VOAL (ANSA) – LONDËR, 29 QERSHOR – Kryeministri britanik David Cameron i ka bërë thirrje BBC-së duke i kërkuar të mos e përdorë më termin ‘Shtet Islamik’ për të treguar ISIS-in, një “regjim barbar e mizor që është një falsifikim i religjionit islam”.
Cameron ka shtuar se ky “kult helmues i vdekjes” është “duke joshur mendjen e shumë të rinjve në Evropë, Amerikë, Lindjen e Mesme e tjerë dhe kjo do të jetë lufta e gjeneratës sonë”.
Komentet