Pas vendimit të Kuvendit, një ceremoni ku është prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës, është mbajtur në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë. Aty, kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “Forca e Sigurisë së Kosovës është kthyer në institucionin më të besueshëm dhe më të respektuar në Republikën e Kosovës”. Siç ka thënë ai, bashkëjetesa, solidariteti, përkushtimi dhe profesionalizimi, janë vlera të FSK-së dhe tërë shoqërisë në Kosovë.
Presidenti Thaçi i ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e NATO-s.
“Ata i sigurojmë që Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbetet forcë shumetnike që do t’i shërbejë çdo qytetari të Kosovës, pa dallim feje dhe etnike. Do të bëhet faktor i sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka theksuar Thaçi.
Presidenti Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij.
Ai ka porositur partnerët ndërkombëtarë se mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen e Kosovës ndaj tyre, është duke e kthyer vendin në një eksportues të paqes dhe sigurisë.
“Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të bëhet në bashkëpunim dhe në koordinim me NATO-n dhe partnerët tanë në botë, të cilët dëshirojnë që të ketë paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon, për çka edhe po investojmë”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po hyn e fundit në rreshtin e ushtrive të paqes në botë.
“Porosia që e çon Kosova sot, është se paqen e kemi fituar me shumë dhimbje, për paqe na kanë ndihmuar aleatët tanë. Jemi të fundit që kemi mbërritur në paqe dhe të fundit do ta lëmë paqen. Nuk mund të na largojë askush nga rreshti i paqes”, është shprehur Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se ushtrive të paqes u prinë Amerika, duke nënvizuar se Kosova, edhe si popull, edhe si ushtri, e ka nder të rreshtohet pas Amerikës.
Ai ka theksuar se me miratimin e ligjeve që i japin kompetenca shtesë FSK-së, janë gëzuar të gjithë.
Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ceremonisë zyrtare
“Nuk do të zhvillojmë doktrinë mbrojtëse dhe nuk do të veprojmë që ushtria asnjëherë të kthehet kundër popullit të vet. Këtë e dinë ata që jetojnë rreth nesh se sa të respektuar janë komunitetet nga shqiptarët”.
“Kurrë Ushtria e Kosovës nuk do të kthehet kundër askujt, pra jo kundër popullit të vet. Serbët, si në jug, si në veri, janë njerëz të këtij vendi, ushtria është e tyre, ata nesër kanë për të shërbyer në këtë ushtri dhe jo vetëm ata, por të gjithë që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se kjo është një ditë të cilën, sipas tij, “brezat që do të vijnë, do ta kujtojnë me respekt e krenari”.
“Historia është kronikë e ndryshimeve njerëzore në kohë, kjo e vërtetë, natyrshëm vlen edhe për historinë tonë të dhimbshme. Por, në rrjedhën e ndryshimeve tona historike, një gjë gjithmonë ka qenë konstante”.
“Ne jemi pjesëtarë të një kombi, i cili gjatë tërë ekzistencës së tij, asnjëherë nuk e sulmoi askënd, asnjëherë nuk ushqyem ambicie në dëm të të tjerëve, në zemrat tona kurrë nuk zuri vend urrejtja ndaj të tjerëve, në vendimin tonë politik kurrë nuk gjetën vend ideologjitë kundër të tjerëve, edhe pse në shumë raste ishim vetë viktimë e këtyre ideologjive – krejt çka deshëm ishte të mbrojmë veten tonë, atdheun tonë, dinjitetin tonë dhe lirinë tonë”, është shprehur Veseli.
Shqetësime në Beograd
Përderisa në Prishtinë, 14 dhjetori cilësohej si ditë historike, në Beograd kishte shqetësime.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar të premten që për të është “një ditë e rëndë”, porse Serbia do ta vazhdojë rrugën e paqes. Deklaratën e tillë Brnabiq e ka bërë duke e komentuar vendimin e autoriteteve të Prishtinës për transformimin në Ushtri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vendim ky i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës.
“Për mua kjo është ditë e rëndë. Nuk është ditë që i kontribuon bashkëpunimit në rajon”, ka thënë Brnabiq për mediat serbe.
Një atmosferë ndryshe me Prishtinën dhe qytetet tjera të banuara nga popullata shumicë shqiptare, mbizotëronte në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë serbe, ku sheshet e Mitrovicës Veriore janë mbushur me flamuj të Serbisë. Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën, duke kundërshtuar kështu vendimin për Ushtrinë.
Nga veriu i Kosovës, ku jetojnë popullata shumicë serbe, janë dërguar porosi se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka të drejtë të shkojnë në veri.
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, në një konferencë për media ka thënë që vendimi i autoritete të Prishtinës është i papranueshëm për serbët dhe se nuk ka asnjë fuqi. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve, por edhe të jenë syçelur.
