Protestuesit e udhëhequr nga opozita në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi, janë futur vrullshëm brenda oborrit të Parlamentit lokal në Sukumi, kryeqytetin rajonal, në përpjekje për t’i detyruar ligjvënësit ta shfuqizojnë një marrëveshje kontroverse me Moskën, e cila u jep përparësi sipërmarrësve rusë të ndërtimit.
Sipas mediave vendëse, përpjekjet për ta ratifikuar marrëveshjen më 15 nëntor dështuan, pasi protestuesit u futën në oborrin e Parlamentit.
Por, kjo nuk i ndaloi protestuesit, të cilët tani duan një seancë të re parlamentare për të votuar për shfuqizimin e plotë të marrëveshjes.
“Kundërshtimet po rriten, dhe ka rrezik që të ketë gjakderdhje”, shkroi Nuzhnaya Gazeta në Telegram.
Sipas mediave vendëse, policia dhe qindra protestues u përleshën, pasi dyshohet se forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën. Nuk është raportuar për të lënduar apo arrestuar.
Zyra për shtyp e liderit të Abkazisë, Aslan Bzhania, tha se administrata e tij është duke e përdorur një dokument për tërheqjen e projektligjit nga Parlamenti.
Por, protestuesit thanë se nuk do të largohen para se Bzhania të japë dorëheqje.
Tensionet janë rritur dukshëm në javët e fundit në këtë rajon, pasi aktivistët opozitarë janë duke kërkuar t’i japin fund mbizotërimit të Rusisë në këtë rajon dhe në ekonominë e tij, edhe pse partitë opozitare thanë më 15 nëntor se protesta e tyre nuk është kundër Rusisë.
“Veprimet e protestave nuk janë kundër marrëdhënieve mes Rusisë dhe Abkazisë”, thanë ato në një komunikatë.
Ato thanë se janë të zemëruara me Bzhanian, të cilin e akuzojnë se i përdor lidhjet me Moskën “për përfitimet e veta gjatë gjithë kohës së tij në pushtet”.
Abkazia dhe Osetia Jugore u shkëputën nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’90.
Moska e njohu pavarësinë e dy rajoneve pasi forcat ruse e zmbrapsën një tentim të Gjeorgjisë për ta rimarrë Osetinë Jugore gjatë një lufte pesëditore në verën e vitit 2008, e cila mbaroi me disfatën e Gjeorgjisë.
Shumica e vendeve ende e njohin Abkazinë si pjesë të Gjeorgjisë, por ekonomia e saj është pothuajse tërësisht e varur nga Moska, e cila ua paguan rrogat administratës publike dhe përfitimet sociale banorëve të saj. REL
Greqia ka bere gjenocid ndaj popullates etnike shqiptare ne territoret e pushtuara dhe te aneksuara ne dy shekujt e fundit.Vrasjet masive te shqiptareve,spastrimi etnik me metodat me barbare e deri ato me perfidet,asimilimi i dhunshem i cili vazhdon ende,blerja e deklarimit etnik,e te tjera,vazhdon hapur edhe sot.Shqiptaret duhet te krijojne identitet kombetar dhe te dalin ne mbrojtje te ketij identiteti dhe te drejtave te tyre,ndaj edhe te drejtes ne prone dhe te gjtha te drejtave te tyra te garantuara me konventat dhe legjislacionin univerzal nderkombetar.Obligativisht duhet te dalin si partner plotesisht te barabart me cilen do pale,qofte greke,serbe apo turke.Sa me gjate te margjinalizohet problemi shqiptareve etnik jashte vandit ame,pasojat do te jene katastrofale,por per gjitha palet me ndikim ne zgjedhje te problemit.
Gjynjezimi sllavo’grek, behet vetem at’herit kur ne Shqiptaret jemi nji Bashk. Dhe kur jem mir te Armatosur.