Çdo qytetar që rihyn në Europë do të skedohet, teksa vendet e Bashkimit Evropian kanë vendosur që të blindojnë kufijtë e tyre mes frikës për sulme të mundshme terroriste pas masakrës së Parisit dy javë më parë. Mediat italiane shkruajnë se ka një dakordësi që kontrollet të jenë aktive në kufi në muajin Dhjetor, madje edhe më të shumta.
Do të skedohen të gjithë qytetarët që rihyjnë në shtetet e Bashkimit Evropian, edhe pse mund të jene komunitarë si edhe do të futen në bankën e të dhënave të gjitha informacionet për ata që udhëtojnë me avion, ku do të arkivohet kodi i pasagjerit për të paktën një vit.
Sipas “Corriere.it”, ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazaneuve ka nënvizuar: “Duhet jemi në gjendje të dalim nga vonesat, ndryshe do ta humbasim Evropën”.
“Parisi nuk kthehet pas, ka konfirmuar vendosmërinë e tij për të mbajtur kufijtë e mbyllur dhe do të detyrojë edhe BE-në që të bëjë të njëjtën gjë. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare, por traktati i Shengen është pezulluar de facto. Kontrollet në kufi tashmë janë aktive dhe në muajin e ardhshëm do të jenë shumë më tepër”,- tha ai.
Teksa ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano ka përsëritur apelin se “shtetet e BE-së duhet të japin udhëzime për autoritetet kombëtare që të ndajnë informacione dhe të zhvillojnë një qasje të përbashkët në mënyrë që unioni të jetë gjithnjë i lidhur, siç kërkohet nga graviteti i situatës”.
Komentet