Ka gjykuar ndeshjen finale Argjentinë – Gjermani më 2014
UEFA ka njoftuar se arbitri italian Nikola Ricoli do të jetë njeriu i ngarkuar për të gjykuar sfidën e shumë pritur Shqipëri Serbi. Nikola Ricoli do të jetë gjyqtari që do të gjykojë ndeshjen e 8 tetorit në “Elbasan Arena”.
Gjyqtari Italian njihet si një ndër gjyqtarët më të mirë në botë, i cili ka mbajtur ndeshjen finale Argjentinë – Gjermani më 2014 dhe finale e Ligës së kampionëve në 2013-ën.
43-vjeçari ka qenë një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2007, shkruan “Panorama”. Më parë drejtoi finalen e “Europa League” mes Atletico Madrid dhe Fulham në vitin 2010, gjithashtu ka gjykuar në Europianin 2012, në Poloni dhe Ukrainë.
Komentet