Shtetit dhe popullit të Kosovës, përveç lirisë, pavarësisë, identitetit, subjektivitetit, ekskluzivitetit, dinjitetit, sovranitetit dhe integritetit të munguar individual dhe kolektiv, përkatësisht, shtetror, nacional, politik, teritorial, gjeografik dhe kështu me radhë, si duket, më së tepërmi, respektivisht, në formë aditive dhe imediate, iu duhen ose nevojiten liria (çlirimi), pavarësia, shkurorëzimi ose shpronësimi i tyre esencial ose substancial, gjegjësisht, objektiv dhe subjektiv, nga tutela, diktati, kurora, varësia, prona ose monopoli i gjithëmbarëshem i politikës dhe kapitalit botërorë ose ndërkombëtarë.
Mbase, liria ose çlirimi i tyre (esencial ose substancial) nga “logjika” dhe “filozofia” nënshtruse ose fatalitike (fataliste) e robit ku në emër të “liberalizimit të vizave” apo “integrimëve botërore” ose “evro-atlantike”, Kosovës dhe shqiptarëve, nga ana e faktorëve të ndryshëm botërorë ose ndërkombtarë, vazhdojnë t´u imponohen ligje, diktate dhe standarde të dyfishta politike, administrative, juridike dhe të tjera të cilat në të shumtën e rastëve janë të diktuara, imponuara dhe sponzorizuara nga Rusia, Serbia dhe miqtë ose aleatët e tyre në SHBA-së, Nato, BE-së etj. Gjegjësisht, koncesione dhe kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë dhe Malit të Zi si “asociacioni”, “demarkacioni”, “gjykata speciale” dhe kështu me radhë. Dhe, kjo në formen ose profilin e njohur “urbi et orbi”, “ultima ratio” ose “sine qua non” ku për një “copë shtet”, një “trohë pushtet” dhe një kafshatë bukë, serbo-malaziasëve dhe të tjerëve, me urdhërat dhe diktatët e njohura të Moskës ose Kremlinit zyrtarë, si dhe dorën e zgjatur dhe kokat e përulura ose nënshtruara të grave dhe “burrave të fortë” të Brukselit ose Uashingtonit, duhet dhënë ose falur tokë ose teritore të ndryshme me rendësi strategjike, gjeopolitike dhe të tjera si dikur. Duke t´i rikujtuar në sfond ligjet, standardet, diktatet, format ose metodat e dikurshme absolutiste, skllavopronare, fiziokrate, latifundiste dhe të tjera gjatë etapave ose periudhave të ndryshme të kolonializmit, imperializmit, “aleancës së shënjtë” kristiane dhe ortdokoso-pansllaviste, “Antantës së Madhe” etj.
Ndonëse, pa i harruar në ketë “histori” reaksionare, paradoksale dhe tepër anakronike edhe demagogët dhe hipokritët e ndryshëm institucional dhe funksional në Kosovë së bashku me profiterët e ndryshëm të luftës dhe pasluftës si dhe tregtarët ambulant të shpirtërave, flamujve, popullit (kombit), shtetit, pronës (pasurisë), kapitalit, vlerave, resursëve dhe moralit të gjithëmbarëshem shtetror dhe nacional-prej nga e kanë burimin ose origjinën krimi i organizuar, korrupsioni, strafikacioni, kontrabanda dhe prostitucioni i gjithëmbarëshem së bashku me të gjitha anomalitë dhe patologjitë tjera institucionale, funksionale, politike, diplomatike, kadrovike, shkencore, kulturore, akademike, pedagogjike, sociale, finansiare, ekonomike dhe të tjera në Kosovën e pasluftës.
Se këndejmi, duke u shpronësuar ose shkurorëzuar nga frika, tutelja, imponimet ose diktatët e brendshme dhe të jashtme: Shteti dhe populli shqiptarë në Kosovë, njëherë e përgjithëmonë, gjegjësisht, më tepër dhe më bukur se kurrë, do lirohen (çlirohen) dhe shkurorëzohen nga skamja (varfëria), robëria, frika dhe pasiguria e gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive për të nesërmen ose ardhmërinë e tyre të diktuar, imponuar, determinuar dhe stigmatizuar nga faktor të brendshëm dhe të jashtëm. Në ketë kontekst të suspektshëm dhe dubiozë, do çlirohëshin (lirohëshin), shkurorëzohëshin dhe pavarësohëshin edhe juridikativi (gjyqësori) nga legjislativi (parlamenti), legjislativi nga ekzekutivi (qeveria), ekzekutivi dhe legjislativi nga relativizimi, instrumentalizimi, fosilizimi, monopoli dhe paternailizmi vendorë dhe ndërkombtarë. Do bëhej çlirimi dhe shkurorëzimi i preferuar shkencorë ose dialektikë i subjektit nga objekti ose objektit nga subjekti. Respektivisht, i gjërave, aspektëve ose çështjeve subjektive nga gjërat, aspektëve ose çështjet objektive dhe anasjelltas. Sigurisht.
