Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve në lidhje me sulmet terroriste në Paris njoftoi se mbrëmjen e djeshme janë kryer kontrolle në 128 lokacione
PARIS – Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve në lidhje me sulmet terroriste në Paris njoftoi se mbrëmjen e djeshme janë kryer kontrolle në 128 lokacione.
Cazeneuve, gjatë një fjalimi në radion “France Info” tha se shumica e autorëve të sulmit më 13 nëntor nuk njihen nga shërbimet inteligjente. Ai bëri të ditur se mbrëmjen e kaluar në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme janë kryer kontrolle në 128 adresa të përcaktuara që kanë lidhje me terrorizmin.
Ministri Cazeneuve, ka theksuar ndër të tjera se forcat e sigurisë kanë kaluar në veprim në të gjitha qytetet dhe rajonet periferike.
Cazeneuve tha se nuk kanë hezitime në lidhje me propozimin e amendamentit kushtetues i cili përfshin zgjatjen e kohës së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti François Hollande.
“I vërej komentet të cilat përfshijnë hezitimet në lidhje me reformën e kushtetutës të qeverisë. Teksa mbrojmë popullin nuk do të hidhen hapa në kundërshtim me parimet e kushtetutës”, deklaroi ministri i Brendshëm francez.
Në sulmin terrorist më 13 nëntor në Paris jetën e humbën 129 persona, ndërsa 352 të tjerë u plagosën. Në këto sulme mbetën të vrarë edhe 7 terroristë të cilët ndërmorën sulmet në shtatë lokacione të ndryshme. Përgjegjësinë për këto sulme e mori përsipër organizata terroriste DAESH.
Komentet