TIRANE –Byroja e Kuvendit ka përjashtuar sërish ish-kryeministrin Berisha për 10 ditë nga Kuvendi. Në mbledhjen që u zhvillua pasdite, Byroja ka votuar pro kërkesës së kreut të grupit socialist, Gramoz Ruçi, për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga punimet e Kuvendit.
Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Edmond Spaho tha se Brenda PS-së është një grup që kërkona ta shohë PD-së jashtë kuvendit.
“Sa më shumë i afrohemi momentit të votimit të reformës në drejtësi një grup brenda PS-së është e interesuar të shohë PD-në jashtë parlamentit dhe iniciativa të tilla i marrin me votat që kanë në Byronë e Kuvendit”- deklaroi Spaho.
Sakaq, anëtari i Byrosë së Kuvendit, deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se vendimi për përjashtimin e Berishës është në sajë të respektimit të ligjit. Ndër të tjera ai theksoi se i vjen keq që një ish-kryeministër është përsëriste i këtyre shkeljeve. “Byroja është e detyruar të respektojë ligjin. Është mesazh për qytetarët. Këtë rregullore nuk e kemi miratua ne, por të gjithë së bashku, socialistë dhe demokratë. Më vjen keq që një ish-kryeministër është përsëritës dhe dënohet me vendimin maksimal që mund të japë Byroja, por siç e thash; ligji duhet respektuar dhe kushdo qoftë shkelësi i ligjit.”, tha Balla.
Ndër të tjera Balla hodhi poshtë pretendimin e PD-së se ky është një pretekst për të penguar procesin për reformën në drejtësi. “A ka mesazh më të qartë për vullnetin e reformën në drejtësi kur parlamenti dhe deputetët respektojnë ligjin. Kur vet deputetët nuk respektojnë ligin, çfarë mesazhi japim për reformën ën drejtësi? Berisha nuk është anëtar i reformën në drejtësi, Ai nuk është anëtar. Dhe si i tillë nuk implikon fare mbarëvajtjen e punës së komisionit të Reformës në drejtësi.”, pohoi Balla.
Pas akuzave të Berishës në drejtim të kryeministrit Rama, të cilin e quajti kriminel dhe racist, Ruçi kërkoi që të merren masat përkatëse për ta përjashtuar deputetin Berisha 10 ditë nga parlamenti.
“Vjen në parlament dhe devijon rendin e ditës. Berisha nuk foli asnjë fjalë për marrëveshjen, por akuzoi kryeministrin si tradhtar”, deklaroi Ruçi dje në Kuvend.
Më 22 prill Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë ish-kryeministrin, Sali Berisha për deklaratat e lëshuara në seancë plenare, ku u bëri thirrje qytetarëve për armatosje. “Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t’ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”,-tha Berisha në Kuvend.
Komentet