VOAL- Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i Brazilit duke filluar nga Kupa e Amerikës e planifikuar për në verën e vitit 2024, vit në të cilin do t’i skadojë kontrata me Real Madridin. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i federatës së arit të gjelbër Ednaldo Rodrigues me rastin e prezantimit të Fernando Diniz, i cili do të drejtojë kombëtaren braziliane gjatë kualifikueseve përpara se t’i lërë vendin italianit. Ancelotti, i cili duhet të ishte angazhuar deri në vitin 2026, viti i Botërorit të ardhshëm, do të jetë i huaji i katërt që do të marrë frenat e Seleçaos, por i pari në 60 vitet e fundit. Në karrierën e tij si trajner, 64-vjeçari ka fituar katër Liga të Kampionëve, dy me Milanin dhe dy me Real Madridin. rsi-eb