Hezitime në NATO dhe përkrahje nga SHBA-ja
Transformimi i kësaj Force nuk arriti të sigurojë mbështetjen e plotë të NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ky transformim po ndodh në një “kohë të papërshtatshme” dhe i tërhoqi vërejtjen Prishtinës se nëse do të ndërmarrë hapin e transformimit “do të përballet me pasoja”.
Por, në Prishtinë deklarata të tilla u panë si reflektim i qëndrimeve të disa vendeve anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Autoritetet e Kosovës besojnë se e kanë mbështetjen e nevojshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake.
#Hashtag: Qytetarët “duartrokasin” qëndrimin e SHBA-së për FSK-në
Për dallim nga NATO, e cila ka në përbërje të vet shumë shtete, Qeveria Amerikane përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është historik për Kosovën.
Kosnett, po ashtu, ka thënë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të sigurisë që ka.
“Teksa Kuvendi vepron sot, le të rikujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të tij të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore dhe bashkërisht të dobishme me fqinjët e saj, por edhe nga forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka thënë Kosnett.
As the Assembly acts today, let’s remember that a country’s security depends on the quality of its security relationships – and peaceful, mutually beneficial relations with its neighbors – as much as on the strength and professionalism of its armed forces.
Forca e Sigurisë se Kosovës, javën e kaluar është pajisur me 24 automjete ushtarake të tipit “Humvee”, të cilat kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Automjetet e tipit Humvee të FSK-së
Autoritetet e Kosovës janë zotuar në vazhdimësi se transformimi i FSK-së do të bëhet në koordinim me NATO-n dhe shtetet që Kosova i konsideron si aleate, duke veçuar sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
FSK nuk e zëvendëson KFOR-in
Forca e Sigurisë së Kosovës do të nisë rrugën drejt shndërrimit në Ushtri, rolin dhe mandatin mbrojtës në Kosovë do të vazhdojë ta ketë forca paqeruajtëse dhe shumëkombëshe e KFOR-it.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se “FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in”.
“Prezenca e NATO-s në shtetin tonë do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Ne duam t’i bashkohemi NATO-s, duam të punojmë me ju. Me tranzicionin, FSK-ja është e gatshme të shërbejë me ju, me forcat e juaja të armatosura gjithkund në botë”, ka deklaruar Haradinaj.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në një raport të publikuar thotë se tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm përderisa është një proces që do t’i marrë 7-10 vjet.
“Ndërtimi i kapaciteteve të saj, sigurisht se pritet të bëhet bazuar në mbështetjen bilaterale të shteteve përderisa NATO, ashtu sikurse në rastin e mandatit aktual, ka një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për shkak të mungesës së konsensusit. Mandati i kufizuar për qëllime të vetëmbrojtjes është në shërbim të ruajtjes së paqes, jo luftës”, thekson QKSS-ja.
*Video nga arkivi: Rruga e gjatë për ta bërë ushtrinë
Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.
Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq, hapi tjetër, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte që kjo Forcë të transformohej në Forcat e Armatosura të Kosovës. Por, një hap i tillë nuk arriti të realizohet për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë.
Andaj, institucionet e Kosovës zgjodhën që shtimin e kapaciteteve ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës ta bëjnë përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së.
Radio Evropa e Lirë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta trajtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, duke thënë se Kosova nuk . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, 7 prill.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosov . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë gjatë ditës së hënë, 7 prill, një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.
I shoqëru . . .
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës u thirr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Radio Evropa e Lirë
Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka akuzuar Serbinë se po te . . .
Gjatë fjalës në prezantimin e kandidatëve të qarkut të Elbasanit për koalicionin ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, q . . .
Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar një debat publik.
Gjatë fjalës së tij në Vau i Dejës, Berisha e . . .
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e masakrës së Rezallës ku forcat e regjimit gjenocid serb kryen një nga mizoritë më të rënda të luftës në Kosovë.
Ajo ka thënë se mas . . .
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt në të cilën u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga forcat serbe, të cilat zhdukën edhe kufom . . .
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se para nisjes së negociatave me Rusinë duhet të ketë një armëpushim të pakushtëzuar, pas së cilës Ukraina mund të bisedojë me rusët . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar NATO-n për 76-vjetorin e themelimit të Aleancës Atalantike, duke theksuar rëndësinë e kësaj aleance për paqen dhe sigurinë botërore.
Në një . . .
Shpopullimi i vendit rrit kërkesën e të moshuarve të mbetur vetëm, për tu strehuar në qendrat e azilit. Në Fier, shtëpia e të moshuarve ka ezuruar të gjitha kapacitet, pasi sipas dr . . .
Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme.
Mësohet se arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim . . .
Komentet