Voal – I emocionuar dhe i përlotur është shfaqur kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana. Ai ka shprehur gëzimin për kualifikimin në Euro 2016 dhe ka falënderuar gjithë ekipin. Cana ka bërë edhe një përshëndetje për skuadrën serbe, e cila edhe pse fitoi në Elbasan Arena, tani po ndjek nga televizori kualifikimin e Shqipërinë në evropian.
Lorik Cana: “Fjalët janë të pakta sepse kur u grumbullova me Shqipërinë 12 vite më parë kisha pak shpresa se do arrinim. Ky brez që ka ardhur, ka një zjarr brenda vetes. Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur sepse kam përjetuar çdo humbje, çdo fitore, çdo dhimbje, çdo dhunë, çdo sharje. Por, jo vetëm sharje të të huajve, por edhe të njerëzve tanë. Ky grup ka pasur diçka të veçantë. Është brezi i parë që ka lojtarë nga të gjitha trojet ku ka shqiptarë. Është hera e parë që kombi shqiptar e ka një përfaqësues të vërtetë. Ky brez ka mbaruar betejat mes njëri-tjetrit dhe e ka fituar këtë “luftë”. Në fund të fundit, Serbia po na shikon nga televizori dhe po pi disa birra. I përshëndes me këtë rast. Jam krenar që jam me këtë grup. Kjo fitore është për çdo shqiptar, por nuk do shkojmë në Francë të shëtisim, por të kalojmë grupet. Kemi diçka për të thënë edhe në Francë, do ikim aty me kokën lart”.
Komentet