Ishin aq shumë dikur tuat buzëqeshje:
befasuese, të liga, festoze buzëqeshje,
të trishta nganjëherë, por gjithsesi buzëqeshje.
Nuk të ka mbetur më asnjë nga tuat buzëqeshje.
Do të gjej në fushë ku me qindra rriten buzëqeshje
Do të të sjell një deng me më të bukurat tuat buzëqeshje.
Ti do t’më thuash se s’ke nevojë për buzëqeshje,
se të kanë lodhur tepër të mirat dhe të të tjerëve buzëqeshje.
E më kanë lodhur edhe mua të të tjerëve buzëqeshje.
E më kanë lodhur edhe mua të miat buzëqeshje.
Për mbrojtje kam plot buzëqeshje,
të cilat m’i bëjnë edhe më pak të lehta buzëqeshjet.
Por, të them të drejtën, unë nuk kam buzëqeshje.
Je ti për jetën time e fundmja e buzëqeshjeve,
buzëqeshja, e cila në fytyrë nuk ka më buzëqeshje.
Komentet