Vetëm pak ditë para se kryeministri Rama të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka bërë një gjest që para disa kohësh askush nuk do ta mendonte. Abc News ka mësuar se në një ceremoni larg syve të medias, kryeministri i ka dhënë medaljen e mirënjohjes Shërbimit Informativ të Shtetit, për rezultatet në luftën antiterror.
Ceremonia ku nderohet institucioni që ka qenë objekt i herëpashershëm i sulmeve publike të qeverisë, është kryer në prani të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, ministrit të Brendshëm Tahri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.
Medalja e Mirënjohjes u akordua pasi në vijimësi SHISH ka një bashkëpunim të mirë mes insitucioneve ligjzbatuese dhe ministrisë.Interesant është fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike.
Bëhet fjalë në fakt për dekorimin e një institcioni të cilin herë pas here kryeministri dhe ministri i Brendshëm e kanë kritikuar ashpër publikisht si mosbashkëpunues dhe përgjegjës për çfarë ndodhte në vend. Dekorimi i 22 shtatorit do të kishte qenë një ndjesë publike për Shërbimin Informativ të Shtetit.
Por megjithatë publike apo jo, ndjesa erdhi përmes ceremonisë së heshtur vetëm pak ditë para se kryeministri Edi Rama të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komentet