“Muhammad Ali nuk ishte kampion vetëm në ring, por ai ishte kampion edhe në fushën e të drejtave civile”, tha Cameron
LONDËR – Kryeministri britanik, David Cameron, me rastin e vdekjes së legjendës së boksit Muhamet Aliu, ka thënë se Aliu nuk ishte kampion vetëm në ring, por edhe në fushën e të drejtave civile.
Pas lajmit për vdekjen e legjendës se boksit amerikan i cili ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare, u prononcua edhe kryeministri britanik David Cameron.
“Muhammad Ali nuk ishte kampion vetëm në ring, por ai ishte kampion edhe në fushën e të drejtave civile. Ishte model për shum njerëz”, shkroi Cameron në profilin e tij në Twitter.
Komentet