LOZANË – Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të luajë në Ligën “C” të Kombeve, në grupin 4 kundër Skocisë dhe Izraelit, e cila u vendos në shortin e sotëm në Lozanë të Zvicrës.
Ndërkaq Kosova dhe Maqedonia do të luajnë në Ligën “D”, por në grupe të ndryshme, ku Kosova në grupin e 3-të do t’i masë forcat me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën. Maqedonia e cila do të luaj në grupin 4 të Ligës “D” do të ballafaqohet me Armeninë, Gjibraltarin dhe Lihtenshtajnin.
Ndeshjet e xhiros së parë të grupeve të të gjitha ligave do të fillojnë më 8 shtator të këtij viti dhe do të përfundojnë më së voni më 20 nëntor.
Turneu final i fituesve të katër grupeve në Ligën elite “A” do të luhet nga 5 deri më 9 qërshor 2019 pas së cilës do të bëhet i njohur fituesi i parë i trofeut të kampionatit të ri të UEFA-s.
Triumfuesit në Ligat “B”, “C” dhe “D” do të sigurojnë plasman në rang më të lartë, ndërsa ekipet e fundit të ligave “A”, “B” dhe “C” do të bien në nivele më të ulta në garat e radhës që do të mbahen në një periudhë pas verës të vitit 2020.
Fituesit në grupet e Ligës së Kombeve, nëse nuk arrijnë plasman përmes kualifikimeve të Kampionatit Evropian, do të kenë mundësinë që në kampionatin kontinental të radhës të shkojnë përmes barazhit, e cila do të luhet në mars të vitit 2020.
Poashtu edhe në Kampionatin Evropian 2020 do të marrin pjesë 24 përfaqësuese, ku 20 sosh do të plasohen përmes kualifikimeve, dy të parat nga dhjetë grupet kualifikuese ndërsa katër të tjerat do të kualifikohen pas barazhit të Ligës së Kombeve.
– Grupet në Ligën ”A” –
Grupi ”1”: Gjermania, Franca, Holanda
Grupi ”2”: Belgjika, Zvicra, Islanda
Grupi ”3”: Portugalia, Italia, Polonia
Grupi ”4”: Spanja, Anglia, Kroacia
– Grupet në Ligën ”B” –
Grupi ”1”: Sllovakia, Ukraina, Çekia
Grupi ”2”: Rusia, Suedia, Turqia
Grupi ”3”: Austria, Bosnjë e Hercegovina, Irlanda e Veriut
Grupi ”4”: Uellsi, Republika e Irlandës, Danimarka
– Grupet në Ligën ”C” –
Grupi ”1”: Skocia, Shqipëria, Izraeli
Grupi ”2”: Hungaria, Greqia, Finlanda, Estonia
Grupi ”3”: Sllovenia, Norvegjia, Bullgaria, Qiproja Greke
Grupi ”4”: Rumania, Serbia, Mali i Zi, Lituania
– Grupet në Ligën ”D” –
Grupi ”1”: Gjeorgjia, Letonia, Kazakistani, Andorra
Grupi ”2”: Bjellorusia, Luksemburgu, Moldavia, San Marino
Grupi ”3”: Azerbajxhani, Ishujt Faroe, Malta, Kosova
Grupi ”4”: Maqedonia, Armenia, Lihtenshtajni, Gjibraltari
Komentet