Duke luajtur për çdo ditë me dritën e gjithësisë.
Vizitore e brishtë, që vjen në lule e në ujë.
Ti më shumë ishe se një kokëzë e bardhë shqetesuar
si një degë në duart e mia çdo ditë.
Me qenë se askujt nuk i duket më që unë të dua.
Lermë të të vë në shtratin prej garlandësh të verdhë.
Kush shkruan emrin tënd me shkronja tymi mes yjeve të jugut?
Ah lermë të të kujtoj si ishe atëherë, më parë kur akoma nuk ishe.
Papritmas era ulërin e në dritaren time të mbyllur troket.
Qielli është një rrjetë ngjizur me peshq që s’flenë.
Aty erdhen të japin gjithë erërat, të gjitha.
Shiun zhveshën.
Zogjtë aty pranë kaluan.
Era. Era.
Unë vetëm kundër forcës njerëzore mund të luftoj.
Furtuna që gjethet e errëta në vorbull rrotullon sjell
e anijet e lidhura mbrëmë tek qielli të lira i la.
Ti je këtu. Ah mos ik.
Ti do më përgjigjesh deri në thirrjen e fundme.
Në anën time mbahu sikur e frikëshuar të jesh
E pa ngjitur çdo herë si një hije e huaj për sytë e tu.
Tani, përsëri tani, vogëlushe, sillmë hoje mjalti,
që akoma mbajnë aromën e gjijve të tu.
Ndërsa era me vrap kali pret e vret flutura.
Të dua, e gëzimi im lehtas kafshon buzët e tua si kumbull.
Sa shumë u lëndove qëkur me mua u mësove,
me zemrën time të vetmuar, të egër, e me emrin tim që të gjithë frikëson.
Shumë herë kemi pare yjet të digjen tek puthin sytë
e mbi kokat tona muzgjet që shpërdridhen nga erashkat e mëdha.
Me ty bashkë dua të bëj
atë që pranvera u bën qershive.
Komentet