Në të kundërten, të të ashtuquajturat shtetët ose shoqëritë moderne industriale ose kapitaliste të Perëndimit, shpeshherë kanë një përceptim dhe konceptim publik dhe politiik tepër të verbër, të vrazhë, borgjez, reaksionar, paradoksale dhe anakronik të cilët i shohin ose kundrojnë njeriun, popullin (kombin), politikën, diplomacinë dhe vlerat tjera, si një fakt ose realitet natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si një rrugë ose metastazë evolutive dhe empirike drejt rrugës së njohur deri tek e vërteta e cila në këtë rast më tepër është absolute, se sa relative. Kjo për faktin se edukata, kultura dhe emancipimi së bashku me artin e njohur politik ose diplomatik si dhe vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut, i binden dhe nënshtrohen të njëjtit ligj: ligjit të shndërrimit, nënshtrimit, konvertimit, mohimit, pronës, kapitalit etj. Mbase, ligjit të konfirmimit me vetvetën si dhe me gjithëçka tjetër nga brenda dhe nga jashtë nesh. Në këtë rast, çdo gjë ose gjithëçka, sikur i zhvatët dhe nënshtrohet diktatit, tutelës ose monopolit të njohur social, ekonomik, politik, ushtarak(luftarak), industrial dhe teknologjik të ‘borgjezisë së lartë” politike, ushtarake, diplomatike, industriale, ekonomike etj. Duke i bërë të pamundura ose inekzistente skemat ose formulat dialektike dhe evolutivo-empirike të dialogut, korrespondencës ose komunikimit real dhe të barabartë në mes “proletariatit dhe borgjezisë”!Në ketë prizëm, ngritja, hartimi ose formulimi i një teorie evolutive dhe dialektike të edukatës dhe kulturës së lartë politike të pandarë ose të pashkëputur prej jetës shpirtërore ose materiale, si dhe nevojave ose kërkesave të njohura njerëzore ose qytetare, të duket i pamundur, absurd ose abstrakt.
Në këtë rast, realitet material ose “dialektikë”, mund t´i quajmë vetëm botën e vlerës së shkëmbimit të mallërave dhe kapitalit, ndërkaq, edukatë dhe kulturë politike, çdo gjë që refuzon të pranojë dominimin e tyre aparent, transparent, permanent etj.
Ndryshe nga kjo, motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, integral dhe autonom në një botë të sunduar ose dominuar nga “dishepujt” ose “apostujtë” e ndryshëm të “mbretërisë së të keqës”, sipas Arthur Schopenahauerit, janë faktorët, indikatorët ose prediakatorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njerëzve të ditur, të guximshëm dhe liberatorë. Përderisa, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm total ose absolut, si pezhorative ose një “alternativë solomonike” -ndaj nënshtrimit dhe robërisë së stisur ose kamufluar si liri, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur sipas të të cilit: “të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, patriot dhe ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të robëruarit, horrat dhe maskarënjtë e ndryshëm, e kanë “motivin” dhe”idealin” e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit.
U mor vesh se në politikë të lartë ose diplomaci, me kalimin e vitëve ose me “ndërrimin e epokave”, njerëzit ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, ideologjitë politike ose ushtarake, konceptët e ndryshme, idealet ose vizionet e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, më një “epokë tjetër” më të re ose më aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re ose anasjelltas. Sidomos në Kosovë, ku liderët e ndryshëm institucional ose funksional, shpeshherë janë të detyruar t´i ndryshojnë përditë fjalët, bindjet, mendimet, premtimet, konceptët, ideologjitë, idealet ose vizionet e tyre si shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, patriotike dhe të tjera..
Çdo filozof, politikan ose diplomat, sipas H. Bergsonit, mendon ose reagon ndaj një filozofi , politikani ose diplomati tjetër në kuptimin e asaj se liri, drejtëësi dhe barazi absolute nuk ka, por vetëm liri, drejtësi dhe barazi relative ose selektive. Kjo për faktin se i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i dituri, në shtetët ose “shoqëritë e larta” industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, gjithëmonë kanë të drejtë . Në dukje te parë, kjo është pra filozofia e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në ide ku qielli me yje, është lebroz. Dhe, kjo sidomos atëherë kur natyra ‘tretët’ ose shkrihet në në mendjen dhe shpirtin e njeriut, objekti në subjekt dhe kështu me radhë…Ku natyra identifikohet me ‘procesin praktik dhe teorik të dëshirave, orekseve dhe kërkesave të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhimbjeve’ të ndryshme objektive dhe subjektive etj.etj.
Në këtë ‘ritual’ ose ‘celebrimë të përbashkët’ të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “vullneti për të jetuar” (wille zum leben). Kështu që “fenomenët” e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i i jetës dhe botës sonë. Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, “veritates aeternae” (të vërtetat e përjetshme).
Për më tepër ndërkaq, vullneti për të jetuar na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.
Ndryshe nga kjo, ndarja dhe thellimi i dy sferave të njohura filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën. Sidomos atëherë kur vullneti bëhet pavetëdije.
Komentet