Me daten 24 Qershor 19999, ra deshmor per Lirine e Tokave shqiptare në Kosove, Bylbyl Breçani, i riu malsor biri i Fshatit Markaj, Tropoje… Bylbyli u rrit në nje familje plot traditë atdhedashurie, që i vogël u mëkue me dashurine per vendlindjen Malesine e Gjakoves,(si eshte quajte Tropoja në shekuj), dhe njeherit u rrit me dashurine per pjesen tjeter te kombit që mbeti e shkeputur padrejtesisht nga trungu Kombetar në vitin 1913…
Bylbyli do rritej duke degjuar bisedat e pleqve në Oden e Burrave në kullen e Hazir Selimit në Breçan te Markaje, do degjonte per trimerinë e të pareve të fisit te tij Krasniqe, se si te gjithe te paret e tij kishin luftuar ne mbrojtje te Kosoves tone! Ne damaret e gjakut te Bylbylit rridhte i njejti gjak Krasniqas si i Mic Sokolit, Col Delise, Haxhi Zekes, Binak Alise, Shaban Binakit apo Zeqir Halilit…Gjithe jeten Malesia e Gjakoves kishte qendruar krah vllazenve te vet ne Kosove…Bylbyli do mesonte nga Baba i vet se Burri Shqiptar duhet me dhane jeten per vatan! Mëkuar dhe rritur me ate atdhedashuri kur erdhi koha me kercite pushka per Liri në Kosove, Bylbyl Breçani ju pergjigj thirrjes dhe u bashkua me luftetaret e Lirisë se Kosoves! U be Luftetar i UÇK-së!
Ata që e njohen në rradhet e UÇK-se e kujtojne me nderim te thelle Bylbylin, si nje luftetar i patrembur, guximtar dhe i pari në aksione! Gjithehere kerkonte me qene i pari në aksione! Edhe ate dite te zezë qershori në Koshare Bylbyli i pari po u printe shokeve kur ra per te mos vdekur kurre! Kur ra per tu perjetesuar në Altarin e Kombit!
Nderim per Bylbyl Breçanin, djalin e Markaje, djalin e Bujanit te Eperm, te Krasniqsin trim që nuk kurseu jeten per lirine e Kosoves!
Lavdi deshmoreve që rane per lirine e Kombit!
Lavdi Dèshmorit dhe Heroit Bylbyl Breqanit si dhe Nderè dhe Rrespekt familjes Breqani nga fsh. Markaj-Tropoj.
I madhi Zot ju shperbleft me te mirat e veta.
Lavdi o vlla Bylbyl.