Intervista e parë e Arben Ahmetajt, ish-numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës dhënë për gazetarin Çim Peka në SYRI TV, në janar 2024, jo vetëm që gjeti hapësirë në të gjitha mediat online dhe të shkruara, por edhe në ato televizive.
Deklaratat e Ahmetajt mbajnë për disa ditë vendet kryesore të lajmeve dhe emisioneve të ndryshme në televizionet në vend.
E pikërisht kjo intervistë e papritur e zuri Edi Ramën të papërgatitur, e duke i vënë me zor nën hyqëm mediat që komandon.
Për këtë arsye, kur u lajmërua që Arben Ahmetaj do të fliste sërish dhe do të thoshte gjëra edhe më të forta, që do ta akuzonin personalisht Edi Ramën dhe familjen e tij, kryeministri i vendit tashmë i paralajmëruar, ka vendosur që marrë masa drakoniane që asnjë media të mos i japë hapësirë ish-zëvendësit të tij.
Pasi sulmoi dhe fiku sinjalin e SYRI TV në të gjitha platformat e mundshme televizive, Edi Rama vendosi që të ju ulë automatin edhe medieve të tjera.
Diku me urdhër të drejtpërdrejtë e diku edhe me presion, Rama vendosi që asnjë media të mos përçonte deklaratat e Arben Ahmetajt.
Asnjë media, as online, as gazetë as televizion mbrëmjen e djeshme deri ditën e sotme deri më tani, nuk kanë dhënë asnjë fjalë të Arben Ahmetajt.
Tmerri i të vërtetës ka bërë që Rama këtë herë të jetë më i ashpër me ata që ka në dorë, duke ua bllokuar edhe të vetmen gjë që ju ka mbetur, fjalën.
Gjatë ditës së sotme shikon tek tuk ndonjë artikull të shkurtër për Ahmetajn, por edhe ato nuk janë fjalët e ish-numrit 2 të qeverisë, por kritika për Arben Ahmetajn se pse nuk tregon arsyen që Edi Rama e bëri armik, apo se pse ka vendosur të flasë, duke e këshilluar që të heshtë.