Rrjetet e ndryshme sociale dhe kështu edhe facebook janë bërë mjete masive të komunikimit, i njohjeve te reja, miqësive me njerëz të moshave te ndryshme, komunikimit me miqë, shokë , dashamirë , krijues etj. Por shpesh njeriu në këto rrjete sociale komunikon me tylifare mileti siq thonë , dhe ndëgjon gjithqka të mirë ose të keqe. Por, natyrisht se ndëgjon edhe budallakina që nuk ia vlejnë as të përmenden. Shpesh njeriu duke komunikuar me dike në bisedë e sipër edhe mund të zihet rreth jetës e më së shumti rreth rrjedhave politike dhe ekonomike. Pasi që njeriu i nenshtrohet një bisede te tillë shpesh të pakëndeshme , në fund edhe bëhët pishman pse u lëshua në një debat të tillë .Shumë prej këtyre njerëzve janë megalloman në mendime , disa te pa informuar për aktualitetin politikë, disa shumë tendencioz, ka edhe militant të partive politike të cilët gjerat i shikojnë më syze të errëta . Unë jo shpesh zhvilloj debate me njerëz të caktuar rreth situatës politike dhe ecurive ekonomike në Kosovë. Këto debate nganihere i kalojnë rregullat e debatit korrekt duke kaluar në shfryerje te mllefit. Dhe kjo natyrisht nuk i shërben korrektësisë së shfaqjës së mendimt dhe as rregullave demokratike të lojës .
Eshtë qudi së si njerëzit shpesh duke u futur në zënka i bëjnë shërbim njerëzve të politikës në dëm të vetin. Edhe ne biseda që zhvillohen ne rrugë , lokale por edhe gjetiu ka njerëz fanatik të partive politike, te cilët deri me tash nuk përfituan asgjë nga ajo punë , veq se i realizuan interesat e politikanëve , i realizun interasat e grupeve te caktuara politike. Njeriu gjatë rrugëtimit tw tij jetësor pëson një katarsisë njerëzor negativ ose pozitiv. Nese dikush nw rini ka qëne me tipare të mira njerëzore, duke i kaluar mosha ka pësuar ndryshim negativ, si për nga koperracëria, gjelozia karshi te tjerëve , inati ne kuptimin negativ pse tw tjerwt kan arritur të përparojnë në jetë, kurse ai ka mbetur nw margjina të saj. Nese njeriu e ka synim jetësor që të arrinë suksesin e dëshiruar në ndonjë profesion të caktuar edhe do ta arrinë synimin . Por, kjo arrihet me kembëngulje të madhe , me vullnet te qelikt.Kjo gjë vërehet edhe me njerëzit më të cilët komunikon përmes këtye rrjeteve sociale . Shpesh njeriu përmes bisedave edhe pse nuk e njehë përsonin e caktuar nga afër, ka mundësi pak a shumë ta njohë përsonalitetin dhe logjikën e tij të te menduarit, ta njohë nivelin e tij të intelegjencës.Këta njerëz të shesin dushk për gogla. Animet e tyre partiake apo për liderin e caktuar poltik, janë aq naive sa nuk mundet njeriu ta përthekon me mendjën e shëndosh. Disa po mendojnë së përmes rrjeteve te ndryshme sociale të zhvillojne politikën duke ëndrruar se do të arrijnë diq në drejtimin e synuar.Edhe në rrjetet sociale megjithate nevoitet të ketë një kulturë komunikimi , jo të ofendohet dikush rendë, ose edhe të shahet. Kjo shpërfaqë krejt mos kulturën jo vetëm të komunikimit, por edhe nivelin jo të mirë të edukatës familjare .Shumica nga kjo kategori e njerëzve po vrapojnë si miop pas pushtetarëve edhe pse ata nuk e kan fort dert punën e tyre. Strukturat politike të pas luftës, e shfrytëzuan mirë përkrahjen e militanteve partiakë për ti realizuar qëllimet e tyre pushtetare.Kjo përkrahje karshi këtyre struktuarve të pas luftës, jo vetëm militanteve , por edhe përgjithësisht popullit nuk u solli mirëqenje dhe prosperitet të dëshiruar. Natyrisht se pak ka të tillë, se po të kishim politikan të mirëfilltë, do ti kishim edhe punët shumë më mirë në të gjitha planet e jetës.Gazetarët dhe publicistët lapsin e kanë të vetmen armë me te cilën i luftojme dukurit negative në shoqëri .
Kjo logjikë sikur të ishte vetëm e bisedimeve dhe debateve ne fb, nuk do te qonte aspak peshë, por kjo logjikë e të menduarit dhe të vepruarit ka zënë vend në partitë politike dhe në pushtet.Dhe, mu për ate edhe i kemi punet llugë, sidomos në aspektin ekonomik.Gjendja ne terren ndryshohet me aktivitete të ndryshme , me kërkesa për realizmin e interesave të përgjithsme , e jo përmes shfaqjës se mendimit në rrjete sociale, p.sh edhe të facebookut.Këto rrjete sociale shumë kend e kanë bër rob, duke i lënë kështu anash punët e përdishmerisë, duke u kënaqur pse shfaqën një ide , dhe tash është bërë kiameti.Shpesh komunikimet ne rrjetet sociale janë të tipit impunues , fyes dhe denigruaes karshi përsonit që futet në debate. Kjo praktikë e keqe ishte dashur të flaket nga të gjithë ata, të cilët kan pak kulturë të komunikimt. Mirë është që njerëzit serioz mos të lëshohen në debate me gjysem analfabetet politik, apo gadi krejt të pa shkolluar .Shkurt të themi jo të nivelit …
Komentet