shënoi rekord për periudhën 2018-2024, me mbi 185 mijë persona të punësuar, teksa në prill të 2021 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Në 2021 kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti.

Për të ndaluar përdorimin e punësimit në shtet për favore politike Kodi Zgjedhor përcakton të ndalohet çdo procedure rekrutimi nga institucionet që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës.

Qeveria njoftoi në fillim të marsit se procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri, në institucionet e varësisë, por edhe në ato shoqëri aksionere me kapital shtetëror nuk mund të zhvillohen pas datës tre mars.

Por të dhënat zyrtare tregojnë se gati 4000 persona u shtuan si të punësuar në sektorin publik në tremujorin e fundit 2024, por ndërkohë rekrutimet mund të kenë vijuar edhe në janar-shkurt, përpara se të pezulloheshin një muaj para zgjedhjeve.

Të dhëna të mëparshme tregojnë se më së shumti në fushatat zgjedhore rekrutohen më shumë punonjës nga ndërmarrjet me kapital shtetëror sidomos ndërmarrjet e ujësjellësit dhe pushtetin lokal.

Edhe pse qeveria ka shkurtuar numrin e ministrive dhe një seri shërbimesh i ofron online, sërish numri i punonjësve publikë ka ardhur në rritje në vend që të ulet.

Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut, por shtetit ka nisur të rrisë fort praninë e tij në ekonomi në dekadën e fundit./ Monitor

Screenshot-2025-03-19-224618

 


Send this to a friend